Një shoqatë me emrin „Šesstani” i është drejtuar Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, Drejtoria së Trashëgimisë Kulturore, Ministria për të Drejtat e njeriut dhe të pakicave, Komunën së Tivarit, Organizata Turistike e Tivarit, Qendrës Kulturore Tivar dhe mediave me një deklaratë me anën e së cilës proteston për shkak se në aktivitetin kulturo-turistik “Dita e gështenjës 2015” të mbajtur ditë më parë në Krajë është shpalosur, sipas tyre, “veshja joautentike” e anës së tyre.
Në deklaratën të cilën e kanë nënshkruar në emër të shoqatës Nedeljko Gjuroviq, Nikola Nrekoviq dhe Petar Maleviq thuhet ndër të tjerave se si është e mundur që organizatoret ”kanë lejuar një grupi anonim të keqpërdorin një manifestim publik për falsifikim të veshjeve folklorike të asaj ane”.
Në aktivitetin ”Dita e gështenjës” në Krajë është paraqitur me sukses SHKA ”Buzuku” me pikën më të fortë të tyre ”Vallja e Shestanit”. Me këtë pikë kjo shoqatë është shpërblyer me vendin e tretë në Festivalin e Gjirokatstrës 2015 se bashku me shoqatat ”Tradita” dhe ”Ana e Malit”. Këto ditë SHKA ”Buzuku” është në një turne në SHBA me ftesë së diasporës sonë.


Nuk dije keta protestuas a jane shqiptare apo slav. Kush po e nxene per ta koken.
E kam lexuar deklaraten per shtyp,aspak nuk me ka befasuar se ato qe kane dale me deklarate jane asimiluar,sepse shkollimi dhe rrethi te asimilon.Por mos u cuditeni se asimilimi po i troket ne dere edhe ulqinit e kete eshte duke e pergaditur forca me Nazif Cungun.Dikur Cafo Begu ishte sinonim i Ulqinakeve te cilet per cdo dite po shkelin mbi amanetin e tije.Ndersa njeri nder te nenshkruarit e deklarates nga Shoqata e Shestanit eshte nipi i Vuk Shestanit-Maleviq i cili u pushkatuar ne Cetinje sepse ka luftuar per bashkim kombetar.Lexo librin Kraja nder Mote e autorit Hajrullah Koliqi dhe aty do ta gjejsh gjyshin e ketij Petar Maleviqit.Kujdes se po ju troket ne dere asimilimi sepse kete po e pergadisin biznismenart e Ulqinit per te rahatuar biznisin e tyre.Nje fjale popullore thote”lopet lepyhen me red”