Ulqini është shndërruar pothuasje në një Novi Pazar me deti. Hapja e shumë bizneseve nga sanxhaklinjtë në këtë vend, mos konzumimi i mishit të derrit, numri i bollshëm i xhamive, e ka shndëruar Ulqinin, si destinacion kryesor pushime të muslimanëve të Sanxhakut.

Ulqini, dikur vendi më i preferuar i kosovarëve dita ditës po pushtohet nga sanxhaklinjtë e Novi Pazarit. Për ata që nuk e dinë ‘Sanxhaklinjtë’ janë popullatë myslimane nga rajoni i Novi Pazarit dhe Rozhajës, të cilët e quajnë vetën ‘sanxhakli’ apo ‘musliman’.

Ulqini me rreth 12 mijë banorë, xhami të bollshme, kuzhinë me tipare islamike tashmë është në top listën e vendeve që Novi Pazari e preferon për pushime. Sidoms edhe ushqimi që nuk shërbehet mish derri, e që lehtë gjendet edhe bureku, gullashi dhe ushqime të tjera tradicionale është diçka ideale për këta turista, që këtë verë jo vetëm që kanë ardhur në Ulqin për pushime, por edhe për investime financiare.

Shumë restorante, hotele, vila private, dhe plazhe janë në pronësi sanxhaklinjëve. Si Hills Hotel, i cili ndodhet pranë ‘Plazhit të Madh’ në Shtoj, është në pronësi të jnë biznismeni të njohur nga Novi Pazari. Pastaj, ‘Vila Fakić’ me mbi dhjetë suita luksoze, Prona Tutinca. Plazhi Beach Pearl, e shumë të tjera janë të clat po të shënohen do të krijonin një listë të gjatë me emra, tashmë janë në pronësi të biznismenëve mysliman të Novi Pazarit.

Përpos klimës ideale, plazheve ranore dhe peizazhit mesdetar dhe të bukur. Sanxhaklinjtë preferojnë edhe xhamitë e bollshme, atmosferën e jnë vendi të vogël me shumicë muslimane ku sidomos të premteve kur ndëgjohet thirrja për lutje e ‘xhymasë” lehtë e fiton përshtypjen se gjendesh në Novi Pazar, por me deti dhe klimë mesdetare.

 

Gjithashtu, natën në lokale, kjo gjë vërehet nga muzika sllave dhe turistët e shumtë nga sanxhaku i Novi Pazarit, që nuk ishin shumë në numër, viteve të kaluara. Por që këtë verë i kanë thyer rekordet.

(Teksti është shkruar nga Selvija Ferizovic, gazetare prej Novi Pazarit; përkthyer nga gazetametro.net)

By admini