Foto: Muho Dushku

 

Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

Për të rikujtuar këtë date të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet SHB “Rumia” nga Ulqini , për të dytin vit me radhë, ditën e diele me 02.04.2017 që përkon me një nga disa ditët e tragjedisë së madhe të para 72 viteve organizoi një rrugëtim të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”.

Në këtë organizim morën pjesë  rreth 50 bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit por edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova në mënyrë të organizuar kishin ardhur dy shoqata e bjeshkatarëve, ‘’Shkëmbi’’ dhe ‘’Prishtina’’.

Sipas planit të përpiluar më pare së pari u vizitua famkeqi Monopoli i duahanit në Tivar ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe shqiptarëve nga Kosova. Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen  lule ne perkujtim te viktimave te pafajshme jashta objektit të rrethuar, në pamundësi që të hyhet brenda. Pronari i objektit, edhe pse ishte i informuar, nuk kishte mundur të gjente kohë për ta hapur atë, qoftë edhe për disa minuta.

Sido që të jetë, bjeshkataret ishin përkujdesur që të mbillnin një rrënjë ulliri si shenjë dhe simbol i traditës dhe jetëgjatësisë.

Rrugëtimi i bjeshkatarëve vijoi me ecjen nga Tivar i vjetër deri në Brisk të Krajës. Edhe pse rruga ishte mjaft e gjatë, 14km, ajo as që u ndie fare nga bjeshkatarët të cilët e përballuan me sukses këtë ecje.

Pas mbërritjes në Brsik, të Krajës, bjeshkatarët u shpërndan duke uruar që për të njëjtën date dhe për të kujtuar të njëjtën ngjarje, do të shihen përsëri vitin e ardhshëm.

 

By admini