
Edmond Kurti lojtari më i mirë
Ekipi i Sukubinës, ekip i traditës së futbollit në Komunën e Ulqinit, ka arritur të shpallet kampion i Ligës së Anës së Malit për vitin 2026. Në finalen e zhvilluar, Sukubina triumfoi bindshëm ndaj ekipit të Brajshes, një tjetër skuadër me histori të gjatë në futboll, me rezultatin e thellë 4:1.
Ndeshja finale u karakterizua nga një dominim i Sukubinës, e cila që në fillim tregoi organizim më të mirë dhe efikasitet para portës.
Një rol vendimtar në këtë triumf pati lojtari Edmonid Kurti, i cili jo vetëm që ishte ndër më të mirët në finale, por u shpall edhe lojtari më i mirë i gjithë Ligës së Anës së Malit për këtë sezon. Me kualitetin, përkushtimin dhe performancat e tij të vazhdueshme, Kurti udhëhoqi Sukubinën drejt këtij suksesi të merituar.
Me ndeshjen finale përfundon edhe edicioni i radhës i ketij aktiviteti të bukur sportiv.
