Më 21 Maj, për nder të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, Presidentja Osmani, së bashku me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Cobaj, vizitoi ekspozitën e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës me veprat mjeshtërore të Gjelosh Gjokajt. Presidentja Osmani ka thënë se arti i tij ka lënë gjurmë të përjetshme artistike në të dy shtetet tona dhe përtej.

Presidentja Osmani ka potencuar se lidhjet në mes të njerëzve janë themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi me ç’rast ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe angazhimin e vlefshëm të komunitetit malazez në shoqërinë tonë, si dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore.

By admini