
Ilustrim: Pamje nga manifestimi i vitit 2004
Shoqata “Ora” organizon edicionin jubilar, të 20-të, të manifestimit tradicional “Pranvera në Anën e Malit”, i cili do të mbahet nga 12 deri më 14 qershor 2026.
Ky aktivitet kulturor tashmë i njohur do të ofrojë një program të pasur me aktivitete artistike dhe tradicionale, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore të zonës.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe mediat që të jenë pjesë e këtij manifestimi treditor, i cili synon të ruajë dhe të promovojë traditat lokale.
