Kryetari i KKSH-së, Faik Nika u takua me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Christopher Kamp

Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadori Christopher Kamp me delegacion, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, organizuan në Podgoricë tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të këshillave të pakicave në Mal të Zi, për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit që lidhen me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika, gajtë takimit me komisionerin Kamp, e njoftoi gjerësisht mbi statusin dhe situatën e shqiptarëve në Mal të Zi, duke theksuar ruajtjen e identitetit kombëtar, shtrirjen teritoriale dhe numrin e shqiptareve ne Malin e Zi sipas cenzusit të fundit,  çështjen e arsimit në gjuhën shqipe ku mungojnë librat adekuat për mësimin e historisë dhe kulturës së identitetit shqiptarë, çështjen e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në institucionet publike, agjensionet qeveritare, bordet e kompanive publike etj.

Kryetari Nika, e njoftoi Ambasadorin Kamp edhe për zhvillimin ekonomik të teritoreve ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, zhvillimin infrastrukturor, pastaj mbi të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, toponimisë dhe simboleve kombetare, mbi  botimet në gjuhën shqipe,  mediat dhe informimin, si dhe ruajtjen e trashigimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi i parapriu Konferencës Rajonale mbi “Nxitjen e Zhvillimit Ekonomik në Shoqëritë e Larmishme në Evropën Juglindore”. 

By admini

Leave a Reply