Ne Vuthaj dhe ne Junik u mbajt manifestimi letrar ndërkufitar“Muzat e Alpeve 2016” – Cmimi Teuta Mirash Martinoviqit
Manifestimi I IV Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016”, organizuar nga Shoqatat Rajonale e Shkrimtareve “Teuta” filloi ne fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë dhe u përmbyll në Junik, ku u nda edhe Cmimi për Vepër Jetësore TEUTA, shkrimtarit malazez Mirash Martinovic. Lauerat paraprak të këtij cmimi janë Jevrem Berkovic, Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi.
Teksti:
Rikthim pas në kohë në një ambient trashegimor me relikte qindjvecare si dhe ushqime tradicianale shqiptare në Kullën e Ramë Zyberit ishte ambienti, të cilin komuna e Junikut e kishte zgjedhur për të mirëpritur shkrimtarët nga Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria në ditën përmbyllëse të manifestimit “Muzat e Alpeve 2016”. Në Junikun e historisë, të odave, të pleqërimit dhe të vendimeve të mëdha të historisë kombtare shqiptare, shkrimtarët e tri shteteve I priti kryetari I komunës Agron Kuci I cili me këtë rast tha se:“Është ndjenjë e mirë që në kuadër të Ditëve të Diasporës edhe në komunën e vogël të Junikut të mbahen aktivitete me shkrimtare të mëdhenj. Ndaj, neve s’na mbetet tjetër vecse t’I bashkangjitemi këtij karvani I cili shpresoj se do të vazhdojë tutje dhe do te zgjerohet.Sepse, Juniku ka një trashëgimi të pasur kulturore, natyrore dhe historike e poashtu, letersisë shqipe ia kemi dhënë dy shkrimtarë të mirënjohur, Din Mehmetin-Bacalokun dhe Ali Deme Jasiqin. Ndaj, kjo krijon një ndjenjë të vecantë se sa iu perket vlerave të mirefillta letrare, as Juniku nuk mbetet pas”.
Manifestimi I IV Letrar Ndërkufitar organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria, për hisorikun e së cilës foli njëra nder themelueset poetja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, e cila tha se:“Teuta me një mbështetje modeste por gjithëperfshirëse të institucioneve ka një rrugëtim të gjatë por të suksesshëm, me projektin Muzat e Alpeve”, me te cilin deri më tani kanë përshkuar Pejën, Kotorrin, Rugovën, Rozhajën, Decanin, Bajram Currin dhe kesaj radhe, kanë ndaluar në Plav-Guci dhe në Junik. Një suksese tjetër I Teutes ishte realizimi I turit katerditor “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”, në Rumani,e cila nuk ka njohur ende pavaresinë e Kosovës. Ndërsa, janë laureatet e Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”, Jevrem Berkovic, Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi ku sot radhitet edhe Mirash Martinoviqi, jo vetëm krenaria jonë por edhe t gjithë popujt të cilët jetojnë në këto hapësira ilirike”.
“Muzat e Alpeve 2016” u organizuan në kuadër të Ditëve të Diaspores me moton “Edhe ti je pjesë e atdheu”. Ndaj, me këtë rast sekretari I përgjithshëm I Republikës së Kosovës Osman Shahini tha se: “Me mbështetjen e manifestimit “Muzat e Alpeve”në kuadër të Ditëve të Diaspores, e ka bere detyren e saj me përpjekjen që edhe këtë aktivitet ta korodinojmë me Ditet e Diapsorës duke dashur ta pasurojmë jetën kulturore me bindjen për mbeshteje më të mire për vitet në vijim”.
Krijimtaria letrare në mërgatë zë një vend të vecantë brenda shoqates Teuta e cila perpiqet t’I bëjë ata pjesë të aktiviteteve. Kësaj radhe u fol për zhvillimin dhe promovimin e krijmtarisë letrare të shkrimtarëve nga Gjermania, për të cilen foli Pal sokoli, nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Gjermanisë, e krijuar ne vitin 2006. “Sivjet,në dhjetëvjetorin e themelimit të saj ne numerojmë rreth 100 krijues të zhanreve të ndryshme, promovimin e qindra librave të krijuesve të vjetër dhe të rinj në gjuhën shqipe. Ne bashkëpunojmë me shoqata shqiptare në Evropë, Amerikë, Australi dhe në Zelande të re. Por, bashkepunimi ka ngec me bashkekombasit tanë në shtetet fqinje Slloveni, Kroaci, Serbi, Greqi dhe Turqi”, tha Sokoli, I cili apeloi që te krijohet një lidhje edhe me ta dhe të koordinohet krijimtaria jonë letrare si një degë tjeter e zhvillimit tonë kombtar në përgjithësi.
Këtë organizim mundësuan zyrat e kyetareve të tri komunave: Pejë, Decan dhe Junik, me mbështetjen e fuqishme të Ministrisë së Diasporës, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”. Sepse, ishte diaspora shqiptare ajo e cila ndihmoi zhvillimin e proceseve në Kosovë, me parandalimin e gjunjëzimit ekonomik të popullit pas përjashtimeve nga puna dhe mbajtjen gjallë të arsimit shqip në vitet 90-të, mbështetjen për clirimin e Kosovës , rimëkëmbjen pas luftës dhe mëvetsinë e saj. Me këtë rast, shkrimtari 93 vjecar tropojan Shaban Nokshiqi me banim të perkohshëm në SHBA solli një emocion të vecantë te të pranishmit: “Te dashur vllazën e motra, jam shumë I gzuem si ju shoh sot n’këtë vend. Se, na jemi te vuajtjeve e të sakrificave e inshallah ju shoh gjithnjë e më të bashkuar!
“Muzat e Alpeve” me zbirtjen në Junikun e poetit Din Mehmetit e kujtuan “bacalokun” me referatin e pergatitur nga prof dr. Sali Bashota, I cili ndër të tjera tha se:“Në këtë udhëtim krijues të gjeneratave të poezise shqipe të gjysmës së parë të shekullit 20 dhe deri në përfundim të tij, padyshim se Din Mehmeti është një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë shqipe. “Vepra poetike e Din Mehmetit dëshmojne vlerat e një poezie e cila ka krijuar identitetin e saktë estetik në rrjedhat e poezisë shqipe në përgjithësi. Është poet I cili plot gjysmëshekulli e ka bartur në mendjen dhe shpirtin e tij zjarrin e pashuar të frymëzimit të valvitur midis lirisë dhe robërisë, midis gëzimit dhe pikëllimit, midis lumturisë dhe vuajtjes midis fatit dhe fatalitetit, midis jetës dhe vdekjes”, tha ndër të tjera prof.dr.Sali Bashota, I cili shtoi se Din Mehmeti është poet I cili plot gjysmë shekulli e ka ndërtuar zërin poetic për njeriun duke fuqizuar idealin e tij krijues dhe atdhetar në situata të caktuara dhe shoqërore.
Radovan Zogovqi është ndër shkrimtaret me te shquar malazez te shekullit 20-te. Ai ishte I vetmi ardhes I cili nuk pranoi te vendosej ne tokat shqiptare, pa I paguar ato per t’u bere me pastaj edhe pjese e mjerimit te shqiptarëve nga grabitja e tokave dhe persekutimi I pushtetit te atehershem. Ndaj, prof.dr. Anton Nike Berisha solli nje pasqyre me te qarte per figuren e ketij poeti humanist I cili jetoi si ardhes ne Rrafshin e Dukagjinit me nje shpirt te drejte dhe te delire poeti. “Kemi te bejme me nje poet I cili krijmtarise e tij kryesore shkroi dhe botoi ne gjuhen malazeze, mirepo ne nje cast hisotrik shpriti I tij u lidh me fatin e shqiptareve te Dukagjinit. Kenget e Ali Binakut jane pa medyshje nder me tronditeset, mesazhi te cilave kalojne kohen e kolonizimit te Kosoves dhe na vine si mesazh qe duhet ta kemi parsysh cdo dite parsysh”,tha Berisha, sipas te cilit Zogoviqi ka treguar nje qenesi te shpirti humanitar, I cili perjeton thellesisht tragjedine shpitrore dhe materjale te popullit te Kosoves me rastin e kolonizimit.
“Poslendji Eskilog dan”I shkrimtarit te shquar malazez Mirash Martinovic i perkthyer nga Qazim Muja dhe botuar nga Onufri I Tiranes, eshte romani I cili u promovua ne Junik, per vlerat letrate te te cilit foli shkrimtari I mirenjohur Ibrahim Kadriu.
“Pavaresisht kufijve politik, kufijte nuk mund te funksionojne mes turmes, mes njerezve, mes miqve. Ne kete drejtim e kemi edhe shoqaten e cila meton te integroje kulturen ne mes te tri shteteve qe jemi tash. Kam shkru, eshte nje botim I vecante I autorit mirash martinoviqc qe u tha qe eshte botuar nga onufri I Tiranes.“Ky liber na sjell ate lagje dhe ate bote antike te Eskilit ne kuptimin eshte actual per diten e sotme, per raportet njerezore , per raportet politike ne te cilat hasim perdite,por gjithesesi me verejtjen se si te afrohemi nese ndodh te mbesim ne balte dhe nese nuk iu permabhemi rregullave njerezore. Filozofia antike eshte dhe e perjetshme. Ajo qe dikur ka qene vlere letrare sot vlen si bazament per vendimet e sotme, prandaj ky liber eshte nje mesazh I hallit te nentokes por qe I sugjerohet mbitokes, ku jemi ne”,tha nder te tjera Kadriu, I cili shtoi se Mirash Martinoviqi eshte nje hulumutes, arkeolog i letrave dhe shkrimtar i vecante, te cilit nuk ia gjen shokun jo vetem per nga perzedhja e temave por edhe nga shtjellimi ndersa ne hapesirat tona u be I njohur me vepren madhore TEUTA, kushtuar mbretereshes ilire Teuta. Ndersa, autori Mirash Martinoviq shprehu lumturine e tij dhe peshen domethenese edhe nje liber I tij te botohet ne shqip nga shtepia botuese Onufri nga Tirana. “Keshtu qe falenderoj botuesin per botimin e ketij libri I cili me jep gezim te vecante qe do te jetoj edhe ne gjuhen shqipe”.
Manifestimi Muzat e Alpeve kulmoi me ndarjen e Cmimit per Veper Jetesore “TEUTA” , me te cilin promovohen vlerat e shkrimtarëve me te mirenjohur nga keto hapesira. Ky cmim me plot merite sivjet kaloi te Mirash Martinoviqi, I cili me krijimtarine e tij shtrin ura dhe hap shtigje ndermjet popujve. Ne arsyetimin per ndarjen e ketij cmimi te pergatitur nga shkrimtari boshnjak Safet Hadrovic Verbicki nder te tjera tha se: “Mirash martinoviqi është që “e ka drejtuar mendimin e vet kah ai realiteti që është shprehje e gjithçkajës”. Ai është që me kohë e kuptoi se:
“Secili prej nesh e ka Dokleun e tij,
nga një Teutë të veten”.
Duke i përcjellë gjallërisht gjurmët të cilat i lënë pas kohët, duke i zbërthyer shkrimet në gur, gjuha joburrërore e tokës nga e cila të gjithë jemi krijuar dhe në pluhurin e të cilës me kohë të gjithë njësohemi: edhe dashnorët dhe dashnoret, edhe luftëtarët dhe kurtizanat, Mirash Martinoviqi si i përkushtuar i fjalës që e njeh shpirtin e saj , si i zgjedhuri i flijuar, ia ka dalë “, pa ndihmën e ndërmjetësuesit, ta hedhë urën mbi rrënimin e kohëve, midis nesh, njerëzve dhe zotave para shumë mileniumeve”.Me veprën e vet letrare Mirash Martinoviqi i ka hapur vetes dyert në të cilat hyjnë vetëm të pavdekshmit”.
Kjo ditë dhe ky çast tek unë zgjojnë një ndjenjë të veçantë dhe jam shumëfish I gezuar, se juria e respektuar e Shpërblimit rajonal letrar Teuta ma ka ndarë mua këtë çmim dhe se në veprën time i ka hetuar dhe i ka identifikuar vlerat që paraqet ky shpërblim, tha shkrimtari Martinoviq ne fjalen e tij I cili tha se kam kërkuar të mirën e përgjithsëm në kulturat tona të veçanta,dhe padyshim legjendën më të bukur në mbamendjen e popullit të Ballkanit.
“Legjenda më e bukur është legjenda për Teutën, mbretëreshën e ilirëve, e cila jeton pothuaj 23 shekuj. Në secilin motërzim të kësaj legjende jeton bukuria e kësaj mbretëreshe. E,për të hyrë në legjendë,duhet pasur biletë të sigurtë.Teuta e kishte bileten në bukurinë e saj dhe trimërinë luftarake. Sipas një legjende ajo është shndërruar në lulen e kaltër “iris”, e cila edhe sot lulëzon në hapsirat që bënin pjesë në mbretërinë e saj, përkundër legjionarëve romakë të cilët e kanë shkelur dhe shkatërruar, duke besuar se nëse e asgjësojnë lulen se ashtu do ta zhbënin legjendën për te. Nuk e zhbënë as lulen , as legjendën…Ndodhi e pamundshmja , perandoria ra para Lules. Ndërkaq edhe lulja edhe legjenda jetojnë edhe sot!”, tha Martinoviqi I cili shtoi se Çmimi TEUTA e ka një simbolikë. Ai bashkon me fjalë dhe me mesazhe të mira Shi për këtë ,aq më e madhe bëhet rëndësia e tij për të gjithë ne që jetojmë në Ballkan dhe në Mesdhe. Ai është dëshmi dhe vulë e cila gdhendet në vlera të larta ,këtë herë letrare.Ky çmim na bashkon dhe bën që t i njohim reciprokisht qëllimet e mira, që të vëllazërohemi dhe të duhemi. E askush e asgjë nuk bashkon më mirë e më qëndrueshëm se sa arti.
Ambasadori I Malit te Zi ne Kosove, Radovan Miljaniq I pranishem ne kete ceremoni tha se:”Jam krenar qe sot ne Junik cmimin e rendesishem letrar Teuta e merr shkrimtari I shquar malazez Mirash Martinovic. Per nje shkrimtar eshte nder I madh te jete ne mesin e laureateve paraprak, te mjeshterve te medhenj te fjales se shkruar, te realitetit, shpirtit dhe fateve njerezore te ketyre koherave tona ballkanike si: Jevrem Berkovic, Dritero Agolli dhe Ramiz Kelmendi. Faleminderit qytezes se Junikut si dhe te gjithe meritoreve per kete dite te mrekullueshem arti ne Kosove”.
Ndersa, per cmimin, Martinoviqin e pergezoi ne mungese edhe laureati I pare I cmimit Jevrem Berkoviq I cili shkruan neer te tjera:
“Laureat i Cmimit per veper jetesore TEUTA shkrimtari malazez Miras Martinovic, si dhe tre fituesit e mëparshem Teutë, i bejne nder ketij cmimi te vecante i cili ndahet ne hapesirat ilire.
Mirash Martinoviq, me libra t etij te vecante, qe nga libri me poezi Miti per qershine, e deri te librat Qytete antike-Enderra dhe fate, si dhe vecanerisht romanit TEUTA ka zbuluar hapesirat me te cmueshme te nje letersie, pa te cilen ajo letersi do te ishte teresisht tjeter dhe do te sihte dukshem me e varfer!”
Manifestimi letrar nderkufitar Muzat e Alpeve organizaur nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, sivjet është mbështetur nga Ministria e Diasporës, komunat Pejë, Decan dhe Junik si në kuadër të Ditëve të Diasporës për të cilat shoqata ndau mirënjohje. Ndërsa, karvani I Muzave të Alpeve nga Kulla e Ramë Zyberit u përcoll me mikpritjen tradicionale të kullave shqiptare, për të vazdhuar shtegtimin në qytete dhe fshatra të tjera të trekufirit dhe më gjërë për të promovuar vlerat e mirëfillta letrare, trashëgiminë kulturore dhe natyrore si dhe për të përquar mesazhin e shpirtit të saj bashkëpunues dhe integrues ndermjet Shoqata Rajonale e Shkrimtarwve TEUTA