Dje në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e koalicioni të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Partisë Demokratike (PD) Fatmir Gjeka, kryetari i Forcës Genci Nimanbegu, kryetari i KK të Partisë Demokratike të Socialistëve  Arijan Lamoviq, kryetari i KK së socialdemokratëve  Qazim Hoxhiq, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti, kryetar i KK të Partisë Socialdemokrate  Naser Resulbegoviq dhe kryetari i KK të Partisë Boshnjake  Muamer Rashçiq, shkruan Ulqini Online.

Por para ditës së nënshkrimit të kësaj marrëvshje ka pasur një garë politike për bërjen e numrave për të arritur deri shumica e re. Duke i përcjellur komentet dhe opinionet e ndryshme në rrjetët sociale mund të konkludohet se prishja e koalicionit të mëparshëm qeverisës në Ulqin erdhi nga vendimi në organet partiake të Lëvizjes URA për të mbajtur me çdo mënyrë pozitën e kryetarit të komunës së qyteti tone nga kjo parti.

“Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së vitit 2022 mbi rotacionin në pozitën e kryetarit të komunës në mes të URA-së dhe Forcës, për shkaqe morale jap dorëheqje nga anëtarësia në KK të URA-së në Ulqin”, kështu do të shkruante në faqen e vet në rrjetin social tashmë ish zyrtari i lartë i kësaj lëvizjeje Amil Grboviq.

Në të njëjtin shkrim z. Grboviq shton se iniciator i këtij vendimi ‘’self-destruction’’ ishte kryetari i URA-së Dritan Abazoviq.

Lëvizja tjetër e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, për të shkarkuar tre sekretarët të sekretariatreve nga Forca, partia e cila së bashku me Lëvizjen e tij qytetare URA ishte ende në pushtet në komunën tonë ishte në vijën e vendimeve të marra nga URA por që la shije të keqe tek qytetarët e komunë sonë.

Nga ana tjetër, në të gjithë këtë, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka luan lojën e vet politike e cila dë të rezultonte e sukseshme. Gjeka vendosi të respektojë deri në fund marrëveshjen politike dhe ti jap pozitën e kryetarit të komunës kuadrit nga radhët e Forcës. Gjeka dhe partia e tij në gjithë këtë lojë as nuk ka fituar dhe as ka humbur por vetëm ka respektuar marëveshjen dhe do fitonte simpatinë e një numri të madh të qytetarëve. Gjeka dhe partia e tij në secilën situatë me shumë mundësi do të ishin pjesë e qeverisjes.

Mosrespektimi i marrëvshjeve të shkruara duhet që të ju vi fundi dhe për këtë shërben edhe leksioni i fundit nga i cilin duhet të mësojnë të gjithë, si ata që fituan por edhe ata që humbën.

Shumica e re në Kuvendin e Ulqinit do të ketë 21 mandate, nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej. Në  opozitë, përveç Unionit  Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Demokratëve, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare, të cilët deri më dje ishin pjesë të koalicionit qeverisës me PD, SD, SDP dhe Forcën.

By admini