Dhjetëvjeçari i tetë dhe i nëntë si dhe vitet e para të dekadës së fundit i shekullit të kaluar në terësi është periudha kur u bënë përparimet më të mëdha në arsim në Krajë. Shkollimi i të rinjve dhe arsimi në Krajë muar përmasa shumë dimensionale të cilin shumë do ta dëshironin. Kjo u pa sidomos në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros, ku kuadri arsimor pothuaj në tërësi u plotësua me kuadër të kualifikuar, arsimtarë dhe profesorë. Në këta vite edhe numri i nxënësëve ishte i madh. Shkolla në Krajë numronte gjatë këtyre vieteve rreth 500 nxënës. Entuziazmi, elani rinor, vullneti për punë e karakterizuan këtë brez arsimatrësh. Këta mësimdhënës të cilit kishin hyrë në këtë institucion arsimor me përgatitje shkollore akademike, pa libreza partiake , të etshëm për të dhënë në praktikë ate çka kishin mësuar në teori gjatë shkollimit. Kjo u dëshmua haptas gjatë viteve në vazhdim. Të motivuar për të dhënë nga vetja më të mirën, me ambicje që të arrijnë sukses në punën e tyre sa fisnike po aq të vështirë ky brez i mësimdhënësëve të shkollës në Krajë do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në historikun e shkollës. Rezulltatet e arrituar në këto dekada të këtyre arsimtarëve të palodhshëm meritojnë çdo lëvdatë. Kur bëjmë fjalë për këta, tashmë veteranë të arsimit (disa sish për fat të keq nuk janë më në mesin tonë, unë i kujtoj me respekt të veçantë, disa të tjerë kanë mërguar në Amerikë të cilëve u uroj shendet e begati në jetë) duhet theksuar se një pjesë e mirë arsimtarëve të zellshëm mësimor nuk e kanë pasur aspak të lehtë të realizojnë qëllimin fisnik që ia kishin vënë vetës, të arsimojnë brezin e ri ashtu si e parashikojnë metodologjitë dhe parimet didaktike të mësimdhënies. Kjo si pasojë e situatës së rënduar politiko-shoqërore të asaj kohe. Pikërisht në Krajë, kam përshtypje se jenë vezhguar në vazhdimësi arsimtarët e shkollës. Ata në mbikqyrje të fshehtë kanë qenë gjatë gjithë kohës. Në shenjestër të organeve të sigurimit pa dyshim se ka qenë intelegjenca e Krajës, pikërisht mësimdhënësit e shkollës. Kjo situatë u rëndua edhe më shumë pas demostratave të vitit 1981 në Kosovë. Edhe pse nën një trysni të vazhdueshme psikologjike, këta njerëz dashamirë të arsimimit të brezit të ri, humanistë e shpirtëgjërë që dëshironin përparimin e kombit të vet përmes shkollimit të brezit të ri në Krajë, për asnjë moment nuk u përkulën në rrugëtimin e vet në realizimin e qëllimit që i kishin venë vetës, arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Disa si anëtarë të organizatave politiko-shoqërore të kohës e ngritën zërin dhe mbrojtën hapur realitetin në çdo lëmi të jetës ,e jo të politikës ditore. Për këtë patën e dhe pasoja dhe u sanksionuan por nuk u përkulën në asnjë moment në realizimin e qëlimit që ia patën vënë vetës, edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Mund të thuhet se ky brez i artë nuk ra pre e politikës antikombëtare që kishte marrë përmasa shqetësuese sidomos pas vitit 1981. Përmes emisarëve të pushtetit, njerëz këta gjysëm analfabet, udhëheqës të organizatave politiko-shoqërore duhej të denohej iredentizmi dhe nacionalizme, por intelegjenca kranjane nuk ra pre e këtyre marifetlleqeve të pushtetit të kohës dhe të udhëheqësëve lokal.
Në memorien time kanë mbetur të pashlyera kolegët e mi të punës, veprat e tyre, humanizmi dhe bujaria e tyre e në veçanti puna e tyre me nxënës në klasë dhe në shkollë në përgjithësi. Si sot e gjithëditën më kujtohet pedantëria e kolegut Smajl Draga, arsimatrë i fizikës dhe i kimisë, vullneti i pashoq dhe entuziazmi i Muharrem Hardollit, profesor i historisë, zëri këmbues në klasë kur spjegonte i Nezir Millës, profesor i gjeografisë, përkushtimi dhe ambicia e madhe për të arritur sukses sa më të mirë e Beqir Berjashit i cili me nxënës bëri dhe kabinetin e bielogjisë në shkollë, i qetë në jetë, i rregullt në punë si Fadil Kaca, arsimatr i gjuhës serbokroate, pastaj arsimatri i gjuhës së huaj ruse Ramazan Bardhi, elani rinor dhe entuziazmi i pashoq i Aishe Gjeçbritaj, profesoreshë e letersisë dhe gjuhës shqipe atëbotë e para femër me fakulltet në Krajë e cila aktivizoi në maksimum seksionet letrare, reciatatorët e rinjë dhe ate të dramës me të cilin shfaqi disa pjesë teatrale etj. Ardhja në shkollë e dy arsimatrëve, Sabri Kanaqi, arsimatar i Bazave të Arsimit teknik dhe e Tahir Bjraktarit, arsimatar i matematikës u kompletua mozaiku, të themi kështu i këtij brezi arsimarësh në shkollën e Krajës. Brezit të artë të shkollës nuk mund të lë pa ia shtuar edhe mësuesit, Lime Berajashi- Demiri, Bajram Demiri, Avdullah Vuka, Ali Gjeçbritaj, Mujo Koliqi, Xhevdet Marku, Sanije Bardhi- Vukaj, Hajdar Mujeziqi, i ndjeri Hasan Cuka etj., mësues këta që për më shumë se dyzet vjet secili kontribuan jo vetëm në ciklin e ulët por në mungesë të kuadrit të kualifikuar dhanë kontribut të madh edhe në ciklin e lartë, Lime Demiri, lëndën e biologjisë dhe kimisë, Avdullah Vuka, edukimin fizik, Ali Gjeçbritaj, lëndën e matematikës dhe gjuhën shqipe, Mujo Koliqi kulturën muzikore etj. Këtij brezi të artë i paraprijnë ata që këtu u radhitën më parë siç janë mr. Isamail Doda (tashti doktor shkece), Ramazan Marku, Adem Hajdari, Brahim Cani, Beqir Haxhimurati, Fatime Marku, Aishe Hajdari, Qamil Cani, Xhemal Cuka, Zija Bardhi etj. Me këta pishtarë të arsimit, kolegë të profesionit kam pas fatin e mirë që të punoj për më shumë se tridhëjetë vjet. Me tre katër sish jemi ende bashkë në shkollë. Në kohën e lrë në pushime mes orësh, takime jsht klase me sy kah brezi i ri kujtojmë mr nostalgji kohët e shkuara dhe kolegët tanë të cilët kanë dalë në pension. Prekse janë momentet kur kujtojmë ata të cilët fizikisht nuk janë në mesin tonë e që shumë heret u ndanë nga kjo botë. Kujtojmë ditët e bukura të punës në shkollë, përpjekjet maksimale që sa më mirë të realizijmë programin mësimor, obligimet ndaj shkollës dhe nxënësit në veçanti, ndihmesën që i jepnim njëri tjetrit në momentet e caktuara për mirëvajtjëne procesit të përgjithshëm në shkollë, këshillat kolegiale dhe shkëmbimi i përvojës për lëmi të veçanta gjithmonë në ngritjën e nivelit të procesit edukativo arsimor. Kujtoj me nostalgji dhe respekt të posaçëm kontributin tonë në mbledhjet e organeve profesionale, në Këshillat e klasëve, Aktivin profesional, Këshillin e arsimtarëve ku me diskutime të thukëta shqyrtoheshin problemet e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Objektivi thelbësorë atëbotë ka qenë nxënësi, klasa dhe shkolla në përgjithësi, me një fjalë mirëvajtja e procesit edhukativo-arsimor në shkollë dhe jashtë saj. Afirmimi i vlerava morale dhe kombëtare ka qenë bazament i arsimimit dhe edukimit të brezit të ri. Ndaj këtij brezi mësimdhënësish, edhe pse i takoj edhe vetë kësaj plejade perulëm me nderim dhe respekt të veçantë. Brezi i ri do ishte mirë ta ndjek këtë rrugë të arsimarëve të tyre nëse edhe ata nësër ti kujtojnë e respektojnë nxënësit, kolegët, rrethi ku veprojnë dhe opinioni në tërësi.
I nderuar arsimar!
E lexova shkrimin tuej dhe me kthej ne vetet e rinis se hershme kur kam qene nxanes ne Ostros. Te falenderoj qe ma ktheve kujtesen. Ata arsimar per mue kan met ne kujtese. Edhe ju nuk u harroj qe keni kjen pjes e asaj gjenerate. Te uroj shendet dhe na sill edhe shkrime tjera naga vendlindje.
te falenderoj shume
I nferuar arsmitar!
Une e lexova shkrimin tende e mu Kujtuan ato vite kur kam kjen ne shkolle.
Kjo Isht nje histori shume e bukur e ishalla gjithmone te ndihmon Zoti e na shkruen histori te bukra.
Po beqiri e ka kopshtin zologjik ne shkoll po edhe pak tash pi ban KRAJEN kopsht zologjik
Ne vendet e civilizuara gjysma do denoheshin per qellime – martese – me nxanset e tyre
Gjithë kraja jane ne punë te jashme, sikurse çdo person qe punon.Sikur çdo person do ti ndaj $20 në muaj per nje donacion to perbashket kraja do te behet lule edhe gjithë viset shqiptare.E keni let me folë por duhet bashkimi edhe puna ju pershendes