Nga Cani Lazoja*

Ulqinakja Edra Alibegu, mbesa e Cafo Beg Ulqinit dhe vajza e Kabil Hodo Alibegut, lindi më 20 janar 1961.

Ish-basketbolliste dhe trajnerja e mirënjohur e Tironës në basketboll për femra, ajo mbetet një nga emrat më të mëdhenj të sportit shqiptar.

Për kontributin e jashtëzakonshëm, është nderuar me titujt më të lartë shtetërorë dhe qytetarë:

🏅 “Nderi i Qytetit të Tiranës”

🏅 “Nderi i Sportit Shqiptar”

🏅 “Urdhri Naim Frashëri”, Klasi I, II dhe III

Në karrierën e saj sportive ka arritur suksese historike:

🏀 13 herë kampione e Shqipërisë

🏀 8 herë fituese e Kupës së Shqipërisë

Një figurë shembullore për breza të tërë sportistësh, simbol i përkushtimit, disiplinës dhe pasionit të palëkundur për basketbollin.

*Marrë nga faqja e autorit në fb

By admini