
Duket se koha e mirë që po mbizotron në Ulqin ka bërë që sezoni të vazhdojë akoma dhe numri i mysafirëve të jetë i konsiderueshem.
Orgaizata turistike e Ulqinit njofton se ne hotele ka 8% me teper, ne kampe 10% me teper dhe ne akomodimin privat 22% me teper se vitin e kalur në të njëjtën kohë.
Nëse shifrat e mësipërme përkthehen në numra atherë rezulton se gjithsej në Ulqin në ditën e sodit ka 8.981 turiste qe eshte 17% me shume ne krahasim me vitin e kaluar ne te njejten kohe.
Detajet më të hollësishme rreth numrit të mysafirëve mund ti shikoni në tabelen e mëposhtme.
LLOJI I AKOMODIMIT | Të huaj | Të vendit | Gjithsej | INDEX
15/14 |
HOTELE | 261 | 2.270 | 2.531 | 108 |
KAMPE | / | 194 | 194 | 110 |
PUSHIMORE | / | 38 | 38 | 115 |
AKOMODIMI PRIVAT | 124 | 6.094 | 6.218 | 122 |
GJITHSEJ | 385 | 8.596 | 8.981 | 117 |
