Abetarja-gjuha-shqipeKryebashkiaku i ri i Tiranës z. Erion Veliaj ka marrë përsipër pagesen e të gjitha abetareve dedikuar nxënësve shqiptarë në Mal të Zi që janë porositur në njërën nga shtypshkronjat e kryeqytetit shqiptar.

Më detajisht rreth kësaj sqaron deputeti Nik Gjeloshaj.

Ashtu siç ju kam njoftuar dje, sasia e nevojshme e Abetareve kombëtare janë siguruar falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në të gjitha shkollat shqipe në Mal të Zi , dhe në fillim të javës do të shpërndahen nëpër shkolla.

Sot më komunikoi miku im, Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj i cili me njoftoj se porosinë që kamë bërë unë tek shtëpia botuese në Tirane do ta paguaj ai, jo nga buxheti i Bashkisë, por nga rroga e tij e parë si Kryebashkiak i Tiranës. Për hirë të respektit dhe miqësisë tonë të vjetër unë nuk mund ta refuzoja, por dua që përzemërsisht ta falendëroj Erionin, në emrin tim dhe të gjithë prindërve, për këtë dhuratë kaq të bukur dhe me vlera kaq të veçanta për ne shqiptarët në Mal të Zi.

Erioni më ftoj që bashkë me zv. Ministrin e Arsimit z. Marash Dukaj ta vizitojmë të hënën që të na bëjë dorëzimin e Abetarëve.

Unë mjetet që kisha planifikuar për blerjën e Abetarëve do i kontriboj në të njëjtën fushë, në arsim, duke paisur me disa kompjuter dhe mjete pune këto shkolla:
Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbe” në Triesh
Shkollën Fillore “29 Nëntori” Dinoshë dhe
Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” Katerkollë

Për më shumë detaje do ju njoftoj mbas vizitave që do bëj në këto shkolla.
Ju faleminderit”, përfundon Gjeloshaj postimin e tij në FB.

Deputeti Nik Gjeloshaj siguron falas Abetaren mbarëkombetare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Një iniciativë shumë të bukur ka ndërmarrë deputeti shqiptar në Mal të Zi z. Nik Gjeloshaj me anën e së cilës do të sigurojë falas Abetaren mbarëkombetare për të gjithë nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Këtë informacion z. Gjeloshaj e ka bërë të ditur sot me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimin në tërësi të z. Gjeloshaj mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuar miq,

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, obligimet që prindërit shqiptarë kanë janë të mëdha për përgatitjet e fëmijëve të tyre për të vijuar shkollën.
Andaj, kam menduar që si njeri publik sado pak të kontribuoj për lehtësimin e kësaj situate.

Duke e ditur faktin që Abetarja kombëtare tashmë është lejuar në përdorim për nxënsit tonë, dhe pasi që isha i kyçur në këtë çështje shumë të rëndësishme, vendosa që të siguroj falas Abetarën për të gjithë shkollarët tonë shqiptarë, kudo që ata ndjekin mësimin në shkollat shqipe në Mal të Zi.

Duke ururuar një vit të suksesshëm nxënësve tonë, dua të ju njoftoj që Abetarja do të ndahet në shkollat shqipe në Mal të Zi nga drejtori gjeneral në Drejtorinë e arsimit, z.Marash Dukaj

By admini