Shoqata nga diaspora vazhdojnë më përkrahjen e studentëve tonë në Malësi.

Shoqata Malësia e Madhe nga New York-u, në bashkëpunimin me Shoqatën Malësia e Madhe nga Detroiti, ka bërë përzgjidhen e studentëve nga Malësia që do të shpërblehen me bursë për vitin akademik 2015/2016.

Për këtë vit akademik bursat kanë përfituar gjithsej 73 studentë, 46 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga NY dhe 27 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga Detroiti, njoftojnë nga këto dy shoqata.
Listën e studentëve përfitues të bursës mund të shikoni më poshtë.

Ndarja e bursave do të zhvillohet më 7 shkurt 2016, në ora 11:00, në sallën e Komunës urbane të Tuzit.

Studentët përfitues të bursës, si dhe familjarët e tyre janë të ftuar të marrin pjesë në ndarjen e bursave, njoftojnë shoqatat.

Shpërndarjen e bursave do ta bëjë Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe nga New York-u, Z. Ëjllo M. Berishaj në bashkëpunimin me disa aktivistë dhe ish bursistë nga Malësia./malesia.org/

By admini

One thought on “Disapora e Malësisë ndan bursa për studentët në vendlindje”
  1. Te mjeret studentet shqiptare ne duar te kujte kan mbete: ne duar te qeverise antishqiptare ne Podgorice dhe deget e saj ne New York dhe Detroit.

    Shqiptare ini krenare: pa shtet pa pushtet nuk keni asnje xhihadist. Keto jane traditat shqiptare te Ulqinit, Krajes, Aness se Malit,Malesise, Plaves dhe Gucise.

Comments are closed.