Beqir SINA – Philadelphia – PE
“Skëndërbeu, Nenë Tereza, dhe Ismail Kadare bëjnë një trini (treshe) që i bënë nder kombit tonë, e larteson kombin tonë, secili në mënyrën dhe madhështinë e vet gjegjëse: Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, NenëTereza e bëri me uratë, ndërsa Ismail Kadare është duke e bërë me penë e art.”
PHILADELPHIA PE : Shoqata Adhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në bashkëpunim me Akademin Shqiptare-Amerikane të Shkencës dhe Artit, organizoi ditën e Shtunë, më 30 Janar 2016, veprimtarinë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë me famë botërore Ismail Kadare.
Veprimtari, kjo, e cila ishte konceptuar si një akademi shkencore, u mbajtë në Qendrën Kulturore të Shoqatës.
Morën pjesë dhjetra vetë, mes tyre, veprimtar dhe intelektual të vjetër e të rinjë shqiptar, gazetarë, shkrimtarë, poetë, muzikanë të njohur, afaristë të suksesëshëm, dhe njërëz të tjerë të artit e kulturës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky, aktivitet, i cili u mbajtë në kuadër të vitit të quajtur “Viti i Kadaresë” me rastin e 80 – vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të madh, Islmail Kadare, përmbante; kumtesa , fjalë përshëndetëse, recitime, dhe poezi të Kadaresë, si dhe një video-projektsion televizivë.
Interes të veçantë në këtë veprimtari, zgjoi tek pjesëmarrësit shfaqja një video-montazhi televizivë, përgatitur me disa pamje filmike të marrë nga televizionet kryesore shqiptare(një intervistë 17 minutshe, e cila duket se ishte më e fundit e Kadaresë, bërë me gazetaren Eni Vasili – TV – 24 Orë News).
Aty, Kadare, rrefehej për atë, gjithmonë, simbas gjykimit të tij, përse duhen hapur dosjet e sigurimit të Shtetit.
Intervista, kishte marr shkas edhe prej librit “Kadareja i denoncuar” i shkrimtarit Dashnor Kaoçi, ku shkruhet mbi dokumentet sekrete, ose dosjet famëkeqe, të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror i PPSH, kur ata sulmonin në atë kohë, edhe vetë shkrimtarin Ismail Kadare, shkruante autori i këtij libri, tha gazetaria gjatë intervistës.
Në fund të kësaj veprimtarie, Shoqata Adhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në bashkëpunim me Akademin Shqiptare-Amerikane të Shkencës dhe Artit, vendosën t’i shkruajnë Akademisë Nobel në Oslo – Norvegji, me propozim të kryetarit të akademisë, profesor Kodra, një letër, ku thuhet se ata kan propozuar për të dytën herë, ( herën e parë në 75 -vjetorin e lindjes), shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel -për letërsi, i cili është edhe fitues i disa çmimeve prestigjoze ndërkombëtare.
Këtë, veprimtari, e hapi kryetari i Shoqatës Adhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia, zoti Tajar Domi, i cili u shpreh në fillim të fjalës së tij, se : “I mbrritur disa herë tek çmimi Nobel, që prej shumë kritikve ndërkombëtar qofshin këta europian ose amerikan, është quajtur i meritueshem, Kadareja, i bëri letrat shqipe, pjesë të letërsisë botërore, dhe veprat e tij, të përkthyera në më shumë se 44 gjuhë të huaja, pjesën më të begatë në letërsinë shqipe. Vepra e Kadaresë, nuk është si çdo vepër tjetër, pasi letërsia shqipe mund të themi me plotë të drejtë, nga e pa qenë për të huajt, u bë e njohur, dhe më e lexuar dhe e çmuar, për ta, dhe një vlerë për ne shqiptarët’’ tha kryetari i shoqatës, z Tajar Domi.
Ai faleminderoi me këtë rast edhe veprimtarët nga Nju Jorku, pjesëmarrës në këtë veprimtari, anëtar të akademisë, znj. Sanie Selita, Bashkim Rusi dhe profesor Mentor Mata.
Mëpastaj fjalën kryesore e mbajti me kumtesën “Gjeniu i letrave shqip” ish kryetari i kësaj shoqate, z.Llazar Vero ( gazetar dhe njohës i vjetër e Kadaresë).
Në kumtesën e tij, zoti Vero, permendi u shpreh që për ne të cilët u rritëm me poezitë e tij, me poemën për fëmijë kushtuar Argjiros, pastaj me prozën e tij, krejt të veçantë, duke filluar me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, të çuditemi paksa me këtë “Gjeniu i letrave shqip”.
“Me fuqinë krijuese të pashterur, me atë ç’ka i ka dhënë dhe jep, letërsisë shqipe dhe botërore, me një pjesëmarrje aktive në shqetësimet e jetës së popullit shqiptar, ai është ende dhe me më energji”, tha Vero.
Me të gjithë veprat e tij, tha ai, Kadare, është dhe do të jetë përherë një ngacëmues i fuqishëm, për njohur vetveten, për të analizuar historinë dhe aktualitetin, për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit bashkëkohor.
Gjatë kësaj kumtese folësi i ditës, nënvizoi atë që ai e quajti se “Kadare, ka një shqetësim të përhershëm për fatin tonë., për jetën tonë, për të ardhmen, shetësim që e gjen në prozën e tij brilante, në reportazhet, esetë, intervistat jo të pakta, në shtypin shqiptar dhe atë botëror. Çdo gjë që del nga pena e tij, çdo mesazh dhe mendim që jep, pritet me një interes të veçantë, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë, shumë më gjerë nëpër botë. Kjo është forca e njeriut të madh, talentit të veçantë, fuqisë së mendimit të tij, forca e gjeniut” tha në fjalën e tij, ish kryetari i kësaj shoqate, z.Llazar Vero ( gazetar dhe njohës i vjetër e Kadaresë).
Kryetari i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencës dhe Artit, profesor Skënder Kodra, foli për anën filozofike të veprave dhe krijimtarisë së Kadaresë, dhe si i njihte ai Kadarenë, duke propozuar në 80 vjetorin e lindjes edhe çmimin Nobel për letërsi për Kadarenë, me anë të një letre në emër të Shoqatës Adhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, dhe Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencës dhe Artit.
“Disa vlerësime për veprën e I.Kadaresë” ishte kumtesa e profesor Sadik Elshanit, i cili ndër të tjera tha se :“Vepra e Ismail Kadaresë është një thesar kombëtar, Ismail Kadare, është Vlerë, Nderi i Kombit, krenaria jonë. Skëndërbeu, Nenë Tereza, dhe Ismail Kadare bëjnë një trini (treshe) që i bënë nder kombit tonë, e larteson kombin tonë, secili në mënyrën dhe madhështinë e vet gjegjëse: Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, Nenë Tereza e bëri me uratë, ndërsa Ismail Kadare është duke e bërë me penë e art.”
Duke folur për atë se shkrimtari ynë i madh i takon çmimi Nobel, shkrimtari Vlashi Fili, (ish i burgosur politik) me argumente simbas tij, lexoi kumtesën” Ismail Kadaresë, i takon çmimi Nobel për Letersi”.
Me tone poetike, dhe një përshkrim të gjerë foli shkrimtarja dhe poetja e njohur e komunitetit Iliriana Sulkuqi, poetja dhe mikja e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, kurse, Suzana Vangjeli recitoi një poezi për shkrimtari e madh Ismail Kadare.
Veprimtari në nderim të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të madhë, Ismail Kadare, u mbyll me një koktejl , i shtruar me këtë rast për të gjithë pjesëmarrësit .