Ilustrim

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 11-13 shtator 2026 edicionin e 34-t të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”.

Në programin e edicionit të sivjetshëm do të jenë mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit Rexhep Qosja, i ndarë nga jeta në prill të këtij viti, si dhe dy mbrëmje autoriale me shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë Anila Mullahi – Elezi dhe Gëzim Aliu.

“Kalimera Poetike” është sot imazhi letrar dhe kulturor i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Malin e Zi. Me traditën dhe trashëgiminë e saj, ajo zë vend nderi në hartën e festivaleve letrare që organizohen në hapësirën shqipfolëse dhe në vetë Malin e Zi. 

“Kalimera Poetike” ka edhe një dimension tjetër të rëndësishëm për shqiptarët në Malin e Zi të sotëm – të mbajë gjallë gjuhën shqipe në një hapësirë ku ajo është e rrezikuar seriozisht dhe ndonjëherë edhe e padëshirueshme.

Edicioni i këtij viti do të mbahet në tri vende të ndryshme në komunën e Ulqinit – Muzeun e Ulqinit në Kala, Librarinë “Ulqini” dhe Restorantin “Shasi”, duke synuar që përpos letërsisë të promovojē edhe trashëgiminë historike e kulturore dhe potencialet turistike të këtij qyteti.



Programi

E PREMTE, 11 shtator 2026

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 20:00)

Hapja e manifestimit

Fjala e hapjes  

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje letrare   

kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit

Rexhep Qosja      

Flasin për krijimtarinë e autorit

Ag Apolloni, shkrimtar

Irena Toçi, botuese    

Lexon pjesë nga krijimtaria e autorit:

Naim Berisha, aktor

Moderator:

Haxhi Shabani         

E SHTUNË, 12 shtator 2026

     (Libraria “Ulqini”, ora 20:00)    

Mbrëmje autoriale

me shkrimtaren dhe studiuesen e letërsisë  Anila Mullahi – Elezi   

Moderatore:

Liridona Sinishtaj – Doçe

E DIEL, 13 shtator 2026

     (Restoranti “Shasi”, ora 20:00)   

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Gëzim Aliu    

Flet për krijimtarinë e autorit

Mërgim Bekteshi, kritik letrar      

Moderatore:

Vediha Gjoni 

Mbyllja e manifestimit

Shoqërojnë me muzikë: Ares Fani (kitarë), Erald Rragami (fizarmonikë) dhe Duliem Puka (violinë)

By admini

Leave a Reply