Shkruan Sami Flamuri
Dikush po ta përmendi zantin ma te vjeter ne viset brigjet bregdetare te Adriatikut do u zhgenjete ta kuptonte se ska te bej me “kurvën e kattorrit”po nji fenomen tjeter po të ngjajshem ajo e të qenunit “pulëbardhë”…. tek ne Ulqinaket i huazuar nga sllavishtja apo gjuha nashke “Galebar” kjo nënkuptonte mashkullin e ri të pashëm me një kmishë të bardhë gjoksin e qitun jashte plot me leshë me syza te zeza flokt e lymuna me vaj ullinit a thua se ti ka lpi lopa i gatshem për sulmë ndaj çdo femre e cila e ka zgjedhe muajin e verës ta kaloj tek ne…
Zanati i “galebarit”kërkonte njohori të gjuhve të huaja të ishte në mardhënje të mira me çdo recepioner kamarier shankist që si tu paraqiste “viktima”e parë ta kesh informaten paraprake a ja vlen me ja “sy” versul ku mirret vesht kâmt e forta ishin një rekvizit i domozdoshëm mbasi skenimi i plazhave kerkonte ecje te jashtëzakonshme.Doemos gënjeshtra luante rolin numer një me dashje apo pa dashje “nâna e rrenave” ku çdo kush ishte kapetan i anijës apo në mornaricën Italiane ku si mas keqë njërit nga “galebar” i doli rrena ai me një aftesi marramedse e ktheu kte gënjeshter në favorë të vet ku gocave të mbetuara me gojë hapur i tregone një sekret shtetrorë mbas dy orë njohje se gjoja është shpijun i dyfishtë.Të gjorat viktima ja besuan ku ai krijoj rraporte edhe me të afërta me to mjeshtër.Zanati kërkonte që fjalen jo!!! mos ta pranosh,dhe kurr mos te dorzohohejshë nga disfata.
Rast i një “galebari” dëshmon qartë se edhe me meshkuj u deshnin të krijonin rraporte sa më te mira ku shoqërimi në kte rast me një Poljak dalgadal fillon të pish nga ka nji gotë raki për shëndet të “lech Walenses”ai pi ujë poljaku, raki tuj mas ditë se shankisti është në shërbim të “galebarit”kur Polski !u ba “bërrlot”i mbushur nga rakija “galebari” fillon me kriju mardhënje me zonjën bukuroshe të vellaut Poljak, dhe me te një miqësi e cila vazhdoj me vjet deri kur mbas disa verave zonja bukuroshe e Poljakut mbeti shtatëzen ku ai me krenari fëmiut të saj ja dha emrin e shokut ma t’mirë nga deti.Sa bukur kur djali e merr emrin e babës Dhe si zakonishtë “galebart”ishin të ndar ne rajone pjesë pjesë ku kundershtari nuk u përziente në tepsin e shokut vet .Në Ulqin suksesi se sa kushë ka aftësi ta përballoj kte sfidë kishte të bënte edhe me vendin e punës sepse po të ishe kamarier ne expressin e ranës apo në Allbatros kishte ndryshime që të jipnin përparsi .Ku ja fillonte gjahu dhe çka u kërkonte nga pulëbardha ta shijoj tepsin hallvës ku ëmelsira kishte erë deti -lezeti. Pikëspari u deshte të jet femer e perendimit pamvarësisht nga ku e kishin vendin e origjinës ;Gjermania,Hollanda ,Zvicrra shtetet Skandinave e kurse për ato Çeke dhe Poljake nga blloku lindor do i permendi ma vonë….rrotullimi zgjante gati 10-15 min peshqiri(havlija) si flamur piratesh cilsonte se ku do ulet spiranca kudo qe shiqimet u prekshin aty zakonisht fillonte” muhabeti “edhe ma vonë “marifeti” …
Mbasi konkurenca ndermjet “galebarve”ishte çeshtje perstigji se si do ta mbijetoshë dimrin e gjatë tuj (pa)shiku kush ështe më i forti u kriju nje sistem i numërimin nga italishtja (puntata)ne kte listë dashnoret Çeke kishin një pikë (xh)gjermaneshat 2 pikë femrat nga ish kryeqytetet e Jugoslavis posaçerisht ato të Zagrebit fine me dukje me nje kulturë (Austro-Hungareze) 3 pikë Kurse po ke pas fat(nafak) me kalu me ulqinake gja e rralë ecasaj kohe po në pikë ke fitu gati 4 .
Çeket dhe Poljakët e ngrata ishit të bukura edukat të njerzishme par nga çeshtja e veshjes “hukubet”tmerr por në fjalorin e tyre fjala jo!!!nuk egzistonte dhe harxhesa për të arritur tek zemra e saj ishin minimale.
Gjermaneshat me ‘“pashëmllyk”jo fort nga dukja e jashtme” par” por era e tyre parfem! dhe me një stil elegant i bânte edhe më atraktive ku zakonisht kto avantura nuk zgjatshin pertej se nje nate andaj edhe termi”pulëbardhë”… Ka pasë edhe raste të ralla që kjo avanturë intime të kulminoj në martesë.
Në ditet e arta të Turizmit Ulqinak 1972-1986 terminologjia e “pulëbardhës”e tejkaloj kufrin e një sherbimi special ku u kishte parasyshë edhe kjo ofertë e çuditshme në shikimin e parë po aq me rëndesi sa që turisti /ja vinin për pushime vetëm ta tâkonin at “Romeon” e ënrrave te tyre Kapedanin Ulqinak me sanalla plastik . Perëndimi i ftohet nuk i jipte shumë zgjedhje ktyre bukuroshëve qe atje nuk kishin mardhënje me vite të tëra tek ne ishin në një pidejestal të lartë ku shihë habin edhe amfiset e ulqinit u orzoheshin fatit se burrat e vet i kân të xanun me punë jahuu!…
Zonja Ulqinakase,i thonte burrit saj me zili;”pse pat vjen era xhermanesh mar burrë “?ku gjegja ishte gjithëmon indentike ;”ball ma moj mas ma çanj rrashten sa her met thân se e ka harru “gosti” levanten ere jam ly me ta ball ma…”!!!. dhe me kto shfajsime kalonte vera te dera….
Po sotë ku jân kto pulëbardha të mjera fatëkeqsisht koha e bâni t’veten dhe pothuajse u zhduk ku rinia e sotme shumicën e kohës së vet e kalon neper kafenet e shumta zakonishtë në grupe 8-10 veta duke pi kafe e cigare dhe shiku se kush i bani kujt “llajka” duke i menjanu plazhat e mbushura me bukuroshët më të spikatura që mjerisht ska sot kush ti dves s’paku “bilem”për nji kafe mas gjâ ma teper…
Ky rrethë vicioz e ka kapluar rinin e sotit e cila perveç se dy rreshtave ne postimet e Facebook nuk ka nerva(vemëndje) të lexoj mâ gjatë është duke lân mas dore ate çka e fali i madhi Zotë takimin dhe artin e të folurit me gjinin tjeter….tek logoret e meshkujve ashtu siç ashtu siç njifen kafenet e shumta mbizotron kulti i gjelit i cili nuk knân ma se është trellë me kohë ate e zavendsoi “smart phone” telefoni i mënçem i cili i bani tan pa gojë peng e vetvehtës ne pritje të “llajkut” ajo pulëbardha e cila shetiste e lirë dikur moti më në fund cofi…
/Shkrim i pakorektuar/