vellezerit-gjonabalaj-talente-te-futbollitShkruan Beqir SINA – New York

Treshja shqiptare, Lirimi, Lindi dhe Luan Gjonbalaj – shkëlqejnë në fushën e futbollit dhe në shkollë, kështu shkruan gazeta ishullore SIlive.com në një reportazh sportiv me autor Kevin Flood

STATEN ISLAND NY : Thënia e vjetër se “‘you can’t tell the players without a scorecard’ ju nuk mundet me thënë se je lojtarët pa një kartonfutbollisiti”, shkruan  gazeta SIlive, dhe shton se kjo shprehje na vjen menjëherë në mendje, kur kemi parë kartonin e treshes Gjonbalaj në një fushë futbolli.

Vitin e kaluar vëllezërit Gjonbalaj, të “lindur” mbas futbollit, në një turne lokal si të freskët dhe ata e ndihmuan në rezultatet e ekipit të tyre, që përfaqësonte Shkollën “Petrides High School” në një rekord me rezultatin 7-5, gjatë një udhëtimi në plejof për kategorinë PSAL.

“Kur ju keni një lojtar me përvojë të bashkohet me ekipin tuaj – si treshja Gjonbalaj – kjo është një shenjë e mirë”, ka thënë trajneri i “Panthers “Joseph DelRe. “Kur tre prej tyre vijnë në në të njëjtën kohë dhe ata kanë janë duke luajtur së bashku – gjithë jetën e tyre – kjo është emocionuese dhe rezultative.”

Ky sezon, për skuadrën “Petrides” për kampionatin lokal të rinjëve në rang zonal, ka thyer një rekord të mahnitshëm, 10 fitore dhe 4 humbje, asnjë barazim, duke përfshirë edhe fitoret për herë të parë-, mbi skuadrat e të rinjëve, skuadrave Tottenville dhe Monsinjor Farrell, në sihullin Staten Island në Nju Jork .

Dhe, këto rezultate të mahnihtshme, shkruan SIlive, natyrisht, që kan ardhur edhe si rezultat i ndihmës në skuadër i tre të rinjëve shqiptar me origjinë nga Plav – Gucia, tani banor të Sea View në ishullin Staten Island, të cilët, kan qenë në çdo ndeshje lojtarë kyç në kampionat gjatë sezonit më mbresëlënës ndonjëherë në këtë ishull .

vellezerit-gjonabalaj-talente-te-futbollit

Duke folur për për atë se çfarë kontributi të madh, që kan dhënë në këtë në plejof “PSAL “, treshja shqiptare, Lirim, Lindi dhe Luan Gjonbalaj, flet vet traineri i tyre DelRe.

“Ky nuk është vetëm fakti, që ata janë lojtarë të frikshëm të futbollit, por ato janë edhe studentë të shkëlqyer dhe fëmijë, shëmbull në shoqëri dhe shkollë” shtoi DelRe.

Të tre kanë ndjekur shkollën Sunnyside, që nga kopshti, fillorja të luajnë futboll deri në klasën e 9-të, dhe tani në shkollën e mesme.

“Ne e kemi trashëgim futbollin, jemi brez futbollistash” shpjegoi Luani njëri prej vëllezërve Gjonbalaj, : “Babai ynë ka luajtur dhe ka qenë futbollist i mirë dhe është një tifoz i zjarrt i futbollit”, tha ai.

Ai tregon se “ Dy vëllezërit më të mëdhenjë – kurrë nuk kishin luajtur, por tre u përfshim në pasionet për futbollin. Ne jemi duke luajtur së bashkume të njëjtën skuadër dhe jemi në të njëtëjtën shkoll. Dhe tani në një lloj mënyre ne formojmë një trekëndësh në fushë në çdo kend të lojës. Unë jam në mes- një mesfushor, Lindi, luan në krah, dhe Lirimi është përpara në sulm. Unë e di se ku ata të dy janë në çdo moment të  lojës, dhe ata e dinë gjithashtu se ku jemi ne. Ne, as nuk duhet të shohim njeri tjerin se ku gjendemi në çfarë pozicioni mbasi jemi kemi një kombinim të shkëlqyer në lojë”, tregojë Luani, për gazetën SIlive.com

Lirimi, është golashënuesi më i mirë me  25 gola në PSAL, dhe ka luajtur këtë sezon, të gjitha ndeshjet. ndërsa Luani dhe Lindi kanë 12 gola dhe 10 asistime, respektivisht për secilin.

“Kam luajtur futboll këtu ku tani unë jam trajneri, i skuadrës dhe unë nuk më kujtohet se kam parë askënd duke shënuar më shumë gola në një sezon se treshja Gjonbalaj”, ka thënë trajneri DelRe.

“Ne jemi duke u përpjekur si grup për të fituar sa më shumë në futboll në ishullin e futbollit”, shpjegoi Lirimi. “Ne e dimë se kjo është një shkollë shumë e vogël në karahasim me shkollat e PSAL, por ne kemi një grup të madh sportistësh të talentuar me të vërtetë që kujdesen edhe për njëri-tjetrin. Dhe, tani ne kemi një mundësi për të fituar titullin e kampionit në SIHSSL. Kjo do të jetë suksesi më i madh në ishull nga kjo shkoll futbolli . ”

Të tre vëllezërit Gjonbalaj – duken aq shumë njësoj aqsa edhe shokët e tyre ndonjëherë kanë probleme, për ti dalluar me emra se kush është , Lirimi, Luani apo Lindi për tu thënë atyre veç e veç emrat shkruan gazeta SIlive.com.

Kur tresheja Gjonbalaj, Lirimi, Lindi e Luani u pyetën në lidhje me planet e tyre të ardhshme, pasi duke luajtur dy vjet më shumë për Panthers, përgjigja ishte njëkohshme dhe unanime”Penn State”, të tre therrisnin.

By admini