prishtinaAmerikanët, kësaj i thonë “it’s too late the damage is done”

Nga Beqir SINA – New York

BENSONHURST BROOKLYN NY : Me të vërtet ka shpërthyer një patetizëm vajtues ose siç e quajm shpesh tani kohët e fundit “folkolorizëm patriotik”, ku secili person publik apo, analist, gazetar po shkon deri deri aty sa më akuzue, sipas mides së tyre edhe për tradhëti, të shitur, frikacak, dhe servila për karrjer e tjera e tjera…..

Kjo çështje e Gjykatës Speciale, në Kosovë, mendoj se duhej të adresohej drejt dhe parë ndryshe deri më këmbëngulje, jo me “vajtime”, prej se kur më 2010 e paralajmërojë senatori Dick Marti, me “raportin” e tij, dhe jo tash……!

Amerikanët, kësaj i thonë “it’s too late the damage is done”.  

Tash, duhet me u përgatit se si me e bërë që kjo Gjykat të dështojë në qëllimin e saj politik, dhe të katandiset në një Hagë si në rastin Haradinaj dhe Limaj me shok.

Pra – sot – jo më akuzue, sipas mides së tyre edhe për tradhëti, të shitur, frikacak, hajna, dhe servila për karrjer e tjera e tjera…..apo, me dalë me ba zhurmë si një farë Milazim Zeka, se po i din listat e plot marrina të tjera…

Kjo tani nuk është më, kohë, as për të “qarë” as për të duartroktiur, sepse, ma shqip kësaj i thonë “në mos e votonte këtë Gjykatën Speciale vetë Kosova – “litarin” ia kishte bërë gati, Serbia, me boshtin sllavo – ortodoks në OKB”, që me zor, po e priste të mos votohej.

Mos miratimi ka qenë edhe një shans plus, dhe me rëndësi për Serbinë, për të zgjatur agoninë e një ëndrre të shqiptarëve, që plotësisht të jenë të shkëputur nga Serbia, dhe gëzonin fatin për t’u bërë anëtare e BE-së.

Mos themelimin e Gjykatës Speciale, simbas të gjithë plotikanëve Amerikan – miq të dëshmuar të Kosovës, e dëshironte vetëm Serbia, dhe shkuarjen në Këshillin e Sigurimit të çështjes së themelimit të Gjykatës.Çka është thënë nga miqt tanë në Washington, se do të thoshte triumf i Serbisë, për premia të një situate ndryshe në favor të saj për ta ruajtur shpresën që Kosova të rikthehet tek ajo.

Dhe, mos o Zot!

Gjithçka, me çështjen e Gjykatës Speciale, dihet nga të gjithë se nisi nga një raport i senatorit zviceran Dick Marty, më 2010, i cili ngriti dyshime e akuza ndaj krerëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kinse ata kishin “kidnapuar, mbajtur në burgje dhe torturuar serbë dhe të tjerë, dhe ua kishin nxjerrë organet për t’i shitur për transplantime”.

Edhe pse ky raport fillimisht nga institucionet e Kosovës nuk u morë shumë seriozisht, dhe , asnjeri në Kosovë, nuk i besojë këtij raporti, atëhere përse – u “hesht” dhe iu la kaq kohë, që ky raport të miratohet edhe nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke e goditur rëndë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën dhe luftën e ndershme të saj.

A mos ishte vallë më e lehtë athere – pra, më 2010 apo, më ishte me 3 Gusht 2015!(me 82 vota pro, kundër 5 dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratoi themelimin e Gjykatës Speciale) pra, cila ka qenë më e vështira? dhe cila rruga më e lehtë?

Kështuqë, unë besojë, se sot çdo shqiptarë, e di sa e vështirë – ka qenë për Hashim Thaqin, Kadri Veselin, dhe luftëtarët e tjerë, për t’i thënë PO! kēsaj gjykate, por edhe për Haradinajn, Limajn e bashkëluftëtarët e tij, që i tha JO! .

Dhe, çdo njeri e di se si i tillë – ky hap nuk do të ishte aspak i lehtë për askënd në atë Kuvend – si për ata qē e votuan dhe si për ata, që nuk e votuan dhe i thanë JO – Madje,  edhe e kundërshtuan me të drejt dhe arsye, shumë ashpër.

Disa unë mendojë se kan menduar se kjo ishte zgjedhja mes asaj që ne i themi “ Zgjidh më të keqen mes dy të këqijave”.

Mirëpo, asnjëher nuk ka të keqe të mirë dhe të keqe “të keqe” që të dyja janë të këqija, dhe të dhimbshme: “ është njësojë si vdekja – kur thuhet ai ishte i ri – apo, ishte i moshuar “- vdekja është vdekje..…ska tjetër.

Dhe, aq më keq dhe më e dhimbshme, për një popull që ende i ka plagët e hapura siç është Kosova. Një populli i tërë i viktimizuar, që ende ia mohojnë vuajtjen dhe  tragjedinë, që kaloi, atë të 1400 të vrarëve – më shumë se 2000 të zhdukurve, mijëra grave të dhunuara, qindra mijëra shtëpive të shkatërruara, dhe 1 milion të larguarve me forcë, pikërisht, nga ata që ia shkaktuan dhe sot “fërkojnë duart” të përfitojnë sa të përfitojnë me Kosovën.

Unë, mendojë që pranimi i kësaj gjykate në këtë moment ka qenë rruga e vetme e Kosovës të eci përpara. Është, edhe ajo “Besa”, që ne shqiptarët i kemi dhënë Amerikës dhe Perëndimit. Të cilat deri tani nuk kan zhgënjyer asnjëherë, dhe sigurisht, besojë që nuk kan për ta zhgënjyer Kosovën.

Po të kujtojmë se si kaloi në “fije të perit” momenti kur delegacioni shqiptar i Kosovës, e nënshkroi Rambujenë, duke hequr dorë nga pavarësia (padyshim veprimi më i vështirë edhe se ky i sotmi) duke besuar se statusi do të rikthehej në tavolinë. Kosova qe ajo që pranoi të dorëzonte armët e UÇK-së, me besimin se do të mbrohej me armë nga ndërkombëtarët ( më kan treguar luftëtarët e Bataloinit Atlantiku nga Amerika; se kurr ma dhimbje të madhe nuk kan ndjerë, kur kan dorzuar armët). Kosova qe ajo e cila e pranoi reformën e standarteve para statusit, duke besuar se statusi do të diskutohej shumë shpejt. Kosova, pranoi negociatat me Serbinë, me besimin se nuk do të përdoreshin për t’ia mohuar vullnetin popullit të Kosovës. Gjithashtu, pranoi Pakon e Ahtisaarit, me besimin se integriteti i vendit nuk do të vihej në dyshim dhe nuk dotë prekej.

Dhe, falë kësaj, Kosova nuk u bë Abkazia, Osetia Jugore, Ingushetia, apo Krimeja – Ukrain!

Lind pyetja :”A nuk ishin të gjitha këto më të këqija dhe më të vështira, sesa Gjykata Speciale” ? Sepse, Kosova, kur i mori ato vendime historike,  nuk ishte ajo që është sot e lirë e pavarur e njohur nga 111 shtete, dhe as që e dinte se çfarë do të ndodhte më pas……

Nuk mund ta dinte dhe nuk kishte marrë asnjë lloj grancie me “shkrim” nëse SHBA dhe aleatët do të përmbushnin premtimet e tyre. Kur dihet se në fund të fundit, premtimet në politikë shkelen çdo ditë. Bota është e mbushurplot me raste të tilla dhe të mos shkojmë më larg – por të kujtojmë atë se çfarë ndodhi në Ukrainë – me Krimenë.

Thjeshtë tash po ta mendosh:

Kosova – pas përfundimit të luftës në vitin 1999 u bë shembull në mbarë botën duke i treguar botës se shqiptarë dinë të jetojnë të lirë dhe në demokraci – dinë të bëjnë shtet dhe të udhëheqin shtetin e tyre.

Mirëpo, v eçse, tani ajo duhet në të(Gjykatën Speciale) të jap edhe qëndrimin e saj, që të gjitha ndryshimet duhet të bëhen pa e dëmtuar sovranitetin e Kosovës dhe strukturat tanimë ekzistuese institucionale dhe ligjore.

Gjithashtu, duhet gjetur a ka ndonjë “hile” krijimi i Gjykatës Speciale. Ndërkaq, është për tu kërkuar që mandati i gjykatës të jetë 4 vjeçar, ndërkaq vuajtjet e dënimit të bëhen në Kosovë, ashtu siç u tha në fillim.

Dhe, se gjykata speciale vetëm formalisht të jetë e Kosovës. Ajo duhet të funksionojë paralelisht nga sistemi vendës i drejtësisë dhe e gjitha do të jetë e karakterit ndërkombëtar.

By admini

One thought on “Gjykata Speciale! Për t’u “duartrokitur”, “vajtuar” apo, për të u përgatitur….!”
  1. Te udheheqesh nje shtet nuk eshte sikurese te ishe kryeplaku i nje fshati te Drenices. E vecanerisht kure kryeplaku eshte hajni kryesor. Heret apo vone duhet paguar veprat e tyrpeshme. Dashte zoti dhe kejo pergjegjesi individualizohet. Nese udheheqesia e Kosoves nuk na coje shume larg…

Comments are closed.