Jeton-osmaniFitues i turneut të tretë nga 16 të tillë për kualifikime në kampionatin botëror në ping pong, i cili me 24 dhe 25 janar do të mbahet në Londër është ulqinaku i ri Jeton Osmani.

Osmani sot me tri fitore ngadhënjeu në turneun e Tivarit duke mundur Millanoviqin me 2:0, Popoviqin me 2:0 dhe Kapetanoviqin po me 2:0, transmeton Vijesti.

Sipas rregullave fituesit e 16 turneve do të vendosin në mes vehte fituesin i cili do të kualifikohet në mesin e 64 garuesve të kampionatit botëror në Londër fondi fitues i të cilit është 100.000 dollar.

By admini