Recenskion për librin e Dr. Gani Karamanagës “ Valixhja nga Amerika “

Shkruan : Esat Mehmeti

Prim.Dr.Gani Karamanaga, është ëmër i njohur jo vetëm për Ulqinin, por edhe më gjërë.Dr.Karamanaga,më shumë se katër dekada, i shërbeu shëndetësisë me përkushtim.Si drejtues i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin në disa periudha, Dr. Karamanaga punoi me përkushtim në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve shëndetësore, duke lënë një kontribut të çmuar.

Por madhështia e tij nuk qëndron vetëm në profesionin e mjekut, ky është edhe një shpirt krijues, i cili zë vend të me rituar në sirtarët e bibliotekave tona.Është autor i 15 librave me tema të ndryshme.

Libri“Valixhja nga Amerika” është një vepër me karakter tregimtar dhe dokumentar.Tema kryesore e librit është emigrimi dhe ndikimi i tij në jetën e individit dhe familjes. Libri “Valixhja nga Amerika ” është  plot reflektime të dhimbshme për jetën e mërgimtarit. Aton ë vehte sjellin ngjarje  të dhimbshme të së kaluarës sonë. Pra jeta e rëndë  dhe me shumë sfida e ka frymëzuar autorin të shkruajë  për mërgimtarët.Libri në fjalë shënon një pasqyrë  sa të dhimbshme, aq dhe reale të kësaj jete në dhe të huaj.

Autori sjell histori konkrete të njerëzve që janë larguar nga vendlindja në kërkim të një jete më të mirë, të cilët pa vullnetin e tyre moren botën në sy dhe siç shkruan autori i librit, disa nga këto kanë mbetur atje mërgimtarë, disa nuk u këthyen asnjëherë, e disa të tjerë u këthyen në vendlindje përgjithmonë.

Personazhet në këtë libër janë njerëz të zakonshëm, por me histori të jashtëzakonshme. Ata janë mërgimtarë, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë që përfaqësojnë një realitet të gjerë shoqëror.

Vet titulli i librit” Valixhja nga Amerika”, përveç që është simbolik, për temë ka një plagë të madhe të vendit tonë, mërgimin. Mërgimi, aktualisht është ndër plagët më të rend. Plaga e mërgimit nuk shihet, po që të djeg nga brena në heshtje. Është dhimbje që askush nuk de kupton pa e provuar në lëkurën e vet. Mërgimi si plagë e rëndë shoqërore , politike, ekonomike, social-kulturore dhe psikologjike e ka ppërcjellë popullin tonë gjatë tërë historisë së zhvillimit të tij.

Trajtimi i temave të tilla  janë pjesë e identitetiot tone dhe paraqesin kureshtje  për lexuesin.Të dhënat e përshkruara në libër janë rezultat i kontakteve të autorit me personazh të librit brenda një periudhë të gjatë kohore.

Shpërngulja e shqiptarëve, nga trojet e tyre stërgjyshore, filloi që nga kohërat e vjetra, e që u karakterizuar nga dy motive: ekonomike dhe politike. Tretja e popullit tonë drejt rrugëve të botës, fatkeqësisht është plagë që edhe sot në heshtje po e përpinë kombit tonë, duke larguar nga këtu pjesën më vitale, pjesën më të shëndoshë e popullit.të rinjtë  tanë po largohen nga vendi I vet që e duan më shumë se jetën e tyre .Largohen se ky vend  po afron shumë pak, a thënë aspak mundësi  të zhvillimit, ndërkaq,në anën tjetër , ky rr ugëtim për të rinjtë tanë nuk është  thjesht, siç e mendonin në fillim, si një rrugë shpetimi për një jetë më të mire, por është një mendim I shtuar që të nënshtron e të godet në palcë, duke humbur identitetin në vend të huaj, të cilët për zgjidhjen e problemeve jetësotre, në tregjet e botës po shesin fuqinë e tyre për bukën e gojës

Autori përshkruan në hollësi kushtet e vështira ekonomike, rrethanat politike, papërspektiven e të rinjve edhe ndjekjen e tyre nga regjimi i atëherëshëm.

Libri hapet  me një këngë kurbeti ”Vaj si qenka ba dërnjanja“,këngë që është e njohur  për publikun tonë dhe më gjerë.

Mesazhi kryesor i librit lidhet me ruajtjen e identitetit dhe lidhjes me vendlindjen,pavarësisht largësisë. Autori thekson rëndësinë e familjes, traditës dhe kujtesës historike. Në të njëjtën kohë, ai nënvizon se emigracioni është një fenomen i dhimbshëm, por shpesh i domosdoshëm për mbijetesë dhe zhvillim.Në anën tjetër autori përmes këtij libri transmeton vlera të ruajtjes së dashurisë për vendlindjen, andaj këtë libër duhet konsideruar si një vlerë të shtuar.

 Libri është i ndarë në tre kapituj : Në kapitullin e parë, autori theksin e vë në ikjet pa kthim të qytetarëve ulqinakë, të cilët kanë mbetur mërgimtarë. Përshkruan kushtet ekonomike, rrethanat politike të viteve pas Luftës se Dytë Botërore, që çuan në largimin e tyre. Përshkruan ata mërgimtarë që edhe atje në vende të largëta të Europës, Amerikës e Austarlinë e largët edhe pse kanë mbetur atje mërgimtarë, me punë dhe angazhimin e tyre kanë bërë emër në bisneset e tyre.

Në kapitullin e dytë (nuk erdhen asnjëherë ), në këtë kapitull autori përshkruen ata bashkëqytetarë që iken dhe nuk u kthyen asnjëherë në vendlindje. Përshkrtuan kontributin e tyre të çmuar, por dhe dëshira e tyre të madhe, sëpaku për t’u vorrosur në vendlindjen e dashur, pranë varreve të të parëve të tyre në  vendlindje.

 Në kapitulli e tretë bën fjalë për ata mërgimtarë që pas shumë vitesh në kurbet, nga malli dhe dashuria e flaktë për vendlindjen, për prindërit dhe të afërmit e tyre, u kthyen në vendlindje. Sado të largohesh nga vendlindja, kjo forcë të tërheq aq edhe më shumë drejt vendit ku ke lindur, miqve dhe të afërmeve.Vendlindja ështeë testament i çmuar i të parëve tanë.

 Rëndësia e këtij libri duhet parë edhe në një drejtim tjetër, në atë historik argumentues, me ç’rast autori përmes paraqitjes së mërgimit nga këto treva, argumenton dashurinë që mërgimtarët tanë kanë për vendlindjen, për njerëzit, kështu dëshmohet lidhja e pandërprerë me vendlindjen.Dashuria aq e fuqishme që përjetzohet për vendlindjen dhe të afërmit nuk mund të përshkruhet dhe të krahasohet me asgjë.

Populli ka thurur shumë fjalë të urta për këtë plagë, si : “ guri I rn dë peshon në ven d të vet”, “ Kur të jewsh në vend të huaj, dita të bëhet një muaj”, “c Balta është më e ëmblë se mjalta “ etj

 Rruga e mërgimtarëve  tanë është e mundimshme, por dashuria për vendlindje është e pandalshme.Njerëzit e shpërngulur me vete morën doket, zakonet, plagët, vajet, këngët, mallin për atdheun e të parëve, morën gjuhën e traditën kombëtare.

Ky libër nuk është vetëm një përmbledhje tregimesh, por një dëshmi e gjallë e jetës shqiptare në emigracion. Ai na bën të reflektojmë mbi sakrificat, emocionale që mërgimtari mbart me vete – kujtimet, mallin për vendlindjen. Ai i jep zë përvojave të shumë njerëzve që shpesh mbeten të pathëna. Një element simbolik në libër është “valixhja”, e cila përfaqëson jo vetëm udhëtimin fizik, por edhe barrën.Vet titulli i librit, valixhja është simbol i shumë kujtimeve, sepse siç shkruan Dr. Karamanaga me këtë valixhe shumë vata  kanë emigruar. Me këtë valixhe janë përcjellur fejesa e martesa të shumta (shenji e dhunti-a) të vajzave –nuse. Në brendësinë e saj janë ruajtur shumë kujtime.

Gjuha me të cilën është shkruar ky libër është e thjeshtë, me një leksik të pasur, dialektor. Autori përdor një gjuhë të thjeshtë, rrëfimtare dhe shpeshherë emocionale, duke e bërë librin të kuptueshëm dhe të afërt për çdo lexues. .

Stili i Gani Karamanaga karakterizohet nga sinqeriteti dhe realizmi. Ai nuk idealizon emigracionin, por e paraqet atë me të gjitha anët e tij – si sfidë dhe si mundësi, duke lënë pas një trashëgimi të vyer që do të jetojë gjatë në kujtesën e njerëzve. Me këtë libër, Dr. Karamanaga gjithnjë e më tepër arriti të dëshmohet  si hulumtues I zellshëm I shumë temave.

Si përfundim përgëzoj autorin  për qasjen dhe angazhimin e tij, duke i uruar shëndet të mirë e suksese të metejmë si mjek, publicist dhe mbi të gjitha si intelektual.

                                 ………………………………………………….

                                                                                     Marrë nga “Koha javore”

By admini

Leave a Reply