Nick Shreli rrëfen në “PRO X” rrugën e vet artistike
Plot 25 minuta Nick Shreli rrëfen për jetën e tij, fëmijërinë. Ai zbulon detaje që nga viti 1969 kur prindërit e tij shpërngulen drejt Amerikës.
Edhe pse Nicku do të rritej shumë larg rrënjëve të tij, pavarësisht kësaj, ai u rrit me përcjelljen e rrënjëve nga prindërit, e të afërm të tjerë shqiptarë, i cili u rrit duke dëgjuar muzikë shqipe, e duke e ditur se ai është shqiptar, transmeton Koha.net.
Gjatë intervistës do të hasni në shumë pjesë, ku Nicku flet pak shqip, sado dobët, ai mundohet për ta mësuar edhe më mirë.
I suksesshëm në disa filma, ai rrëfen botën e filmit se nuk është lehtë të sfidohen aktorët e Hollywoodit, mirëpo me përkushtimin e tij, dashurinë ndaj këtij arti, ai ia ka arritur qëllimit.
Në “PRO X” protagonisti jep detaje edhe për filmin e tij të fundit “Cash Only” , ku përveç që luan ai aty, po ashtu është edhe skenarist. Ai për këtë film tregon se e ka shtjelluar në kohën e viteve 1970-1980, kur familja e tij shkon në Amerikë, në këtë film Nicku sjell shqiptarët në Amerikë, jetën e tyre e shumëçka tjetër.
/Koha Net/
Babai i tij dhe krejt familja ka jetuar në Shtoj të Ulqinit, kështu thuhet në një koment për këtë kronikë për artistin Shkreli.
https://www.youtube.com/watch?v=-LWRittUXac