albania-film-week-amerikeBeqir SINA New York City
Mrika Krasniqi:”Organizimi i këtij evenimenti artistik në Amerikë, ka një rëndësi të veçantë, për faktin se prezantohet kombi shqiptarë nëpërmjet projeksioneve filmike. Kjo, është mënyra më e fuqishme për të depërtuar dhe për të ndikuar tek audienca në atë se si e kupton apo e percepton botën shqiptare”
NJU JORK – Edicioni i 4 të “Albanian Week Film Festival”, nisi mbrëm në kinemanë e njohur njujorkeze “Bow Tie Cinemas” me “paradën” e veshjeve mbi tapetin e kuq dhe më pas në teatër me filmin artistik, të hapjes i cili ka fituar shumë çmime dhe shpërblime “Tri dritare dhe një varje”, nga regjisori i njohur nga Kosova Isa Qosja.
Ky festival shqiptar prej 30 Tetor deri më 5 Nëntor në New York, qytetin e kinematografisë botërore, për shtatë ditë do të prezantojë 32 filma shqiptarë të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe atij dokumentar dhe në fund, nga këto tri kategori, do të zgjidhen filmat më të mirë.
Ky edicion I festivalit të sivjetëshëm duket se është më i pasur me jurine e Edicioni i 4 të “Albanian Week Film Festival”, të përbërë prej Shkrimtarit të mirënjohur amerikan Louis Romano, aktorit dhe regjisorit Xhevat Limani, violencelistes së famëshme shqiptare Gjilberta Lucaj, skenaristes së talentuar Vlora Qosja si dhe aktorit shumë të dashur Shpend Xani.
Poashtu ky edicion – simbas organizatorit të saj do të jetë edhe më madhështor me prezencën e shumë artistave shqiptar si dhe me udheheqjen artistike nga Moderatorja e mirënjohur shkodrane, gazetarja Kozeta Turishta si Aktori kosovar Lulzim Bucolli-NINJA.
Ndër filmat kryesorë të metrazhit të gjatë janë: “Tri dritare Dhe një varje” Isa Qosja , “Bota ”( emruar për Oskar) i Iris Elezi & Thomas Logoreci, si dhe filimi ” Amsterdam Express” i Fatmir Koçit.
Ndërkohë, po sipas organizatorit, u bë e ditur se në këtë edicion do të ndahen 10 çmime si: çmimi për filmin më të mirë të gjat, atë të shkurtë, filmin dokumentar, çmimi për aktorin më të mirë, aktoren më të mirë, muzika më ë mirë, kamera më e mirë, regjia më e mirë, produksioni dhe çmimi i publikut.
Ky festival thanë moderatoret në ceremoninë e hapjes së tij, gazetarja Kozeta Turishta dhe aktori Lulzim Bucolli është konsideruar nga organizatori i saj si një ndër eventet më të mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe kinematografike Shqiptare, mbasi ai zhvillohet në New York, duke prezantuar prodhimet më të fundit të kinemasë Shqiptare, si dhe prodhimet e shumë artistëve Shqiptar që jetojnë e veprojnë jashtë trojeve të tyre.
Gjithashtu, thanë ata -Edicioni i 4 të “Albanian Week Film Festival”, gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete e debate përciellëse, që do të shoqërohen përgjatë Festivalit në mënyrën pyetje e përgjigje Q&A, duke emntuar kështu në një farë mënyre edhe festivalet botërore të filmave.
Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) po ndiqet nga personalitete të ndryshme të komunitetit shqiptar, artistë, veprimtar, afaristë, studentë, përfaqesues diplomatik të Shqiperisë, Kosovës, Ambasadës së Maqedonisë, dhe Malit të Zi, në New York, e shumë pjesmarrës të tjerë të njohur të komunitetit Shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në New York, e rreth tij.
Madje, për të ndjekur festivalin kishin ardhur në ceremoninë e hapjes edhe shqiptar jo vetëm nga zona e Tri- Shtetshit, por edhe shqiptarë të suksesshëm këta nga shtete të largta, si Teksasi -, biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtari i njohur nga Dallasi- me grupin e tij – zoti Nazar Mehmeti President i Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, Gani Fejza,nga Kosova dhe Ylber Korça, nga Struga, së bashku me shqiptaro amerikanin Dr Naim Dedushaj – Drejtor për Diasporën në qeverinë e Kosovës, ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, dhe kryetarin për degën e SHBA, e këtij unioni Elmi Berisha dhe n/kryetar Besim Malota, të cilët janë edhe një ndër sponsorizuesit kryesorë të këtij festivali.
Dhe, deputeti shqiptar i parlamentit të Malit të Zi z Dritan Abazi
Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali për gazetën tonë tha :”Si organizatore e këtij festivali ajo beson , se organizimi i këtij evenimenti artistik në Amerikë, ka një rëndësi të veçantë, për faktin se prezantohet kombi shqiptarë nëpërmjet projeksioneve filmike. “Kjo është mënyra më e fuqishme për të depërtuar dhe për të ndikuar tek audienca në atë se si e kupton apo e percepton botën shqiptare”, ka thënë Krasniqi.
Ky festival përpos që do të prezantojë filmat shqiptarë, do të ketë edhe rëndësinë e takimit të regjisorëve dhe aktorëve shqiptarë anekënd botës, pasi sipas Krasniqit, do të jen disa prej tyre në këtë ngjarje të pranishëm duke u takuar me filmbërësit, aktor dhe artistë shqiptar dhe amerikan.
Krasniqi krejt këtë angazhim e sheh edhe nga një prizëm tjetër, pasi që sipas saj në këtë formë mund edhe të depërtojë filmi shqiptarë në Amerikë.
““AFW”, ka një rëndësi të madhe, e në veçanti depërtimin e filmave shqiptarë në Amerikë. Ne do të përpiqemi sinqerisht që të jemi një urë lidhëse në mes të artistëve shqiptarë kudo në botë, dhe artistëve të tjerë të cilët mund të krijojnë ide dhe bashkëpunime të reja. Ky është edhe një shteg i hapur më shumë për depërtimin e autorëve shqiptarë në ndonjë projekt kinematografik, apo edhe të aktorëve të cilët do të kenë mundësi të promovohen në këtë event”, ka thënë Krasniqi.
Mrika Krasniqi flet më gjerësisht rreth këtij festivali në këtë intervistë :
Festivali Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, erdhi në edicionin e 4-të. Si drejtore ekzekutive e festivalit çfarë mund të na thoni, rreth këtij edicioni ? përgatitjet dhe si po u prit nga publiku

-Festivali jonë po ecën gjithnjë e më sigurtë duke prezantuar në një dimension të ri kinemanë shqiptare dhe duke ju dhënë rast kështu të gjithë kineastëve shqiptarë të cilët kanë synim këtë fushë. Gjatë këtyre 4 viteve kemi arritur që të krijojmë identitetin e festivalit tonë dhe me sinqeritet bashk me ekipen time këtu dhe në Europë kemi fituar mbështetjen dhe besimin institucional dhe besimin e artistëve shqiptar. Kjo është një gjë shumë e mirë, dhe njëkohësishtë përgjegjësi që të punojmë edhe më shumë për të prezantuar para komunitetit artëdashës këtë edicion të 4-të.
Prej kur e kein nisur këtë festival a e keni keni menduar ndonjeher të ardhmen e tij ?
-Festivali jonë Java e Filmit Shqiptar ka lindur që të jetojë gjatë. Jam e sigurt për këtë, sepse jamë e sigurtë në punën dhe përkushtimin që ka e dhënë ekipa ime. Kjo më bënë të besoj dhe të planifikojë me vendosmëri për vazhdimin e tij.

A ka ndikuar mbajtja e këtij festivali në metropolin e botës Nju Jork ? tek artistët producentët dhe aktorët.
-Impakti që ka zhvilluar AFW është shumë I dukshëm, dhe po ti pyesësh artistët shqiptar, ka plot prej tyre që e shohin si mundësi shumë të madhe për të promovuar krijimtarinë e tyre. Ne jemi shndërruar në një urëlidhëse në mes të artistëve shqiptarë nga e gjithë bota dhe artistëve amerikanë, kjo ka ndikuar pozitivishtë në krijimin e marrëdhënjeve dhe bashkëpunimeve të reja në fushën e kinematografisë. Fundja ky është edhe misioni I të gjitha festivaleve.

A ka qenë ky festival një zgjedhje rastësore apo një ide e gjatë për të bërë një festival shqiptarë në Amerikë? që do të lërë gjurmë ne botën e festivaleve të filmave
-Si producente dhe regjisore e filmit qe shume vite, kamë qenë pjesë e shumë festivaleve amerikane dhe europiane gjithashtu, prandaj kur ke kaq përvojë në këtë fushë, ti e kupton se cfarë I nevoitet në realitet një kineasti. E kam kuptuar me kohë që kineastët shqiptar kanë nevojë të kooperojnë me botën, kjo do të ishte mundësia më ideale për tu zhvilluar. Prandaj, e zgjodha Neë Yorkun.

Cilat kan qenë sfidat e stafit organizues nga edicioni në edicion ?
-Sfida ka gjithmonë, por kur ke vendosmëri dhe sinqeritet në punën që bënë, ia del gjithmonë. Gjëja e bukur e kësaj është se që nga edicioni I parë më mbështetën pothuajse të gjithë artistët shqiptar, të gjithë më dhanë dorën e tyrë, dhe duke I mbajtur duart e tyre ne arritem në edicionin e 4-të. Pa filma nuk mund të bësh festival, prandaj nevoitet kjo mbështetje nga kineastët.

Si ndiheni kur shikoni që ky aktivitet po e rritë nga viti në vitë interesin e pjesëmarrësve për konkurim nga Kosova dhe Shqipëria. Kur e nisët këtë festival e prisnit këtë vëmendje ?
-Nuk dua ti them gjërat në ajër, por sinqerishtë unë kam besuar fuqishëm tek ky event që në nismën e parë. Edhe atëherë kur kemi marr ndonjë refuzim për mosmbështetje, unë kam vazhduar të besoj se po e bëjmë gjënë e duhur për kinemanë dhe artistët shqiptar. Edhe atëherë kur kemi hasur në pengesa të ndryshme, kamë vazhduar edhe më shumë të besoj se ia vlenë kjo sakrificë që po e bëjmë. Prandaj mosdorëzimi dhe vendosmëria jonë ka bërë që të rritet gjithnjë e më shumë interesimi për festialin tonë.

-Çfarë selektimi keni ndjekë për përzgjedhjen e tyre. Ku janë fokusuar temat?
-Kanë qenë mbi 100 filma të kineastëve shqiptar, të gjitha prodhime 2014 dhe 2015. Prej tyre I kemi selektuar 32, të cilët do të jenë pjesë e programit per këtë edicion. Temat janë të ndryshme, zhanret poashtu. Kemi krijuar një program për të gjithë.

Diçka mbi filmat dhe zhandrrin e tyre a mund të na thoni ?
-Filmat janë të zhanreve të ndryshme. Me 32 filma që kemi ka mjaftueshëm për të udhëtuar dhe exploruar në zhanret e ndryshme, kështuqë kemi krijuar program për të gjitha shijet. Kjo do të jetë një përvojë e mirë për të gjithë.

Cila është ajo që do të jetë risia e këtij festivali ?
-Kemi shumë të tilla, duhet të vini për ta vizituar festivalin….është promovimi I cultures Ilire përgjatë gjithë javës… është prezantimi.i turizmit në trevat shqiptare…..është prezantimi I cmimit të ri të disajnuar enkas për këtë event…..janë mysafirë të ri nga e gjithë bota, e tj etj. Do të jetë një Javë që vërtetë do të prezantojë kinemanë shqiptare në Manhattan dhe do të prezantojë vlerat e kombit tonë.

By admini