
Prokuroria Themelore në Ulqin ka ngritur një aktakuzë ndaj një banori të Ulqinit, S.G., i cili dyshohet se ka sulmuar një komshi në Plazhin e madh duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Siç shkruan Pobjeda, duke u bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë, incidenti ka ndodhur kur S.G. ka goditur dy herë me një letvë druri viktimën, duke e goditur në dorë dhe duke i shkaktuar lëndime që janë klasifikuar si të lehta nga autoritetet mjekësore, transmeton Ulqini Online.
Ngjarja është cilësuar si incident fizik ndërmjet fqinjëve, ndërsa motivet e konfliktit nuk janë bërë të ditura në këtë fazë të procedurës.
Aktakuza është dorëzuar pranë Gjykatës Themelore në Ulqin, e cila do të shqyrtojë provat dhe do të caktojë një seancë gjyqësore për këtë rast.