Ilustrim: Nga nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion parazgjedhor në mes LD në MZ dhe UDSH-së

Të hënën në Ulqin është arritur marrëveshja për formimin e koalicioni të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026.

Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësusit e Partisë Demokratike, Forcës, Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Boshnjake, shkruan Ulqini Online.

Ajo që bie në sy në koalicionin e ri qeverisës në Ulqin është se pjesë e tij do të jetë edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi e përfaqësuar me dy këshilltarë. Deri tani LD në MZ ishte në opozitë njëjtë si UDSH dhe koalicioni në mes PDS dhe Partisë boshnjake.

Në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin LD në MZ do të garonte në koalicion me Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe së bashku arritën të fitonin 6 këshilltarë. UDSH në vazhdim do të mbetët në opozitë dhe në këtë drejtim dy ish parteneret e koalicionit parazgjedhor për dy vitet e ardhshme do ti ndajnë rrugët, njëri pjesë e qeverisjes kurse tjetri në opozitë.

Shumica e re në Kuvendin e Ulqinit do të ketë 21 mandate, nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej. Në  opozitë, përveç Unionit  Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Demokratëve, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare, të cilët deri më dje ishin pjesë të koalicionit qeverisës me PD, SD, SDP dhe Forcën.

By admini