
K O N K U R S
për përfitim burse për vitin akademik 2025-2026
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në SHBA falë mbeshtetjes nga Viosa & Richard Luka (50% të fondit), Familja Hajdari, Dina & Ahmet Kurmemaj dhe të gjithë mbështetësve të tjerë si dhe në bashkepunim me Fondacionin Plavë e Guci, për të VI-in (gjashtin) vit me radhë organizon ndarjen e bursave studentore për studentët në vendlindje. Ky fondacion është tashmë shumë i njohur për kontribute të shumëanshme në vendlindje por studentët vazhdojnë të jenë në fokusin e vet.
Të drejtë aplikimi për përfitimin e bursës për vitin akademik 2025/2026 kanë studentët nga viset ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, të cilët, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:
– Të jenë studentë të rregullt të nivelit bazë të studimeve (Bachelor) në universitete publike (shtetërore), ku procesi mësimor zhvillohet në gjuhën shqipe;
– Të kenë vendbanim të përhershëm në territorin e njërës nga komunat në vijim: Komuna e Ulqinit, Tivarit, Tuzit, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës;
– Të kenë të regjistruar dhe të ndjekin rregullisht vitin akademik përkatës 2025/2026;
– Të mos kenë humbur asnjë vit akademik gjatë zhvillimit të studimeve;
– Të kenë arritur notë mesatare mbi 7.00 gjatë studimeve, ndërsa për studentët e vitit të parë kërkohet notë mesatare nga shkolla e mesme 4.00 ose më e lartë;
– T’i përkasin komunitetit shqiptar, përkatësi e cila vërtetohet nëpërmjet dokumentacionit zyrtar përkatës, përfshirë të dhënat personale dhe mbiemrin e aplikuesit, i cili duhet të jetë në përputhje me traditën onomastike dhe gjuhësore shqiptare, në harmoni me vetëdeklarimin dhe aktet ligjore në fuqi.
Me aplikimin e plotësuar në Microsft Word kandidatët janë të detyruar të bashkangjesin edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vertetimin që është student i rregullt në ndonjërin nga universitet publike në gjuhën shqipe, të skanuar:
- Kopjen e skanuar të leternjoftimit të studentit, në të dyja anët që tregon vendbanimin e tij ose vertetimin e vendbanimit, të skanuar;
- Vertetimin për regjistrimin e rregullt të vitit akademik vijues në universitetin përkatës, të skanuar;
- Vertetimin për provimet e dhëna të studentit në vitin paraprak, të skanuar;
- Vertetim për notën mesatare të studentit, të skanuar, kurse për studentët e vitit të I-rë duhen deftesat e shkollës së mesme, të skanuara;
Aplikantët do të përzgjedhen në bazë të notës mesatare dhe përparësi do t’ju jepet studentëve që vijojnë studimet në drejtime deficitare në vendlindje.
FORMULAR APLIKIMI të plotësohet në Microsoft Word dhe se bashku me dokumentat tjerë të skanuara të kompresohen në një fajll (psh. ZIP file) dhe të dërgohen në adresen e postës elektronike, trojettona2@gmail.com.
Para se të dërgoni aplikacionin tuaj, siguronu që e keni të gjithë dokumentacionin përcjellës të kërkuar.
Aplikacionin tuaj dergoni më së largti deri më 15 shkurt 2026 në adresen e mësipërme të postës elektronike.
Suksese!
Më poshtë mund të shkarkoni FORMULAR APLIKIMIN
