Botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, redaktor i këtij vëllimi poetik është poeti i njohur ulqinak, Jaho Kollari ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi
Këto ditë nga shtypi doli libri me poezi “Heshtja që vërret”, e autorit të ri ulqinak, Argëzon Sulejmani. Libri është i ndarë në 5 cikle që së bashku përmbledhin 137 poezi.
Vlen të theksohet se edhe pse ky është libri i tij i parë, Argëzoni tregon pjekuri poetike dhe na befason me stillin e veçantë letrar në trajtimin e shumë çështjeve të cilat e preokupojnë autorin por edhe përditshmërinë.
Argëzoni këndon me emocione, na jep meditime filozofike, mburrje atdhedashurie me vargje që të hynë thellë në palcë dhe kujtesë thotë për librin poeti Jaho Kollari.
Kurse autori porosit: “Heshtja që vërret dashuron pazëshëm, për të mos prishur rehatinë e shumë syresh që kjo ndjenjë iu (ri) ngjall smirën e ligësinë…. Mbes me shpresë se do të takohemi diku. Aty ku heshtjet e britmat mund t’i pjesëtojmë, që pastaj të merremi vesh si njerëz… ”
Botuar nën siglen e Librarisë Arti nga Ulqini, redaktor i këtij vëllimi poetik është poeti i njohur ulqinak, Jaho Kollari ndërsa shtypi i librit u përkrah nga Fondi për realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi./KultPlus.com