Turne-futboll-i-vogel-ulqinTurneu në futboll të vogël që ka filluar gjatë këtij vikendi ka zgjuar interesim të jashtëzakonshem të dashamirët e këtij sporti në qytetin e Ulqinit. Ndeshje  e dy xhirova të para mund të jenë ndjekur nga më shumë se 1500 veta.

Në këtë turne në formë mini lige marrin pjesë 8 ekipe ku sipas rregullave që kanë paraqitur organizatoret çdo ekip do të luaj kundër secilit dhe në fund 4 ekipet e para do të diskutojnë ekipin fitues të kësaj mini lige.

Rezultatet e dy xhirove të para, sipas organizatoreve, nuk kanë sjellë ndonjë befasi ku ekipet favorite ka shënuar fitore.

Rezultatet e ndeshjeve janë këto.

Xhiroja e parë
Charlie vs Ponte 7-5
Rumija vs Krytha 4-3
Blue Moon vs Kraja 3-6
Ana Malit vs Hotel Petriti&Kliko’s 4:3

Xhiroja e dytë
Blue Moon vs Krytha 2 – 3
Charlie vs Rumija 10 – 3
Ana Malit vs Kraja 5 – 6
Ponte – Hotel Petriti & Kliko’s 7 – 5

Turneu vazhdon vikendin e ardhshëm.
Foto dhe video të marrë nga M.H. dhe A.S. dhe K.H. në FB

By admini