Prania e fëmijëve të prekur nga autizmi, prania e prindërve që janë çdo ditë pranë tyre, prania e shumtë qytetarëve që soliarizohen me ta, prania e personaliteteve të shquara të fushës dhe salla shumë e vogël për të pranuar të gjithë të intereseuarit për një simpozium të tillë të bie në një përfundim: simpoziumi për autizminnë Ulqin tejkaloi çdo parashikim.
Në Ditën Botërore të Autizmit, në qytetin e Ulqinit u mbajt Simpoziumi rajonal, i pari i këtij lloji, duke bërë bashkë personalitete të shquara mjekësore të fushës nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Organizatorja e kryesore e këtij simpoziumi, dr. Zylfie Gjoni Duraku, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës “Anima” në fillim të falenderoi të gjithë të pranishmit duke veçuar sidomos ligjeruesit të cilët pa asnjë mëdyshje u përgigjen pozitivisht ftesës për të qenë sot në Ulqin.
Në fjalën e saj Dr. Duraku tha: “Ne shqiptarë të Malit të Zi kemi edhe një vështirësi tjetër, siç është barriera gjuhësore. Fëmijët tanë nuk mund të vlerësohen dhe trajtohen në gjuhën shtetërore por atë amëtare pasi këta fëmijë kanë probleme komunikimi dhe vlerësimi I tyre në gjuhën tjetër është I pamundur. Për këtë arsye prindërit kryesisht detyrohen të shkojnë në Tiranë apo Prishtinë për diagnostikimin e fëmijëve të vet, por siç e dimë këtë mundësi nuk e kanë të gjithë.
Rjedhimisht ne kemi nevojë për mbështetje nga të tri qëndrat”- u shpreh ajo.
Znj.Duraku i kërkoi dr.Liri Berishës mundësinë për edukimin edhe kualifikimin profesional të terapistëve të Ulqinit dhe hapjen e një qëndre të re diagnostikuese dhe terapeutike ne Shkodër edhe për fëmijët shqiptarë të Malit të Zi.
Në simpozium me ligjeratat e tyre u paaqiten: dr Liri Berisha – presidentja e FFSH, dr. Stanka Mrdak – drejtoreshe e qendres prë fëmijë me nevoja të veçanta në Podgorice, dr. Flora Brovina – kryetare e komisionit për mjekësi në Kosovë, dr. Ariel Çomo, drejtuesja e grupit te terapisteve Juliana Esaj, Bilal Alaj – drejtor i Qendres për fëmijë me nevoja të veçanta ”Sirena” në Ulqin, psikologia. Orjola Pampuri, psikologja Ardita Kovaçi, psikologia Eleana Naçi dhe dy nëna e fëmijëve të prekur nga autizmi.
Në simpozium ishte i pranishëm edhe nga Insitituti i shëndetit publik në Podgoricë prof. dr. Dragan Llausheviq i cili falenderoi organizatoret për këtë nismë duke ndërmarrë edhe hapat e parë të bashlëpunimit. Këshut në muajët në vijim u dakordua që të vizitohet Qendra rajonale të fëmijëve me autizëm në Tiranë dhe të hidhen hapat e parë institucional të bashlëpunimit në mes Tiranës dhe Podgoricës në këtë fushë.
Organizatorë të këtij simpoziumi ishin Shoqata e gruas ”Anima”, Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta ”Sirena”, ndërsa sponsor Komuna e Ulqinit.