Ilusrtim

Nga Ali Gjeçbritaj

NË GURË VARRESH NUK FLE VDEKJA

Kamë pirë ujë në kroin e kalasë

Rozafa na dha gji e fortësi guri

Besen e lidhëm si Konstantini 

do gjejmë e sjellim Doruntinën

shenjën në llanë të Aga Ymerit

me nishan besnikërie.

Në fortesa mure guri të gdhendur

 gjaku yn fuqi hyjnore.

Në gurë varresh nuk fle vdekja

Ata janë udhërrefim rrugëtimi

Për amshim.

Në kalanë e Beratit vëllëzërit

U dashurauan në Zanën

Shpata e Tomorrit e topuzi i Shpiragut

Përlotën bukurinë.

 Osumin e shëndërruan në lot zanash

Rrjedha e tij gdhendi gurin

mali i tregoi Diellit gropat

Brinjët e shpatit të coptuar vija-vija

loti është më i forte se guri

këtë nuk e dija.

TOKA THËRRET BIJTË E VET

Erdhën

I dhanë frymë

I dhanë jetë

I dhanë shpresë.

Toka thërret

Bekon gurin

Bekon drurin

Nuk mallkon.

Erdhën

Çuan muret

Shtruan kallëdrëme

Lidhën brigje

 ndërtuan ura.

Toka bekon

Bimën e vet

I dhanë shpresë

 i dhanë jetë.

Pëllumbat e bardhë

Me degë ulliri në gojë

Thurën kurorë.

Toka therret bijt e vet

Erdhen në moment

Hudhën farën.

Bima kokën  nxorri mbi tokë

Thirrja nuk shkoi kot.

 

PSE

Ti që më hyre

Në pjesën e qenies time

E unë asnjëherë s’u zemrova

Pse më thua tash që s’më ke vëlla.

 

MOTET

Vijnë e shkojnë

në ne lane gjurmë

Rrudha e qime të bardha

motet ikin

mbi supet e udhëtarëve

ikin.

VDIQ NJË ËNDËRR

Vdesin lulet në errësirën e lotit

qetësinë ndjek nata

qëndoj i lodhur pranë ullirit

me dëshira të kryqëzuara

zbukuroj mëkatët e vërshimeve pranverore

hapat në barka të shpuara

ranë viktimë e kësaj nate

dhëmbje erdhe sonte   e lagur

dëshirë, mos më jep t’i shtrohem lotit

ma mbështill zemrën me gurë argjendi

bien hijet, vashat, qyteti

fundosen dëshirat

gjethet vyshken në thellësi

vdiq një ëndërr.

ISHULLI I SHPRESËS

Në këtë ishull

ëndërra është shpresë

krijohet mozaik.

Ky ishull është

bujtinë për udhëtarin e vonuar

e qielli i hapur është strehë.

Këtu në mbrëmje lind dashuria

për ëndërrat e bukura

për hijet magjepse

për mallin e jetë së pashuar.

Këtu mbyllet në thellësi

rreth bushtit magjik hareja.

Këtu në gjumë

me shpresë për të nesërmën

udhëtari i vonuar

e kalon natën.

PASQYRA

Shikimet e gërshetuara

E thyen pasqyrën

e ajo

prap ngjitet

 në shikime

UBLA E KRAJËS

Si nuse e stolisut

Edhe sot ti je

Prite e nise me shekuj

Motet nuk të plakën

Gjithmonë e re

Mbete e jona

Etje duke shuar.

THINJAT

Nëse dikush pyet

Pse njerëzia kanë

Në kokë qime të bardha

Thuani se ato nuk janë lule varri

Por shenja pjekurie.

UNË

Diku i humbur në mendime,

blej qeshjet e botës

dhe një vend nën qiell

kërkoj të strehohem.

Mbeshtetëm në hapsirë

Ëdërroj në kohë

Në tavan

Mendimet e mia

Thurrin rrjetë merimange.

Unë jam ai

Që ende kërkoj gabimet

Në Teoremën e Pitagorës

Dhe mallkoj ngjyrën e syve

Të një bukurosheje

Unë e di që sonte

Hëna fle në dhomën time.

(Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Gurët e truallit tim”)

By admini