Sadik Bekteshi dhe Qazim Kapisyzi

Shkruan Esad Gjonbalaj

– Sadik Shaban Bekteshi është lindur ne kazermat e “Ali Rizait” ne Shkodër ne maj 1915.

Familja e gjeneral Sadik Bekteshit  ka lëvizur disa herë nga Vuthaj ne Shkodër për shkak te luftërave dhe përndjekjeve sllave qe aso kohe bëheshin ne Plave Guci duke filluar nga viti 1913 deri sa janë vendosur përfundimisht ne Shkodër.

-Gjatë Luftës se –ll- Botërore ne vitet 1940-1942 Sadik Bekteshi Ishte internuar nga fashizmi në Ventotene te Italisë e me pas ishte burgosur ne burgun e Napolit.

– Ne Luftën Nacional Çlirimtare ka qene komisar i batalionit “Perlat Rexhepi” e më pas komandant i brigadës 27 nacional çlirimtare qe ka vepruar edhe ne Kosovë-

Postet më të  rëndësishme që ka mbajtur nga viti 1944 deri në dënimin e tij ne 1974 janë :

–  Drejtor Politik i Ushtrisë,

– Komisar i Korpusit të Korçës (pasi u ul në detyrë për mospërkrahjen e propozimit për heqjen e gradave ne ushtri),

– Drejtor i Institutit të  Studimeve Ushtarake,

– Anëtar i Komitetit Qendror

– Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në  këtë post gjeneral Sadik Bekteshi ka bërë një punë të madhe për promovimin dhe dekorimin e gjithë heronjve të veriut të Shqipërisë dhe pjesës së Kosovës për periudhën e rilindjes dhe asaj të Luftës së Dytë Botërore.

– Ka studiuar në dy akademi në ish  Bashkimin Sovjetik, në Ak. Frunze dhe Ak. Voroshillov, që kishin përgatitur oficerë të gradës së gjeneralëve.

Vajza e gjeneral Sadi Bekteshit,  Vera Bekteshi lidhur me babin e saj thekson „mendoj se im atë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz megjithë depersonalizmin që i shkaktoi  dënimi nga regjimi i Enver Hoxhës“.Vlen te përmendet se në gjyq, vazhdon më tutje Vera, pas arrestimit të tij, ai nuk i pranoi akuzat si dhe për qëndrimin e tij kokëfortë, ne të familjes nuk u lejuam ta shohim në burg përgjatë gjithë dënimit te tij, veçse kur erdhi ish sekreatri i përgjithshëm i OKB-se Perez de Quelar në vizitë në Shqipëri në vitin 1989.

– Në familjen tonë, thotë Vera Beketshi vajza e e gjeneral Sadik Bekteshit, është folur gjithnjë për origjinën tonë aq sa ne e tregonim me krenari këtë origjinë nga Vuthajt e Plavë Gucisë dhe mund të jemi konsideruar si të huaj për bllokun ku u rritem. Në librin tim të parë “Vila me dy Porta ” ka përshkrime edhe për Vuthajt sipas tregimeve të  gjyshës së Verës, gjë që më ka përkuar me realitetin kur Vera Beketshi shkoi për vizite me motrën e saj në Plavë-Guci.

Gjatë qëndrimit në burg, të burgosurit tjerë e thërrisnin   Bac, dhe një i burgosur e pyet „Bac Sadik kur do çlirohet Kosova“ ndërsa Sadiku duke qenë njohës i mirë i rrethanave dhe i çështjeve ushtarake iu ishte përgjigjur: „Kosova do çlirohet atëherë kur të bëhët një luftë e përmasave botërore“, sepse Bac Sadiku e dinte mirë se serbi nuk do dorëzonte Kosovën aq lehtë.

Gjenerali vuthjan Sadik Bekteshi ndërroi jetë  më 12 Qershor 2000 në Tiranë pasi vizitoj Kosovën e lirë edhe pse ato ditë ishte ne gjendje të rënd shëndetësore  sepse Sadiku gjithnjë thoshte se nuk dua të vdes pa e parë Kosovën  e lirë dhe së bashku me një delegacion të veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Temë nga projekti ““Shkruaj, lexo dhe fol, për ta ruajtur gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2023”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini