Genci-nimanbeguMinistria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, para disa ditësh ka nisur fushatën mediatike për Ligjin për ndalimin e diskriminimit, me moton “ Respektoj, mbështes, mbroj, përfaqësoj njëriun”
Në kuadër të këtij projekti mu në qënder të Tuzit, në billbordet (panot) promovuese janë vendosur sloganet e lartëpërmendura në gjuhën zyrtare.

Ministria e cila ka për mision të mbrojë qytetarët nga diskriminimi, me vendosjen e billbordeve (pano) promovuese, me përmbajtje vetëm në gjuhën zyrtare, në fakt ka bërë akt diskriminues. Nëse mesazhet në billbordet (panotë) promovuese u dedikohen qytetarëve të Komunës Urbane të Tuzit, e qe me sa duket po, atëherë është dashur që së paku, në njërin nga billbordet (panotë), të jetë në gjuhën shqipe, kur dihet që shqiptarët janë shumicë në këtë hapsirë, thuhet në reagimin e kryetarit të KKSh-së Genci Nimnabegut.

Këshilli Kombëtar si institucion gjithpërfshirës për shqiptarët e Malit të Zi, është shumë i shqetësuar për këtë akt, aq më tepër kur është në dijeni të faktit, se në përbërje të Ministrisë përkatëse ka përfaqësues të pakicave nacionale, ndermjet të tjerëve edhe të nacionalitetit shqiptar.

Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë !, vazhdon reagimi.

Sa për rikujtesë, i njejti qëndrim karshi pakicave, në veçanti ndaj Shqiptarëve është shfaqur edhe në manifestimin “ Multikultruralizmi është realiteti ynë” të mbajtur këtë vit në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi, nga Qëndra për Ruajtjen e Kulturës së Pakicave, institucion i cili mbikqyret nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Na habit fakti edhe për arsye se kjo Ministri, në krahasim me të tjerat, duhet të tregohet më sensitive e (ndieshme) kur është fjala për respektimin e dygjuhësisë, në këtë rast gjuhës shqipe.

Për këtë arsye kërkojmë që lëshimet e përmendura nga Ministria përkatëse, të korigjohen dhe njëjtat të mos përseriten.
Në të kundërten, në secilin rast të përseritur, jemi të detyruar të reagojmë, përfundon reagimi i Nimanbegut.

By admini