Nga Hajrullah Hajdari

Shumica e shteteve kanë në përbërjen e popullsisë së tyre një apo më shumë grupe apo pjestar të kombëve të tjera të cilet karakterizohen me indetitetin e tyre etnik, gjuhësor apo edhe fetar. Një analizë e bërë tregonte se vetëm 9,1% të shtetëve kanë mundur të konsiderohen si “etnikkisht të pastërta“; në 23.5 %  të tyre grupi kryesor etnik përbante vetëm  50-74 % të popullsisë ndersa 29.5% grupi më i madh nuk kishte më tepër se gjysmën e popullsisë. Llogoritej se në 30.2 % të shtetëve popullsinë e përbënin 5 ( pesë) ose më shumë grupe sinjifikante etnike, në të cilin grup, sipas kësaj llogoritjeje, do bënte pjesë edhe Mali i Zi.

Respekti i ndërsjelltë midis vetë pakicave dhe midis pakicave dhe popullit shumicë  si dhe respekti për indetitetin e  secilit prej tyre (pakicë apo shumicë) paraqet cilësinë e  shumëllojshmërisë multietnike dhe multikulturore të shoqërisë globale.

Në shtetet e demokracisë përendimore, të formuara si shtete shumëkombëshe ose në principe etnike, popujt shumicë ose pakicë dhe pakicat që aty jetojnë, të vetëdijshëm për marëdhënjet e nderlikuara  në mes shumicës dhe pakicës si dhe rrezikut që mund të rrjedhe nga ato marrëdhënje , kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë leshime dhe kompromise të ndërsjellta duke arrijtur një model të caktuar të koegzistencës. Megjithate, shumëherë, leshimet dhe kompromiset as nga shumica dhe as nga pakica nuk kanë qenë të menjiherta, të lehta apo krejtësisht të vullnetshme. Sidomos, kohëve të fundit, veçanarisht në Ballkanin përendimor, lëshimet dhe kompromiset e tilla kanë ardhur si rrezulltat i presionëve nga të huajt, e shumë rrallë apo asnjëherë si rrezulltat i leshimeve apo kompromisëve të tyre. Shqiptarët në Mal të Zi jetojnë dhe veprojn në një teritor homogjen si popullatë autoktone, qe nga Kongresi i Berlinit,  duke kaluar nëpër udhëkryqe të rrezikshme të rregullimëve të ndryshme shtetërore, Mbretërisë së Malit të Zi, Mbretërisë SKS, RSFJ, Bashkisë shtetërore Serbi-Mali i Zi dhe se fundi në shtetin e pavarur të Malit të Zi, i cili pa përkrahjen dhe kontributin e shqiptarëve veshtirë se do të krijohej ndonjëherë. S’do mend se përkrahja e shqiptarëve për shtetin e pavarur të Malit të Zi ishte rrjedhojë e ngjarjëve dhe situatës politike në shtetet e ish Jugosllavisë, e shprehur në deshirë për tu shkeputur njëherërë e mirë nga kthetrat e vendit të kasapit të Ballkanit –Serbisë, që u solli aqë shumë të keqija shqiptërëve ku do që jetonin, e sidomos deshirë për të kontribuar pamvarësisë së Kosovës por edhe shpresë për një trajtim më të drejtë më qellim të realizimit sa më shpejt të të drejtave politike të tyre.

Shteti i Malit të Zi, si shtet shumë nacional apo etnik, pa marrë parasysh modelin demokratik të rregullimit shtetëror apo  përbërjes kombëtare apo etnike të  popullatës  pretendon se është shtet i qytetarëve dhe se të drejtat e popujve pakicë duhet të rregullohen sipas diktatit të shumicës, gjithmon duke aluduar në infrastrukturën ligjore në fuqi. Megjithate, Mali i Zi duke rrespektuar detyrat dhe obligimet të përcaktuara në Konventën Kuadër pë Mbrojtjen e Pakicave Nacionale( Mali i Zi është nënshkrues i kësaj konvente), ka nxjerrë Ligjin mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë, sipas të cilit popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera të pakicave nacionale dhe pjesëtarëve të tyre, krahas të drejtave të parapara me rregullat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi dhe kontratave ndërkombëtare të ratifikuara, u sigurohen të drejta të plota të cilat nuk mund të jenë më pak se të arriturat, në të njëjtat kushte dhe kanë si qëllim sigurimin e barazisë së tyre reale me shtetasit e tjerë ( neni 5). Thënë ndryshe ekziston pretendimi se Mali i Zi i ka krijuar  kushtet themelore ( sëpaku në letër) për pjesëmarrjen efikase të pjestarëve të pakicave nacionale në jetë kulturore, socialo-ekonomike dhe në punet publike, sidomos të atyre aspektëve që është interes i tyre, sigurisht duke pasur parasysh përfaqësimin proporcional në organet shtetërore dhe publike qoftë ajo edhe në formë e diskriminimit pozitiv. Pra shumica i paska plotësuar obligimet ndaj pakicës. Prandaj, kësaj radhe deshiroi që të fokusoi vëmëndjen tonë vetëm për  kohëhapsirën që nga pavarsia e Malit të Zi  deri në ditët e tanishme. Po i përmendim vetëm disa.

  • Përfaqësimi politik i qytetarëve pra edhe i pakicave arrihet në bazë të sistemit

zgjedhor të lirë, transparent e demokratik. Siç është e njohur ligji aktual për zgjedhjen e deputeteve dhe këshilltarëve në Mal të Zi është shumë nën nivelin demokratik e përfaqësues të pakicave se para pavarësisë së shtetit malazez, madje është në kundërshtim me Konventen Kuadër dhe Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Popullit Pakicë në Mal të Zi dhe si I atillë është degradues.

  • Punësimi i shqiptarëve në organet publike shtetërore akoma është shqetësues dhe

as përsëafërmi nuk i përgjigjet përfaqësimit proporcional.

  • Ligji për përdorimi i simbolëve kombëtare nuk mundëson përdorimin e lirë në të

gjitha nivelet, madje as në vendbanimet me shumicë të konsiderueshme, dhe nga ky aspekt nuk ka përmirësime, madje është nën nivelin e Jugosllavisë së Titos.

  • Përdorimi i gjuhëve të pakicave ( lexo: gjuhës shqipe) është regressiv.

Komunikimi i organeve lokale me ato qendrore bëhët vetëm në gjuhën malazeze, thirjet dhe aktgjykimet në gjyqet komunale ( ku popullçsia shqiptare është në shumicë) bëhën po ashtu vetëm në gjuhën malazeze, ani pse kjo çështje është në kundërshtim me infrastrukturën ligjore, ndërkombëtare dhe të brëndshme, në fuqi.

  • Plan-programet mësimore të gjuhës shqipe, historisë dhe lëndëve të shkathtësisë

nuk kanë ndonjë përmirësim të dukshëm ndërkaq informimi në gjuhën shqipe është vërtetë diskriminues.

  • Ajo çka është më shqetësuese për shqiptarët në Mal të Zi, është fakti se edhe pas

30 viteve demokraci e 13 viteve pavarësi zhvillimi ekonomik i vendbanimeve shqiptare, përkundër resurseve të volitshme natyrore, ka stagnuar, mungojnë investimet kapitale e strategjike dhe si rrjedhojë është aktivizuar edhe më shumë boshatisja e vendbanimeve shqiptare.

  • Brezi kufitar i të Mirave ( të zezave) Detare ka mbetur i njëjti,si asgjekundi në

bregdetin malazez, ani pse funksionin më të lartë drejtues në ndërmarrjen publike akoma e mbajnë partite shqiptare në koalicion me qeverinë. Të ardhurat nga kjo zone derdhen ne buxhetin e shtetit e jo në buxhetin lokal.

         Edhe këto pak fakte të përmendura nga njëra anë tregojnë qartë dekadencën e të drejtave dhe lirive shqiptarëve, natyrisht në krahasim me kohën, nderësa nga ana tjetër po ashtu tregojnë qartë (mos)përkujdesjen e shtetit malazez ndaj shqiptarëve dhe vlerësimin e tyre për  kontributin (për të mos thënë sherbimin) e shqiptarëve për pavarësinë e Malit të Zi. Por duhet theksuar se tani më, pushteti qendror nuk mund të jetë fajtor për (mos)realizimin e buxhetit, për (mos)investimet kapitale lokale, për kaosin në infrastrukturë (rrugë lokale, veprimtari komunale, komunikacion…) dhe kjo jo vetëm për faktin se pushtetmbajtësit lokal dhe partitë politike shqiptare qeverisin në të gjitha nivelet bashkë por edhe për faktin se ata janë përgjegjës ligjor të funksionimit të pushtetit vendor por edhe përgjegjës ndaj votuasve të tyre të cilët i votuan për të (mos) lidhur koalicion me partinë-shtet. S’ka dyshim se kjo gjëndje është e lidhur ngusht, së pari me relacionet e partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre në marëdhënje në mes tyre dhe pastaj në marëdhënje me pushtetin. Pushtetarët e Malit të Zi janë të vetëdijshem se për derisa në krahun e saj kanë një apo më shumë parti politike të pakicave, para faktorit ndërkombëtar janë krejtësisht në rregull dhe kështu para tyre paraqiten se po ndertojnë vertetë një shoqëri të hapur demokratike e bazuar në veprimin e së drejtës dhe institucioneve demokratike të cilat mundësojnë respektimin e standardëve më të mira në sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky alibi Malit të Zi tani i nevojitet më së tepërmi pasi gjendet në procesin e negociatave për hyrjen në BE. Për këtë arsye këtë situatë subjektet politike shqiptare, pa marrë parasysh divergjencat, duhet ta shfrytëzojnë e të reflektojnë drejtë e për interesë të përgjithshëm e je të lënë interesat individual të tyre.

Bashkpunimi pa kushte, në fillim,  i vetëm një partije politike shqiptare e tani pothuaj i të gjitha partive politike shqiptare, me pushtetin e Malit të Zi, nuk u solli ndonjë gjë të mirë shqiptarëve, përkundrazi  të drejtat dhe liritë e popullsisë pakicë stagnuan.Prandaj është më se e nevojshme vënja në lëvizje e vetëdijës dhe ndërgjegjës, e politikës në përgjithësi e në veçanti e partive politike shqiptare në koalicion me shtetin dhe përfaqësuesëve të tyre politik, qoftë në parlament apo qeveri.Me urgjencë duhet të inicohet ngritja e institucionit të përgjegjësisë dhe llogoridhënjës e të zgjedhurve  para votuesve të vet, mbase kjo iniciativë duhet të përqafohet edhe nga vetë pushteti qendror pasi në këtë mënyrë do të fuqizonte përgjegjësin e pakicës ndaj shumicës si parakusht i realizimit të qellimeve të veta.

Për realizimin e këtyre parimeve, popullit shqiptar në Mal të Zi i mungon një stretegji e përbashkët politiko-ekonomike, zhvillimore, një plan veprues për të gjitha vendet e banuara me shqiptarë. Mu për këtë arsye duhet të inicohet që Këshilli Nacional i Shqiptarëve të jetë funksional dhe bartës i aktiviteteve të përmendura ndersa partitë politike shqiptare duhet të miratojnë një platformë të veprimit të përbashkët në marëdhënje me popullin dhe shtetin.

Koha është për reflektim, përndryshe qendrimi në koalicion me partinë-shtet në të gjitha nivelet është kohë e humbur. Është koha qe edhe pakica të marrë përgjegjësit e veta. Është koha që të zgjedhurit e popullit shqiptarë në organet ligjvënëse e ligjzbatuese të shqyrtojnë me seriozitet të plotë funksionimin e shtetit ligjor në marëdhënje me shqiptarët dhe si rrjedhojë arsyeshmërinë e qëndrimit në ato organe. Fatkeqësia më e madhe është humbja e kohës.Nese mbetet koha për më vonë është veshtirë për ta gjetur.(GAZALIU

Pavendosmëria është një cilësi morale, kurse inati është sëmundje. Njëriu i pavendosur, në veprimet e veta ndikohet shumë nga të tjerët. Kjo cilësi bëhët shkak që detyrat tona ndaj vehtes dhe ndaj atyre qe na besuan mandatin e përfaqësimit  të mos kemi mundësi t’i kryejm në rregullë.Mundësit e reflektimit janë të mëdha, natyrisht, nëse do zbatohen premtimet, programet politike e mbi të gjitha normat ligjore. Njeriu kur mendon se do të përgjigjet për çdo veprim të tij, reflekton dhe vepron në të mirën e përgjithshme.

By admini