Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian, realizon në të gjitha komunat e Malit të Zi projektin ,,Më të fuqishme OJQ-të, më e fuqishme demokracia”. Objektivat e këtij projekti janë fuqizimi dhe inkurajimi i shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike në Mal të Zi, përmes themelimit të qendrave lokale burimore që sigurojnë mbështetje për organizatat joqeveritare lokale. Një nga aktivitetet e këtij projekti është edhe organizimi i diskutimit publik në temën ,,BASHKËPUNIMI SEKTORIT TË BIZNESIT dhe SHOQËRISË CIVILE “.
Qëllimi i këtij aktiviteti është diskutimi për rëndësinë e lidhjes së organizatave joqeveritare dhe sektorit të biznesit si dhe për format e mundshme të bashkëpunimit. Gjithashtu, aktiviteti synon edhe inkurajimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe OJQ-ve, krijimi edhe avancimi i partneritetit, promovimi i filantropisë korporative dhe përgjegjësisë shoqërore të biznesit. Diskutimi publik do të jetë një mundësi që nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Ulqin dhe të sektorit të biznesit, të informohemi se mekanizmat kryesorë të bashkëpunimit të ndërsjellët si dhe mundësitë e përmirësimit të këtij bashkëpunimi.
Panelistët kryesorë të takimit janë:
• Lidija Knezheviq nga CRNVO
•Emin Durakoviq nga Kompania CEROVO
Aktiviteti organizohet ditën e mërkurë, me 5 prill 2017, në hapësirat e OJQ „Horizonti i Ri“, në ora 11h.