kuvendi-ulqinitZgjidhjes së ngërçit politik në komunën e Ulqinit nuk i shihet as fillimi dhe as fundi. Partia më e madhe në Mal të Zi por edhe në Ulqin, ajo e DPS-it ka paralajmëruar se pas votbesimit për Qeverinë e Malit të Zi në parlamentin shteror do ti kthehet çështjes së Ulqinit. Por edhe ato e kanë të vështirë të përcaktohetn se me cilën nga subjektet shqiptare duhet të qeverisin, me Forcën apo Partinë Demokratike dhe aletatet e saj. Këtë zgjedhje edhe më shumë veshtirëson votat pro qeverisë së Millo Gjukanoviqit nga deputetet shqiptarë.

Rikujtojmë se për votbesimin e qeverisë kanë votuar deputeti i Forcës Genci Nimanebegui dhe ai i Alternativës Shqiptare Nuk Gjeloshaj. Gjeloshaj formalisht përfaqëson koalicionin që e ka udhëhequr Fatmir Gjeka, kryetari aktual i komunës dhe i Partisë Demokratike. Gjeka njëheri edhe publikisht ka sygjeruar Gjeloshajn të votojnë pro qeverisë së Malit të Zi.

Sipas njohëseve të mirë të çështjeve politike shihet si mundësi e vetme në këtë rast zgjedhjet e parakohshhme lokale që ndoshta mund të shkonin bashkë me ata shtetrore.

Në të njëjtën linjë janë edhe vetë politikanët.
”Kur të jenë zgjedhjet paralamentare atherë do të jenë edhe ato lokale”, kështu shpreh opinionin e tij për tvt kryetari i Kuvendit të Ulqinit nga radhët e Forcës Fuad Haxhibeti.

”Në këtë situatë që jena  do të ishte më korekte që mandati ti kthehet popullit të vnedos se kush ka qef me i udhëheq”, këto janë fjalët të këshilltarit të URA-së në parlamentin lokal dhe njëheri deputet në atë shtetror Dritan Abazoviq.

Njëjtë mendon dhe Lugj Shkrela nga DPS.
” Me shku në zgjedhje të parakohëshme kishte me qenë zgjidhja më i mirë”, vlerëson Shkrela duke shtar se ky është mendimi i tij personal.

Diëtë dhe muajët në vazhdim dë të tregojnë se si do të shkojë e gjitha kjo.

By admini