Ilustrim

Dje në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e koalicioni të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026. Në qeverinë e re nuk do të jetë Lëvizja URA dhe me këtë kryetari aktual i komunës sonë Omer Bajraktari.

Gjatë këtyre afërsisht 2 vite sa ishte kryetar i Komunës së Ulqinit mund të thuhet pa asnje hezitim se Omer Bajraktari ka marrë notë ta mire në udheheqjen e komunës sonë. Sigurisht që në këtë e kanë ndihmuar të gjithe kuadrot nga të gjitha subjektet politike por fryma që solli Bajraktari bëri që të vërehet ndryshime të mëdha në udhëheqje të komunës, shkruan Ulqini Online.

Është rast i rrallë që qytetaret e Ulqinit nuk do të hedhnin mllef ndaj kryetarit të komunës edhe gjatë kohës kur qyteti ishte pothaujse i pakalueshem në asnjë segment të rrugëve për shkak punimeve infrastrukturore dhe e ‘falnin’ atë duke e pare mundin dhe dëshirën e kryetarit për të dhënë më të mirën nga pozita ku ishte.

Pa e ditur se cili ka qenë qendrimi i tij politik në vendimet e marra nga organet partiake të cilët rezultuan ‘’self-destruction’’, kështu do ti quante një ish zyrtar i lartë i Lëvizjes URA, lëvizjet e fundit të Omer Bajraktarit ishin të gabuara. Shkarkimi i tre sekretarëve të sekretariatreve nga Forca, partia e cila së bashku me Lëvizjen e tij Qytetare URA ishte ende në pushtet në komunën e Ulqinit ishin fatale dhe të parikuperushme.

Çka do të duhej të bënte Bajraktari? Vështirë përgjigja në këtë pyetje por e saktë do ishte që nuk duhet të bënte atë çka bëri me kusht që ti shmangte edhe vendimet e partisë së tij.  

Shumica e re në Kuvendin e Ulqinit do të ketë 21 mandate, nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej. Në  opozitë, përveç Unionit  Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Demokratëve, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare, të cilët deri më dje ishin pjesë të koalicionit qeverisës me PD, SD, SDP dhe Forcën.

By admini