
Shkruan Ali Gjeçbritaj
Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhe variantet e tyre pasurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare. Kjo është simbolikë e veçantë që dallohet me tiparet e veçanta. Në Krajë bie fjala janë dalluese veshja e Anës së Sipërme dhe e Anës së Poshtme. Emblemë e të pares s’ka dyshim se është veshja e Shestani, veshja e grave. Karakteristikë, në të dy anët është, edhe pse Kraja është zone e thatë, pa ujë të gjallë, veshja e gruas kranjane është e bardhë, karakteristike për gjithë zonën me përjashtim që veshjet e nuseve janë të dekoruara me ngjyra të theksuara të ndritura. Qëllimi i këtij shkrimi nuk ka të bëj aspak me studim, por thjesht një përshkrim i veshjes së gruas kranjane në Anën e Poshtme të saj.
Ashtu si veglat e punës, shtëpitë e banimit, ushqimi etj. edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut, thotë Afërdita Onuzi. Edhe kranjanet sipas moshës dhe kategorisë shoqërore krijuan veshjen e tyre me karakteristikat dhe tiparet e saja. Kur kemi të bëjmë me shtresën shoqërore, fjala është këtu vetëm për stolitë e gjoksit me ar e serm e jo me tipare tjera. Të gjitha veshjet e femrës krajane kanë krijuar një pasuri veshjesh. Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe veshja e grave Krajës zë një vend të posaçëm në trashëgiminë tonë të begatë. Këtë begati në Krajë, në Anën e Poshtme të kësaj krahine shqiptare e populluar kryesisht me shqiptarë të besimit islam, gratë e kanë ruajtur me fanatizëm. Me kohë u krijua këtu veshja popullore, e cila në këto anë është ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga gratë. Gjë që për veshjen e burrave nuk mund të thuhet. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por edhe mënyra e stilizimit, janë ato që pasqyrojnë veçantinë etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, edhe këtu është i lidhur ngushtë me historinë e zhvillimit e përgjithshëm ekonomik, arsimor e kulturor tek kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë e veshjes karakteristike të Krajës(fjala është këtu me disa zbukurime të cilat kanë pësuar disa ndryshime të vogla e që nuk janë përdorur më parë)
Në Krajë veshja e gruas ka tri tipare të saj. Veshja e vajzave, veshja e nuseve dhe veshja e grave të moshuar, plakave.
Veshja e vajzave përbëhet nga këmisha e qepur nga faqelli i bardhë, tpanat (brekët, në Krajë përdoret fjala tlindat) e bardha pa dekorime në kamëza, mangët e bardha të dekoruara me lule të pakta, të veçanta për moshën, xhamadani nga kadifeja e zezë i dekoruar me shirit të hollë të bardh, boçja (përparësja) e lidhur në brez me tojë përreth trupit. Boçja është e bardhë, e punuar nga leshi në tezjeh (vekë). Në brez vajzat vendosin edhe mendil në anën e djathtë me dekorim të ndonjë luleje. Edhe çorapët e vajzave janë çorapë leshi të bardhë. Në gjoks si dekorim vajzat vejnë po ashtu mendilin e bardhë me ndonjë lule në krahun e djathtë. Në kokë mbajnë shami të bardhë që në gjuhën popullore i thonë degermi e bardhë, e butë. Siç shihet, veshja e vajzave të Anës së Poshtme të Krajës është tërësisht e bardhë me përjashtim të xhamadanit.
Veshja e nuses dallon nga ajo e vajzave për nga ngjyrat. Me gjithë atë, edhe këtu mbizotëron e bardha. Nusja, kuptohet ka më shumë zbukurime në veshje kudo ndër shqiptarët. Kraja s’ka si të bëjë përjashtim nga kjo traditë gjithë shqiptare. Nuset në Krajë veshin këmisha me nuanca të ngjyrës së bardhë. Veshja e poshtme, tpanat (brekët) po ashtu të bardha, por kamëzat, pjesa më e poshtme e tyre, janë të qëndisura me gjilpërë, në popull njihen me termin ura, pra tpanat me ura. Në pjesën e më sipërme të kamëzave, mbi ura, tpanat e nuseve dekorohen edhe me qëndisje në gjergjef. Kështu si rrjedhojë del se dekorimi i kamëzave të tpanave janë të stolisura me dy zbukurime qëndisjeje, me grep dhe në gjergjef. Setra e nuseve paraqet karakteristikë të veçantë për këtë kategori të veshjeve së nuses kranjane. Setra është nga kadifeja e zezë e shëndritshme me jaka jeshile ose të kaltërta. Jakat sikur edhe mangët e setrës janë të dekoruara me shirit të bardhë. Edhe pjesët e poshtme të dorëzave të setrës janë me ngjyrë të jakave. Hasen këtu edhe shirita ngjyrës së verdhë të hapur. E gjithë setra e nuses është e qepur dhe e therur me tegela të shpeshtë. Nën setër, nusja vesh xhamadanin e nuses i cili është nga kadifeja e zezë. Xhamadani qëndiset me tertil, stolisur me shirit me ngjyrë të theksuar që i shkon për shtati nuses. Stolisja e kokës së nuses nisë me kavërxhikun i cili është nga mëndafshi i kuq, me dekorime të llojë-llojëshme dhe me thakë e që lëshohet poshtë shpinës si stoli. Kavërxhiku ka edhe kapuçin i cili vendoset në kokë dhe është me ngjyrë rozë. Urat e tij janë të qëndisura me fije të arit. Krahas kavërxhikut, stoli e shpinës së nuseve janë edhe kurdelet, të cilat kanë ngjyra të larmishme të hapura, ku mbizotërojnë roza, e kuqja, jeshilja dhe e kaltërta e hapur etj. Mbi kavërxhik nusja vendosë degerminë e bardhë nga mëndafshi. Nusja poashtu veshë mangët me ngjyrë të bardhë të dekoruara me ngjyra të larmishme të hapura. Mbizotëron kryesisht dekorimi me ngjyrë rozë dhe qëndisja me tegela jeshil. Pjesë e veshjes së nuses, sikur edhe te vajzat, është edhe boçja, e cila vihet në brez dhe lidhet në ije, me tojë me ngjyrë të hapur. Boçja e nuses është me ngjyra të hapura ku mbizotërojnë e kuqja, roza, ngjyra vjollcë dhe ngjyra tjera të hapura. Boçja e nuses stoliset me fije ari. Ngjyrat e boçes qëndrojnë në pozitën vertikale dhe janë paralele. Stolit e brezit të nuseve janë edhe çevret, (llojë shamie këto të qëndisura) në kënde (qoshe). Ngjyrat e çevres kryesisht janë rozë, ndërsa mendili dekorues i brezit ka ngjyrën jeshile i qëndisur në skaj. Dekorim i posaçëm në veshjen e nuses është hajmalia. Ajo është e dekoruar me pesë ose shtatë grashatarë (në formë monedhe argjendi të vogla) dhe e lidhur me qestekë nga sermi (argjendi). Nuset i varin hajmalitë me qestekë në anën e majtë në qosh të xhamadanit. Hajmalitë hasën edhe në veshjen e nuses çame. Zbukurim tjetër tek veshja e nuses është edhe bazibeni, luan rolin e hajmalisë por nuk e ka formën e saj. Nuset zakonisht veshin çorape leshi me ngjyra të hapura të qëndisura me lule në maje të gishtërinjve. Çorapët janë punuar nga leshi i butë me kërrabëza. Zatën, edhe një këngë e vjetër popullore ndër të tjera thotë: Ban çarap pak me vrap, nji syze, nji sahat, mu sjellë njer gjashtë sahat, mi marue nji mat-mat(një mot-mot). Pjesë e veshjes dekorative e fytit të nuseve kanë qenë edhe gjerdanët me rruaza.
Edhe veshja e grave të moshuara, e njohur si veshje e plakave përbëhet nga ngjyra e bardhë. Tlindat janë të bardha. Gratë plaka që nuk janë vejusha kamëzat e brekëve i kanë të dekoruara me ura, ndërsa vejushat jo. Këmisha nga pelhura dhe degermia (shamia e kokës) janë të bardha. Setra e zezë e thethur me tegela por pa zbukurime. Jakat dhe dorezat me shirit të bardhë të hollë, më të hollë se tek setra e nuses. Plaka vesh nën setër xhamadan të zi me shirit të verdhë. Boçja e plakes është e bardhë nga pambuku, ndërsa si dekorim plakat në brez vendosin tojën e brezit një mëndil të thjeshtë të bardhë. Mangët e anterisë së plakës janë ngjyrë misri me dekorime të pakta jo të theksuara. Plaka përdor çorape të zinj leshi.
I gjithë ky bagazh etnografik veshjes së grave në Anën e poshtme të Krajës është punuar në tezjeh (vekë). Karakteristikë e kësaj veshje në të tri moshat është se mbizotëron veshja e bardhë e trashëguar nga Iliria e lashtë, nga fisi ilir Labeat që ka populluar basenin e liqenit të Shkodrës. Duket qartë se pasardhësit e këtij fisi të lashtë ilir janë edhe kranjanët. Këtë e dëshmojnë në Krajë, jo vetëm veshja e bardhë edhe në morte, por edhe simboli i gjarprit i skalitur në gurët e shtëpive në disa vendbanime të Krajës, si në Anën e Sipërme ashtu edhe në Anën e Poshtme. Ora e shtëpisë (gjarpri), ngjyra e bardhë e veshjes, mënyra e mbulimit të kokës me shami, si dhe shumë karakteristika tjera janë dëshmi e pamohueshme së kjo trevë është iliro–shqiptare.
Interesant, nuk kam asgje kunder rethit te Ulqinit, por temat si Kraja, shkolla Bedri Elezaga, Argzim Rexha, Shasi etj.
Ketu nuk ka asgje per Ulqin. Po pse nuk e thiret si shembul Kraja-Online, por Ulqini-Online??
Qesharake puna……
Me vrtet e du Krajen si Ulqinin me gjith shpirt e me zemer.
Nuk pata mendim the offendoj os ken, vec pak kritik pozitiv, se prita se po qitni komentin.
Pershendetje…