Vitori Vita KOTONI / Gjirokastër
ZEMRËN TIME KE THESAR
S’kisha stoli te te dhuroja.
Flori-margaritar.
Vec zemres sime qe te fala.
Thesar permbi thesar.
Aspak nuk kisha pasuri.
Vec ndjenjes qelibar.
Por edhe ate ta dhashe ty.
Thesar permbi thesar.
Asgje tjeter s’me ka mbetur.
Vec shpirtit endrrimtar.
Aty kerko ke per te gjetur.
Thesar permbi thesar.
DET DASHURIE
Deshira te te kem prane.
Porsi zjarr me djeg ne gji.
Ti je shkumbe, e ti je vale
Ti je det me dashuri.
Do te hidhem neper vale.
Do te zhytem thelle tek ty.
Behem peshk, e behem ngjale.
Te jetoj ne thellesi.
Mos e ler, o zoti im.
Peshkatarin te me vras.
Valen e eger me terbim.
Ne shkembenje te me perplas.
Peshk me hala vete kerkova.
Te rri ne vale e neper gure.
Nga bota ime u largova.
Nga ty det,mos dalca kurre
MOS M` I LARGO ËNDRRAT
Me dergoj Dielli ca rreze mbi fytyren time.
Ato luanin me mua,qeshnin,ndersa une flija gjume.
Te dua,O Diell,por te bukurat enderrime.
Porsa me vjen ti,shpejt ikin nga une.
Te dua ,o Diell, sa jeta me beso.
Por kur humbas enderrat, a vlej une pa to?!
ISHE….PO Ç’FARË MBETI?
Ti ishe e para dashuria ime.
Ti ishe me e madhja cmenduria ime.
Ti ishe enderra e vetme qe s’u trete.
ahe….ishe…ishe….ishe po c’fare mbete?
ËNDRRA E PËRMBYSUR
Ti brenge e shpirtit lamtumire.
Ti e genjeshtra dashuri.
Pa ju besomeni ndjehem me mire.
Dhe pse jam vetem pa njeri.
Ne breg te detit e vetmuar.
Kupen e ndarrjes me dhimbje pi.
Permbi valen e terbuar.
Shpirti derdh lot me furi
Arratisu, ti ,enderr e permbysur
Ti, me e pabesa dashuri
Neper shkembenje tju shoh gremisur
Dhe mos mu ktheni me perseri.
* * *
Oh , jeta s’paska bukuri
Pa shoke ,pa gaz pa dashuri!
LOZONJARJA
Te gjithe djemte te enderruan.
Te te kene ne gji.
Por dot kurre s’ju afruan.
Zjarreve qe ndez ti.
Oh nje dite krejt papritur.
Nga pleqesia e vjeter.
Nuse shkove dhe lulezove
Ne nje bahce tjeter.
Iku vasha,iku nuri
Dita krejt u nxi.
Kenga ndali,plasi guri.
Djemte rane ne zi.
Iku vasha,cika stralli.
Lule bliri arom mali.
Iku vasha me behare.
Dhe shume djem ngelen beqare.
Iken vitet ca nga ca…..
Me, bukuri e tille s’u pa.
UNE dhe TI.
Nje buzeqeshje me dergon.
Dhe merzitjen ma heq krejt.
Zemra gazit me gufon.
Heshtja,brenga larg u tret.
Shkelqejne syte cika steralli.
Ndezin zjarre anembane.
Burrimi qe zbret nga mali.
Nuk e shuan dot sevdane.
zjarri,zjarr do,qe te shuhet.
Zjarr ndez puthja plot magji.
Thone me zjarrin s’mund te luhet
Ne mes zjarresh ,une dhe ti!
DIELLI I VENDIT TIM
Dielli portokall.
Lahet permbi vale .
Dhe iken ngadale.
Tej ne perendim.
Te pres ne te ardhe.
Ne rrezen e pare.
Te me mbushesh shpirtin.
Drite edhe gezim.
Te shof ne te shkuar.
Zjarr I flakeruar.
Kur puthesh me vale.
Ne cdo perendim.
Je magjia vete.
Prush qe perflak det.
Krejt ma ke pushtuar.
Shpirtin, permallim
Ku do qe te vete.
Do te mbaj me vete.
Si mijera sekrete.
Dielli I vendit tim
Gjirokastër, prill- mal 2016
Vitori Vita Kotoni i takon një familjes së njohur të turizmit karakteristik argjirokastrit.Me dekada të tëra ushtron biznesin turistik –kulturor edhe njëkohësisht nga mosha e rinisë merret edhe me poezinë.Deri më tash ka botuar dy vëllime të suksesshme me poezi,por bashkëpunon me revista letrare në Shqipëri,Maqedoni,Greqi, ndërsa këtë vit shpreh dëshirën që të paraqitet edhe para publikut të Ulqinit.Vita, shton se Ulqini dhe Gjirokastra kanë ngjashmëri, dy qytete të lashta guri,Kala.
Përg. I.BERJASHI