Ilustrim: Nga aktivitetet e kaluara

Më 6 qershor, në terenet sportive të hapura në Shasi, do të zhvillohet edicioni i tretë i Turneut Rajonal të Volejbollit për Femra – SHASI 2026, një ngjarje që tashmë po shndërrohet në traditë sportive dhe kulturore në këto treva, kështu mësohet nga KV Barbana, transmeton Ulqini Online.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet: nikoqiri KV “Barbana”, si dhe ekipet mysafire KV “Peja” nga Peja, KV “Flaka 95” nga Presheva dhe KV “Rias” nga Struga. Pjesëmarrja e këtyre skuadrave premton një nivel të lartë gare dhe një spektakël të vërtetë volejbolli.

Turneu do të organizohet në ambiente të hapura, duke krijuar një atmosferë unike për sportistët dhe publikun, në një nga zonat me vlera të veçanta natyrore dhe historike siç është Shasi.

Përveç ndeshjeve, organizatorët kanë parashikuar edhe aktivitete shtesë për ekipet pjesëmarrëse. Mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë një shëtitje me trajekt në Liqenin e Shasit, duke u njohur nga afër me bukuritë natyrore dhe historinë e këtij qyteti të lashtë.

Gjithashtu, nuk do të mungojnë befasi të ndryshme sportive për ekipet pjesëmarrëse, duke e bërë këtë turne më shumë se një garë – një përvojë të plotë që bashkon sportin, turizmin dhe miqësinë.

Turneu Rajonal i Volejbollit “Shasi 2026” po luan një rol të rëndësishëm në promovimin dhe avancimin e njohjes së qytetit të vjetër të Shasit, duke e vendosur atë në hartë edhe si një destinacion sportiv në zhvillim.

Më 6 qershor, të gjitha rrugët çojnë drejt Shasit, aty ku sporti, tradita dhe mikpritja bashkohen në një ngjarje të paharrueshme.

By admini

Leave a Reply