drita-davanzoDrita D’Avanzo ose bukuroshja me origjinë shqiptare, nuk e ka për her të parë, prej kur ajo është shfaqur në publikun shqiptar të fotografohet me flamurin kuq e zi me shkabën me dy krena

Beqir SINA – New York

STATEN ISLAND NY : Aktorja e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, ka pozuar me një flamur shqiptar, ndërsa ajo qendron mbi një ndënjse ( divan ) në shtëpinë e saj në Statei Island – NY – Kjo fotografia, është postuar në rrjetin social faecbook, disa ditë para 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe nuk ka ndonjë sqarim me çfar rasti është bërë dhe kush dhe kur është bërë ajo.

Megjithatë, fotografia e postuar në rrjetin social facebook, me aktoren e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, një ishull ku jetojnë aktualisht edhe një numër i madh i emigrantëve shqiptarë, e cila gjithsesi është një emër i njohur në televizionin amerikan, po tregonë gjithmonë e më shumë se është shqiptare, dhe krenare për origjinën e saj është Drita D’Avanzo. Mbasi, këtë, Drita – ose bukuroshja me origjinë shqiptare, nuk e ka për her të parë, prej kur ajo është shfaqur në publikun shqiptar. Tre vjet më parë ajo ka deklaruar me gazetën Bota sot, se ndjehet krenare për rrënjët e saj, deklerat e bërë në Times Square – New York, ditën kur ajo u bashku me mijëra shqiptarë, për t’u bërë edhe ajo pjesë e festimeve madhështore më 28 nëntor 2012, ku Drita, nuk dallonte nga mënyra se si festuan shqiptarët 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndoshta ka qenë dhe pika më kulmore e saj në pjesmarrjen në 28 Nëntor, së bashku me shqiptarët gjatë prezantimit të saj publik, në mes të sheshit Times Square, kur ajo për her të parë, kërkojë për të pozuar duke mbajtur një flamur shqiptar, teksa qëndronte duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, madje nga televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA.

Ndërsa, ne atë ditë patëm rastin që ta takojmë drejtpërdrejtë, në mes të sheshit Times Square, më 28 nëntor 2012, kur Drita, iu ishte bashkuar mijëra shqiptarëve, në ekstazin e tyre të gëzimit të “papërmbajtëshëm”, duke festuar edhe ajo si shqiptare së bashku me djemtë e vajzat e veshuar kuqezi në këtë shesh, duke ndarë gëzimin e saj së bashku dhe duke vallëzuar e kënduar me organizatën Rrënjët Shqiptare, një organizat e të rinjëve shqiptar, që udhëhiqet nga Marko Kepi, e cila mund të thuhet se “zbuloi” e para rrënjët e saj shqiptare, duke e bërë Dritën pjesë e festës së shqiptarëve të Amerikës.

Duke folur posaqërishtë për gazetën kombëtare Bota sot, Drita, tha se :”Sot unë kam kam pasur privilegjin të ndjeki së bashku me mijëra shqiptarë në sheshin Times Square këtë festim madhështorë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jamë më se e lumturuar të shohë së bashku me ju Rrënjët Shqiptare dhe trashëgiminë e kombit tim edhe në këtë shesh të famshëm – përfitojë nga ky rast t’ua urojë të gjithë shqiptarëve “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!” u shpreh tre vjet më parë, aktorja e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, Më tej ajo vijojë – duke thënë, sipas saj se ky është një moment i paharrueshem për të treguar trashëgiminë e saj me bashkëkombasit mi shqiptarë, këtu në Amerikë dhe në mbarë botën, të cilët më kanë shërbyer si frymëzimin tim gjithë jetën andaj jam e lumtur që jam me gjak shqiptarë. Edhe një herë, na u drejtua ajo më lejo dhe përcille edhe tek të gjithë shqiptarët mesazhin tim “Gëzuar Ditën e Flamurit – Pavarësinë e Shqipërisë!”, i tha gazetës tonë Kjo bukuroshe, dhe aktore me famë e cila mban një emër puro shqiptarë Drita ka një famë të jashtëzakonshme sidomos për shkak të shout të popullarizuar “Mob Wives” Ajo ka deklaruar më në fund se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe ndoshta edhe Kosovën, pasi kjo ka qenë edhe një ëndërr e saj e kamotshme.

By admini