Për të pestin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativo – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”. Këtë vit ky aktivitet do të organizohet në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit dhe në këtë mënyrë kjo shoqatë dëshiron të pasurojë sado pak programin për nder të kësaj feste.
Në kuadër të aktivitetit është paraparë edhe vizita e Kalasë së Rozafës në Shkodër.
Për të gjithë pjesmarrësit Shoqata ”PROMUL” këtë vit ka siguruar edhe dhurata të cilat do të shpërndahen ditën e aktivitetit.
Këtë vit, për herë të parë, aktivitetin ”Me biçikletë në Shkodër” do ta ndihmojë Organizata turistike e Ulqinit.
Aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër” organizohet të dielen me 07.04.2019.
Detajet e aktivitetit të këtij viti
Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit e viteve të kaluara.
Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të dielen e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni detajet e aktivitetit.
Ora
7:30
Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,
8:00 Nisja
për në Shkodër
9:15 Mbërritja
në Krythë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit te rrethrrotullimi
9:30 Mbërritja në Katërkollë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)
10:00
Mbërrtija në Sukubinë dhe takimi ma pjesën e tjetër të grupit në (Te pusi)
11:00 Mbërritja në Shkodër,
11 – 12:30 Vizitë
Kalasë së Rozafës
12:30 Nisja për në Shirokë,
13:30-15:00 Qendrim dhe
pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,
15:00 Nisja për
në Ulqin,
18:00 Mbërritja
në Ulqin.
Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.
Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur sportivo – rekreativo – turistik. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.