Zgjedhjet parlamentare 2025

Nëse krahasojmë zgjedhjet e datës 9 shkurt  ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës, sepse në sajë të rrethanave shoqërore e politike në Kosovë kemi  pasur të bëjmë me një referendum të pa shpallur, që dëshmoj pjekuri politike të qytetarëve të cilët me votën e tyre me 51% kanë vendosur për të ardhmën e vendit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar

Nga Nail  Draga

Gjatë vitit 2025 qytetarët e Kosovës kanë marrë pjesë në katër zgjedhje, me 9 shkurt në zgjedhje parlamentare, me 12 tetor në zgjedhje lokale e me  9 nëntor në balotazhin e  17 komunave ne zgjedhje lokale   dhe së fundit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të cilat u mbajten  me 28 dhjetor, ku Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të thellë.

Elektorati votues dëshmoj pjekuri politike sepse gjatë ditës zgjedhore nuk është shënuar asnjë incident që meriton të theksohet. Ndërsa mbyllja e kutive të votimit në ora 19 dhe shpallja e rezultatëve preliminare pas tre orëve, dëshmoi se Kosova është vend demokratik dhe model për regjionin e më gjerë.

Bazuar në rezultatin preliminar në sajë të dhënave nga   Komisioni Qendror Zgjedhor,  dhe të plotësuar pas numërimit përfunduar të votave edhe atyre  nga diaspora dhe ato me kusht të premten me 9 janar subjektet politike kanë arritur këto rezultate: Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 486.994 vota apo 51,11%, dhe 57 deputet,  PDK  192.407(21,19%) 22 deputet,   LDK 126.102(13.23 %.)  15 deputet dhe AAK  52.370(5.50%.) me 6 deputet. Këtij numri i shtohen edhe 20 mandate të deputetëve: 10 për serbet dhe 10 për komunitetin joserb.

Përveç së LVV, arriti rezultat historik në zgjedhje, po ashtu edhe lideri saj Albin Kurti ka thyer të gjitha rekordet  duke fituar  404.023 vota, duke qenë personi me i votuar deri më tash në Kosovë.

Nëse krahasojmë të dhënat nga zgjedhjet të mbajtura me 9 shkurt, LVV ka arritur fitore spektakulare, sepse arriti rezultatin historik me 51.11% të votave, duke rritur numrin e deputetëve për 9, ndërsa PDK ka rënie për 2 deputet, LDK për 5 deputet dhe AAK për dy deputet.

Duke marrë parasysh se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë nevojiten më së pakur 61 vota, kësaj here LVV i ka kushtet të i formojë këto institucione me mbeshtetjen e komuniteteve joserbe, që së pakut kësaj nere së bashku kanë 65, numër që nuk përjashtohet të jetë me i lartë.

Çertifikimi i rezultateve me 21 janar

Pas, përmbylljës së  procesit të numërimit të votave, me 9 janar, i është  hapur rruga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, koha kur do të kumtohen rezultatet, diktohet nga ankesat eventuale që palët mund t’i bëjnë mbi procesin e zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Nga një situatë e tillë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të presë më së shumti 12 ditë, para se ta bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që sipas të gjitha gjasave do të çertifikohen me 21 janar.

LVV  e para në 24 komuna

Ndonëse me rastin e zgjedhjeve lokale të mbajtura me 12 tetor dhe me pas balotazhin me 12 nëntor, skena politike në Kosovë pësoj një dekompozim, që ishte në favor të opozitës, duke qenë si bindje se në zgjedhjet parlamentare do të jenë ato fitues, por qytetarët në zgjedhjet parlamentare  me 28 dhjetor si në vend dhe në diasporë votuan masivisht për LVV,  ku harta e Kosovës u skuq pothuaj në tërësi, sepse LVV dual e para në 24 komuna.

Kështu LVV është e para në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani të Elezit

Partia Demokratike e Kosovës është e para në Drenas e Skenderaj,ndërsa në Deçan është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e në Mamushë është subjekti turk KDPT. 

Cekim se komunat me votim më të lartë  për  LVV  janë: Mitrovica 65,08%, Hani i Elezit 62,38%, Gjilani 62,09% dhe Vitia 61,75% etj.

Përgjegjësi për  humbje

Opozita dhe humbësit në këto zgjedhje duhet të merren me analizën e humbjes, duke reflektuar me shkaqet dhe pasojat  e një humbje të thellë, sepse ata para zgjedhjeve kanë qenë optimist në rezultatin e zgjedhjeve, jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë.

Nuk ka dilemë se një nder çështjet kyçe në humbjen e opozitës ka të bëjë me mungesën e ofertës bindëse opozitare, sepse si PDK e LDK nuk kanë arritur të paraqesin një alternativë politike serioze si dhe mungesë e kontakteve të drejtëpërdrejta me qytetarët duke i dhënë avantazh LVV,  që u dëshmu me humbje të tyre.

Euforinë e opozitës pas zgjedhjeve lokale LVV  në fushatën zgjedhore parlamentare  e shfrytëzoi  me mjeshtëri përmes propagandës së fuqishme politike, duke u paraqitur si e vetmja alternativë stabile, ndërsa konkurrentët si  të paaftë për të marrë pushtetin, sepse me kritikat e tyre ata  ishin  joserioz, sepse nuk ishin në gjendje të vlerësojnë të ariturat e qeverisë jo vetëm me rikthimin e sovrarnitetit në veri të vendit por edhe shumë çështje të tjera e në veçanti në mbrojtje të integritetit  të Kosovës. Vetëm me një analizë racionale opozita e ka obligim të reflektojë dhe të mbajë përgjegjësi, para elektoratit të tyre votues, në të kundërtën, ajo do të vazhdojë me rënie të vazhdueshme, ku LDK është dëshmi e një konstatimi të tillë.

Mediat e politizuara

Në fushatën parazgjedhore mediat në Kosovë  në studiot televizive kanë ftuar  individë të përzgjedhur për të  kritikuar qeverinë e Kosovës, e kryesisht kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, duke përdorur një fjalor që në shumë raste ishte banal, me shpifje, trillime e gënjeshtra që me tepër fliste për moralin e diletantizmin  tyre.

Madje një  opinionist nga Kosova i ftuar në një studio televizive në Tiranë është deklaruar se “nëse fiton VV-ja e Albin Kurti, unë do ha bagla, në vend të bukës”. Pasi me 28 dhjetor LVV fitoi bindshëm lexues të ndryshëm  i kanë reaguar se “tani duhet të sigurohen bagla për ketë opinionist për 4 vjet me sasi të bollshme! Çmimi do të jetë i volitshëm, por kualiteti i baglave të jetë i klasit të pare”!.

Por,  fatmirësisht një retorikë e tillë  te opinioni i gjerë nuk pati ndikim sepse qytetarët e Kosovës  e kishin të qartë se kush ishin ata që bllokuan formimin e institucioneve në Kosovë. Ndërsa votimi në mënyrë plebishitare mbi 51% për LVV përmes thirrjës “Mos lësho pe” populli i Kosovës iu tregoj të gjithëve se   koha e talljes nga opozita,  mediat e pseudoanalistët  i takon së kaluarës, ku retorika e tillë dëshmoi dështimin e tyre mediatik.

Diaspora mbeshteti  masivisht LVV

Si në zgjedhjet e mëpareshme por edhe këto të fundit, diaspora e Kosovës, dëshmoj se është e lidhur me vendin e vet, që u dëshmu  së është e angazhuar politikisht me pjesëmarrje në zgjedhje. Në favor të kësaj pjesëmarrje ishte edhe data e zgjedhjeve 28 dhjetori, ku ata vijnë për të kaluar festat e fundit në vendlindje. Një pjesëmarrje e tillë, nuk është pritur mirë nga partitë opozitare, ku individë të ndryshëm nga këto subjekte kanë pasur qendrim refuzues ndaj tyre. Por, të tillët kanë harruar se  janë mërgimtaret nga Kosova në vendet e ndryshme të Evropës dhe më gjerë që kanë kanë dhënë kontribut të madh për Kosovën si para luftës, gjatë saj e pas saj, duke ndarë mjete financiare nga buxheti i tyre. Në sajë të këtij qendrimi e angazhimi  diaspora  kosovare ishte dhe vazhdon të jetë krenari kombëtare, andaj edhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është legale, ndërsa mbeshtetja e subjekteve politike  në këtë rast LVV në mënyrë masive mbetet preferencë e tyre  jo vetëm personale e shtetërore por edhe kombëtare.

Kosova model për Shqipërinë

Mbyllja e kutive  të votimit të ora 19 dhe shpallja e rezultatëve brenda tre orëve  dhe mos kontestimi i tyre nga asnjë parti politike është dëshmi e demokracisë funksionale në Kosovë, që është model për vendet e ndryshme e në veçanti për  Shqipërinë.

Madje  modeli i ligjit zgjedhor i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë, andaj është e tepërt të formohet komisioni për reformën zgjedhore në Shqipëri, sepse nuk kanë nevojë, sepse  ligji zgjedhor i Kosovës duhet të jetë model edhe për Shqipërinë. Por, për diçka të tillë duhet të egzistojë vullneti politik  nga PS e PD, sa më parë pa  humbur kohë në këtë drejtim, që do të jetë në favor të demokracisë pluraliste, duke vlerësuar qytetarët përmes listave të hapura e jo mbajtur peng ata si deri më tash.

Përfundim

Pas fitorës spektakolare të LVV, nuk ka dilemë se ketë  subjekt politik  e presin sfida të mëdha. Këtu kryesisht kemi të bëjmë me  formimin e institucioneve duke filluar me konstituimin e kuvendit e më pas edhe të zgjedhjës së qeverisë.

Në sajë të rrethanave aktuale në sajë të  formimit të institucioneve funksionale, çështje parësore mbetën rikthimi i besimit në proceset demokratike dhe qeverisja në avancim të përgjegjësisë përmes kuadrave të dëshmuara profesionale, në respektim të shtetit ligjor dhe demokracisë pluraliste.

(Janar  2026)

By admini