NEW YORK : Ike shumë shpejtë në parajsën e përjetshme, ike për nē amshim – të cilën në profetizëm e besoje aq shumë – i dashur mik, shok, mësuesi im i mirë në gazetari dhe koleg gazetar…i atyre viteve të vështira – kur bashkëpunonim bashkë, në atë fushë “beteje”.
Unë nga Shtetet e Bashkauara, dhe ti Goni – me atë kolektivë kolegësh simpatik – gazetar profesional dhe guximtarë, atdhedashës dhe demokratë të flaktë të cilët, me përkushtimin tuaj dhe njëri tjetrit, në atë kolektivë kompakt, u bënë më pas shkolla e gazetarisë, teksa e nisën punën e tyre të lirë – në Radio “Kontakt”, ose siç thoje ti në spotin e saj çdo ditë “Jeni duke dëgjuar Radio Kontakt : Kënaqësia e ditës suaj”!
Goni pata fatin …e mirë të bashkëpunonim por edhe ishe mik i shtëpisë time, disa ditë sa qendrove në Nju Jork, kur prej nga Nju Jorku – raportonim nga kompjuteri im “shkatarraq” të dy për atë se çfarë po i kanosej Kosovës, dhe për marrjen peng të demokracisë së brishtë, nga falangat e kuqe të krimit – që e morën atë vit pushtetin me armët e rrëmbyera nga kazermat e ushtrisë shqiptare.
Ne u takuam dhe u njohëm dhe ishim bashkë! Kur, era e luftës, në Kosovë ishte në prag të saj – kurse, Shqipëria, po përjetonte ngjarjet e 97’, një nga më të rëndat në historinë e shtetit shqiptarë, me revolucionin e falangave të kuqe të partisë socialiste, që dhunojë demokracinë e brishtë, përsëri ato ditë ne ishim bashkë, në takimet dhe intervistat me ish-kongresmenin Joe DioGuardi, senatorin Jon Stevens Corzine në Nju Xhersi, kongresmenin Bill Gillman, senatorin Joe Liberman, senatorin John McCain, e tjerë.
Gjatë atyre ditëve u takuam me bashkëatdhetarët tanë, kryetarin e Vatrës Agim Karagjozin- të cilin ju e kishit intervistuar në Tiranë, pas ngjarjeve të 97- takuam vatranët, në Shtëpinë e Vatrës, takuam dhe bisdeuam me patriotët dhe atdhetarët, demokratët e dëshmuar, e tjer,.
I përjetshëm qoftë kujtimi Ytë! Prehu në paqe –
Flet gazetari Bala “in memoriam” në 10 vjetorin e saj (2007)për krijimin e Radio Kontakt
U themelua mes plumbave te trazirave te vitit 1997. Ne nje kohe kur emrat me ne ze te gazetarise shqiptare, mes tyre Vjollca Vokshi, Reis Cico, Ilva Tare, Alfons Zeneli ishin pushuar nga puna. Kane shkuar plot 10 vjet prej tetorit te vitit 1997, kur Radio Kontakt nisi transmetimin e saj, duke u bazuar ne programacion te plote. Jo vetem informacione, por ajo cka eshte me e rendesishmja dhe risia ishte perfshirja e publikut nepermjet telefonatave, per te thene fjalen dhe shqetesimin e tij, duke u shnderruar me vone edhe ne nje reporter. Por fjala e lire ka koston e saj! Nje nder themeluesit e saj, Agron Bala ne kete 10-vjetor rrefehet, duke falenderuar te gjithe ata qe punuan, sidomos degjuesit, pa te cilet Radio Kontakt nuk do te perbente ngjarje!
Nga ju lindi ideja per te krijuar nje radio?
Ne fakt, as une dhe as bashkeideatori tjeter i saj, Riza Rusi (po te ishte gjalle sot) nuk mund t’i pergjigjeshim saktesisht kesaj pyetjeje. Une vija nga jashte, ku kisha pasur mes te tjerash edhe nje eksperience radiofonike. Ai, ishte privuar nga shkollimi i larte, per arsye biografie, ndaj ishte marre gjithe kohen me riparimin e aparateve te radiove apo televizoreve. Ai ishte pasionant pas teknikes e une pas gazetarise. Nje dite, duke pire kafe, mes plumbave te ’97-es, pothuajse njeheresh, brenda nje casti, pa menduar gjate, vendosem te krijonim nje radio. Dy jave me vone, ai solli te gjitha aparaturat dhe une u mora me krijimin e stafit. Une e kisha shume me te lehte. Pothuajse i gjithe stafi i televizionit publik ishte pushuar nga puna, madje ata me te aftet, mes tyre Vjollca Vokshi, Shpresa Ukcama, Reis Cico, Ilva Tare, Alfons Zeneli etj. Kisha punuar kohe me pare me keta gazetare, jua njihja vlerat, e dija qe kishin ardhur kohe te veshtira per ata. Mbi te gjitha, ata deshironin te punonin ne profesionin e tyre, te privuar ate vit. E mirepriten ftesen qe iu bera dhe u krijua stafi i radios.
Pse Radio Kontakt?
Sepse ne ate kohe, Radio Kontakt ishte nje radio e njohur ne France dhe funksiononte mbi bazen e “radiove asosiative” d.m.th., financimit nga degjuesit. Animuesit dhe stafi teknik paguhej nga te ardhurat qe mblidheshin nga degjuesit. Kete ide desha te implementoja edhe une ne Shqiperi. Mjetet tona financiare ishin fare minimale, mundesite per te mbijetuar ne tregun mediatik te kohes ishin po ashtu minimale. Ndaj, kjo ide ishte vertet e veshtire te perqafohej ne Tirane. Duhej te krijoje nje radio shume popullore, shume afer interesave te degjuesve dhe mediatikisht te suksesshme. Ia arritem kesaj shume shpejt, sepse nje muaj me vone krijuam Klub Kontakt, qe ishte financuesi kryesor i radios. Cdo anetar i klubit kishte karten e vet dhe kontribuonte me 500 leke ne muaj. Fillimisht kjo ndodhi ne Tirane, por disa muaj me vone edhe ne Durres e Kavaje. Pra, vete funksionimi i kesaj radioje ia ngjizi asaj emrin. Kontakt! Ne krijuam nje kontakt te perhershem me degjuesit tane dhe emri i saj shprehte me se miri konceptin mbi te cilin funksiononte.
Kur filluan transmetimet? Ne cfare kushtesh keni punuar?
Realisht transmetimet prove nisen ne shtator te 1997. Siguruam nje lokal fare modest si madhesi dhe si kushte. Vendosem antenen mbi catine e godines dhe filluam… Ne tetor te po atij viti mund te them se filluam transmetimet e rregullta me programacion. Alfons Zenelin e zgjodha drejtor, por ai kishte edhe barren e programit te darkes “Alfons Kontakt”. Vjollca Vokshi dhe Ilva Tare merreshin me informacionin dhe me nje emision “Aktualitet-Problem dite”. Reis Cico u angazhua ne programet kulturore, ndersa une ne nje program te perditshem “Visaret e Kombit”. Ketij grupi iu bashkengjiten shume shpejt edhe disa te rinj. E vecanta e ketyre transmetimeve te para ishte futja e telefonatave te degjuesve drejtperdrejt ne transmetim. Keshtu, per here te pare, protagoniste te nje medie ishte vete publiku. Per cdo emision ne redaksi arrinin mbi 100 telefonata. Nje shifer rekord per kohen. Problemi ishte se, ngaqe kjo ishte nje “gje e re”, shume degjues, per te qene protagoniste, telefononin ne cdo emision dhe cdo dite, aq sa ne, gazetaret i njihnim me emer sapo shqiptonin frazen e pare. Me vone u detyruam t’i largonim me miresjellje, duke iu kerkuar te flisnin vetem nje here dhe ne nje emision… Ka pasur raste qe degjuesit nuk na linin te mbyllnim programin, ndaj emisionet zgjasnin ndonjehere deri ne mengjes.
Radio Kontakt kishte jo pak probleme me qeveritaret e kohes…
Po realisht! Duke filluar nga telefoni, i cili ishte mjeti i vetem i komunikimit me degjuesit. Nuk kishte dite qe mos te na dilte problem here me sinjalin, qe befas nderpritej e here me kabllon qe keputej ne shtylle… Me pas filluan gjyqet. Kryeministri i asaj kohe kerkoi procedim penal ndaj Vjollca Vokshit per gjoja “shpifje”. Me pas, na hodhen ne ere antenen me dinamit, erdhi nje batalion me police per te “kontrolluar” per arme, Alfonsin e arrestuan, mikun tim, Riza Rusi, e vrane dhe as sot e gjithe diten nuk jane gjetur autoret… Me pas… Realisht ka pasur shume incidente te krijuara nga qeveritaret e kohes. U ndaluan keto incidente disi kur Pandeli Majko u zgjodh Kryeminister, ndofta sepse ai fliste vete ne kete radio… Madje, ne nje rast, ndersa ndodhej ne nje konference shtypi, nje gazetar i tha cfare mendonte per nje ngjarje qe kishte ndodhur disa minuta me pare se ai te dilte perpara gazetareve. Ai iu pergjigj se nuk kishte dijeni per ngjarjen, por i kerkoi gazetares te dinte nga e kishte marre lajmin. Ajo iu pergjigj qe e kishte degjuar ne Radio Kontakt. Dhe Majko Kryeminister iu pergjigj menjehere: “Nese e ka dhene Kontakti eshte padyshim lajm i vertete”. Por kundervenia ndaj nje medie e ben ate shpeshhere me te suksesshme, me te admirueshme”.
Shpeshhere ne mediat e kohes, Radio Kontakt eshte cilesuar si radio e opozites, flitej se financohej nga PD-ja. Ju vete ne ate kohe ishit zedhenes i PD-se…
Ju siguroj se Radio Kontakt nuk ka pasur qofte disa qindarka kontribut nga PD-ja. Ju thashe kush e financonte, madje mund t’ju them se akoma i ruaj blloqet financiare te qytetareve qe kane kontribuar. Nga ana tjeter, nuk ka asnje dyshim se ajo ishte radio me politike redaksionale djathtas. Po ashtu, ne kushtet qe fjala e lire ishte “molle e ndaluar”, hapja e saj ndaj publikut dhe qytetareve ishte “tabu” per kohen. Realisht, ato ishin kohe te veshtira dhe duhej guxim te flisje publikisht, aq me teper te flisje kunder qeverise. Po ja qe edhe ne ate kohe ka pasur qytetare te guximshem, megjithese disa prej tyre paten sanksione politike. Meqe elektorati i djathte e ndjente veten me afer kesaj radioje, natyrisht edhe kontribuonte me para dhe me telefonata. Por nuk duhet harruar qe PD-ja gjeti te kjo radio nje nga mbeshteteset e saj me te medha, madje per nje fare kohe te vetmen mbeshtetje mediatike. Ndaj ishte fare e lehte qe ta etiketoje kete radio “opozitare”. Jo pak njerez kane siguruar strehim politik vetem me deshmine e kartes se Klub Kontaktit. Kuptohet se edhe nga shtetet e ndryshme te kontribuoje ne Kontakt do te thoshte se perndiqeshe nga qeveria e kohes. Sot eshte e qarte se keto “interpretime” beheshin per te krijuar idene se kritikuesit publike ishin “opozitare”, por jo qytetare.
Mbas “Koha Jone”, Radio Kontakti mbahet si shkolle e gazetarise. Sot gazetaret e saj i gjen kudo…
Por, nxitoj te them se kjo eshte e vertete. Nuk ka media te shkruar apo vizive sot, ku te mos punojne gazetare qe kane filluar karrieren e tyre ne Kontakt. Po kujtoj vetem disa emra: Flamur Gashi, Xhuli Boja, Ilir Hoxha, Patrik Sadikaj, Elona Meco, Holta Zhiti, Eva Simoni, Desada Metaj, Alketa Vejsiu, Erisa Zykaj, Endri Xhafo, Ilir Nikolla, Erton Sinani, Paola Malaj, Flori Mumajesi e plot te tjere, qe momentalisht nuk me kujtohen. Jam vertet i lumtur qe hapat e pare te tyre ne gazetari jane te lidhur me kete radio. Ne kete kuptim, ajo u kthye ne nje institucion mediatik… Arriti nje moment qe redaksia e saj perbehej nga 25 veta. Dhe kishte disa prej tyre qe punonin pa asnje shperblim financiar.
Ju e cilesuat institucion?
Po, por jo vetem per gazetaret qe dolen prej saj, por edhe per qendrimet mediatike te saj, per aksionet me vlere kombetare qe ndermori. Po ju kujtoj se kur 30 mije kosovare kapercyen kufirin me 1998-en te detyruar nga dhuna e Milloshevicit dhe kur shteti shqiptar i la ne meshire te fatit, duke mos iu derguar qofte edhe buke thate, ne, pra Radio Kontakti, brenda 24 oreve pas nje apeli te bere ne valet e saj, grumbulluam 120 tone ushqime dhe te nesermen i derguam vete ne Tropoje. Morem prej andej qindra kosovare dhe i sistemuam ne familjet tiranase. Vetem nga kjo mund te kuptohet popullariteti i kesaj radioje dhe pushteti qe kishte ajo te degjuesit.
Cfare ngjarjesh mund te veconi ne historine 10-vjecare te kesaj radioje?
Jane shume, por mendoj se Radio Kontakti eshte deshmia e vertete e historise se viteve me te veshtira te ’97-’98, e fiksuar ne mijera kaseta audio. Nuk jane thjesht deshmite e personaliteteve te kohes, por kryesisht deshmite e qytetareve per ate kohe. Kujtoj se shume lajme kishin si burim te pare Kontaktin. Madje, “vigjilenca” e degjuesve ishte e tille qe secili prej tyre u kthye ne korrespondent vullnetar te radios. Rralle ndodhte qe ne te mos transmetonim nje lajm ne kohe reale. Nje nate perpara se ta vrisnin, Azem Hajdari deklaroi shprehimisht ne ate radio “mua neser mund te me vrasin…”. Ngjarjet kryesore te kohes transmetoheshin direkt. Himni i vertete i Shtetit shqiptar eshte transmetuar per here te pare ne origjinal ne Kontakt. Po ashtu himni i UCK-se eshte transmetuar per here te pare po aty. Radio Kontakt krijoi e para ne Shqiperi faqen e saj on-line dhe krijoi nje rrjet te gjere debatesh ne te gjitha sitet e shqiptareve ne bote. Po ashtu, shume gazeta qe nisen rrugen e tyre ne ate kohe, zbardhnin cdo dite lajmet e Kontaktit. Por, nje ngjarje dua patjeter t’jua them edhe ju. Ne nje kohe, kur radioja vertet kishte nje audience te jashtezakonshme, qeveritaret e kohes derguan policet per ta mbyllur. Dhe e dini cfare ndodhi? Pas nje apeli ne valet e saj, u grumbulluan mbi 2 mije qytetare, qe vune trupat e tyre ne deren e saj per mos te lene policine te vepronte. Disa qytetare qendruan me net te tera ne ruajtje te saj. Disa prej tyre sot jane ne administraten e larte te shtetit, madje ndonjeri edhe ne qeveri. Njeri prej tyre madje u ngjit deri ne postin e kreut te shtetit. Thjesht dua t’i falenderoj te gjithe. Pa degjuesit e saj, Radio Kontakt nuk do te perbente ngjarje!
Cfare pengu keni sot? Radioja ka pronare te tjere dhe nuk e ka popullaritetin e dikurshem…
Eshte normale. Ne ato kushte Radio Kontakti rezultoi e suksesshme. Me vone linden radio te tjera, televizione, gazeta, qe kishin kapacitete shumefish me te medha financiare, teknike etj. Ajo radio ishte prodhim i asaj kohe. Sa per pengun, do te deshiroja qe t’i mblidhja edhe nje here gjithe gazetaret e saj ne nje redaksi tjeter… Ju siguroj se do te ishim perseri te suksesshem. Dua gjithashtu t’i bej nje falenderim familjes sime, e cila per disa vite me pati thjesht “mik” ne shtepi. Ato muaj te pare te Radio Kontaktit, lindi vajza ime…E lija ne gjume dhe e gjeja ne gjume. Po ashtu nje peng mbetet largimi nga kjo bote i mikut tim, por mendoj i te gjithe atyre qe e njohen, Riza Rusi… Me te cilin mund te kishim avancuar me tej ne idete dhe endrrat tona.
Reis Cico: “Kontakt pas ketyre viteve do te thote nje kontribut shume i madh per fjalen e lire, per kulturen demokratike dhe nje nostalgji e mrekullueshme”.
Eva Simoni: “Eshte fillimi im, dhe valet ku ka fillova te ndjehem gazetare”.
Elona Meco: “Radio Kontakt eshte eksperienca e pare serioze e punes sime!”