Nga Luljeta Avdiu Cura
Shëtitje me klasat e teta dhe të nënta të shkollave fillore “Bedri Elezaga”-katërkollë dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Ostros.
Ditën e shtune të 7 majit të vjetes 2022, nën organizimin e Fondit Shqiptaro-Amerikan “Trojet tona”, nxënësit e klasave të teta dhe të nënta morën rrugën drejt shtetit amë në shëtijen edukativo-argëtuese që pat për qëllim edukimin e nxënësve me historinë dhe vlerat kombëtare.
Me të mbërritur te pumpa e benzinës “Lukoil” afër shkollës në Katërkollë syri të shihte shumë prind që kishin ardhur për të përcjellur fëmijët e tyre, ndërsa kujdestarët e klasave që vërtetonin numrin e nxënësve të ardhur kryenin obligimet e veta por në të njëjten kohë edhe sikur ngushëllonin prindërit se çdo gjë do shkojë mirë, mos bani marak etj.Mes seriozitetit të baballarëve dhe shprehjes së fytyrës së nënave lexoja shumë çka, duke qenë se jam nanë edhe unë.Dhe kështu nuk ishte e vështirë të shihje muzgun e syve që lagej nga ndarja prind-fëmi qoftë edhe për një periudhë të shkurtë kohore dy apo tre ditore.Por urimet që bënin disa si psh. paçi rrugën e mbarë, mirëardhshi, kaloshi bukur etj e banin edhe ma të veçantë këtë ndarje.
Mislim llolla me djalin e tij kujdeseshin çdo moment për mbarëvajtje të çdo gjëje ashtu siç e ka traditë kjo familje e njohur tashmë e organizimit udhëtimeve dhe akomodimeve dhe jo vetëm, ndërsa shoferat Qazimi dhe Valdeti mezi prisnin të merrnin në dorë timonin e autobusave.
Këtë radhë me marrëveshjen që bënë shoqatat në SH.B.A, “Trojet tona” dhe “Kraja”, kësaj shëtitje ju bashkangjiten edhe nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” nga Kraja të shoqëruar nga kujdestarët Tahir Bajraktari( arsimtar i plejadës së brezit të artë në shkollën e Krajës) si edhe Sead Popoviq, arsimtar i brezit të ri.
Dhe kështu dy autobusë dhe një fugon u nisëm drejt kufirit.Kaluam fshatrat Selitë, dhe kur kaloj pranë këti katundi nuk mund të lë pa përmendur mejtepin e vitit 1929 atëherë shkolla në Selitë punën e rifilloi në ndërtesen e Mejtepit që gjëndej afër xhamisë, pranë rrugës së fshatit. Ajo ishte ndërtesë përdhese, e ulët. Muret gur-boke, të lidhur me mallter gëlqere. Pullazi i mbuluar me tjegulla kanale që u prodhonin në vend. Kishte derë e një dritare të vogël me kapak druri. Nga orendit shkolla pati banka prej dërrase në të cilat u ulnin nxënësit, nga katër, tavolinë të vogël dhe karrige për mësuesin. Vazhduam drejt Draginës, ku gjendet Kodra e keqe dhe për të cilen tregoheshin shumë ndodhi.Por reputacionin e frikshëm Kodrës keqe ja ka marrë hapja e Muzeut në Draginë te familja Hajredin Kovaçit, që këtë katund e ban destinacion të shumë artdashësve dhe njerëzve të apasionuar pas muzeve, dhe në fund mbërritem në Sukubinë në katundin ku jam rrit.
Pika kufitare në Sukubinë e hapur në vitin 2002 është një vendkalim shumë i rëndësishëm që bashkon dy shtete dhe nëpër të cilin kalojnë me mijëra turist sidomos gjatë stinës së verës.
Pas përfundimit të procedurave në kufi, kaluam në Muriqan.
Dhe kur kalon nga kjo anë nuk mund të lësh pa sjellur nëpër mend historinë që për të “korrigjuar”punën e Komisionit Ndërkombëtar(1912), atë natë, anamalasi Murat Osja, burrë i njohur për urtësi e trimëri, çohet në mesnatë dhe merr gurin e kufirit mbi shpinë, ecën sa mundet gjatë gjithë natës dhe e çoi sa më larg, deri sa e lanë forcat dhe e lëshoi mbi tokë…aty ku është kufiri sot, duke e shpëtuar Vidhgarin pa e ndarë përgjysmë.
Me klasat e teta (8-1,2,3) ishin kujdestarët Rita Avdiu, Nezmije Taipi dhe Sanije Hajdari. Dr.Nexhat Avdiu ishte në rolin e ciceronit, dhe unë Luljeta si dhe shoferi Valdet Asllani i cili trashëgon profesionin e të atit Skenderit( një person gjithmonë i qeshur dhe entuziast dhe që me ne kur ishim nxënësa të shkollës fillore dhe të mesme u sillte gjithmonë mirë). Në autobusin tjetër ishin klasat e nënta (9-1,2,3) të shoqëruar nga kujdestarët Memli Kurti, Jetmira Sellaj dhe Ndriçim Muja.Në rolin e ciceronit Sami Flamuri, ndërsa me nxënësit e shkollës Krajës Sead Popoviqi, asistentja e shkollës sonë Samire Kraja dhe Vjollca Lika Çobi. Me fugon Tahir Bajraktari, Arjeta Kurti dhe Hajredin Veliu në rolin e shoferit por edhe si person që bashkë me Vjollca Lika Çobin( koordinatore e kësaj shëtitje) koordinonin punët për mbarëvajtje të ekskurzionit.
Dhe kështu si dasmor nga dy treva u ndalem në Muriqan për t’u veshur me ngjyrat e flamurit.
Prej autobusit tonë nana vështronte me admirim Memlin dhe Samiun që ndër të parët veshen bluzat kuq e zi dhe më pas ju bashkangjiten edhe të tjerët.
Më pas kaluam fshatrat e Anes Malit, ku bile në fshatin Goricë dhe Muriqan kam të afërt.
Ngadalë kaluam fabrikën e çimentos në Zues ku Nexhati na tregoi se Gjergj Fishta kishte punuar në këtë fabrikë dhe njiher gati sa nuk pësoi një aksident dhe që atëherë ai la thanien :”Ma ka xan rrota bishtin”.
Përballë me madhështinë e vet na u shfaq Kalaja e Rozafës e cila hijeshon dhe kam përshtypjen se ka mbrojt qytetin e Shkodres gjatë shekujve.
Në veri të Shqipërisë, midis lumenjve Drin, Buna dhe Kir dhe liqenit të Shkodrës, shtrihet një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë – Shkodra. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore në Shqipëri.
Në Shkodër altoparlantat e xhamive e kumontë e kishave I kurdisin sahatet asisoj, që mos me ja prish ritmin sho-shoit.Kaluam kështu uren e Bunës dhe u nisem për te Rozafati e cila gjendet në periferi jugore të qytetit dhe në mendje më sillej legjenda e Rozafës.
Një legjendë tregon se tre vëllezër donin të ndërtonin kështjellën së bashku. Gjithsesi, çdo natë, muret që ata kishin ngritur me mund gjatë ditës u shembën. Një plak u dha atyre disa këshilla. Një grua duhej të rrethohej me mure, kjo ishte mënyra e vetme që ata mund të përfundonin ndërtimin e mureve dhe ato do të zgjasin përgjithmonë. Të tre vëllezërit u këshilluan dhe vendosën që të flijonin njërën nga gratë e tyre, atë që do t’u sillte e para ushqimin e drekës të nesërmen. Por dy vëllezërit e mëdhenj nuk e mbajtën marrëveshjen dhe i paralajmëruan gratë e tyre. Kështu që Rozafa e re, gruaja e vëllait më të vogël, ishte e vetmja grua që u shfaq në kantierin e kalasë. Me guxim, Rozafa e pranoi fatin e saj, por me një kusht: ajo u kërkoi vëllezërve që një gji, një krah dhe një këmbë të mos muroseshin me ta, në mënyrë që ata të vazhdonin të ushqenin me gji fëmijën e tyre të vogël, duke i ledhatuar me duar dhe me atyre këmba mund të tundte djepin e foshnjës. Shumica e ndërtesave të kështjellës janë shkatërruar me kalimin e kohës, por muri ende qëndron në Shkodër – i fortë dhe i pathyeshëm.
Me të drejtë Lasgush Poradeci ka shkruajtur; Kur ke tradicion, je nacion, je komb, jo popull, jo popullsi, jo popullatë. Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë), një grup njerëzor (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, është popullsi – po nuk është komb, nuk është Nacion.
Njerëzit, kur janë grup (pa traditë), s’janë Nacion (me traditë). Grupi s’ka fuqi shpirtërore dhe spirituale dhe materiale, është amorf. S’ka ekspresion special të grupit të vet. S’ka zhvillim, evoluim, evolution, përparim, perfekcionim gjatë jetës së tij. Ay nuk mbush dot, nuk përmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vetëveten, për të vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt përsosjes.evolution, përparim, perfekcionim gjatë jetës së tij. Ay nuk mbush dot, nuk përmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vetëveten, për të vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt përsosjes.
Pas përfundimit të vizitës në Rozafat, Mislimi u përshëndet me ne për t’ja lëshuar udhëheqjen e shëtitjes Lindit, djalit të tij që me korektësi kryente çdo veprim.
Kësaj here autobusi mori rrugën për te Memoriali i Skenderbeut në Lezhë.
Memoriali i Skenderbeut – është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Beslidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Ka qënë objekt kulti që është përdorur si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme.
Ky objekt që i përket shek.XIV është e tipit bazilikor me gjatësi 17m dhe gjerësi 8m. Në muret e saj ndodhet një afresk i Shën Nikollës. Sipas gojëdhënave në vitin 1478, turqit të cilët pushtuan Lezhën, shkatërruan dhe hapën varrin e Skënderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u morën nga ushtarët dhe të cilët i mbështollën me flori e argjend për ti përdorur si hajmali pwr pathyeshmëri në beteja.
Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skenderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë varura 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut.
Në qendër të katedrales, poshtë vendit që sinifikon varrin e heroit kombëtarë, ndodhet një tjetër kishë dhe një sarkofag prej guri që nuk janë shfaqur ende për publikun. Përbëhet nga dy rradhë gurësh antikë me përmasa të konsiderueshme, të vendosur në formë drejtkëndëshi dhe të lidhur me plumb.
Në këtë hapësirë duhet të ketë qenë e pozicionuar pjesa e poshtme e sarkofagut të punuar në mermer sipas tipologjisë së varreve monumentale. Ajo është e vendosur mbi një objekt të periudhës romake (shek.II, p.k.). Objekti është i konservuar në një dhomë të mbuluar dhe qëndron e tillë prej vitit 1980.
Dhoma e fshehtë e nëndheshme mbetet një mister që ende nuk është zbuluar, ndërsa vijon të jetë kurioziteti i shumë historianëve dhe arkeologëve.
Pas vizitës në Memorialin e Skenderbeut morëm drejtimin për në pazarin e vjeter të Krujes dhe për në Kala.Afer pazarit na u shërby edhe dreka dhe më pas nxënësit krijuan një atmosferë festive me këngë e valle.
Duke ecur në lagjen e vjetër të Krujës, të duket se ora e së tashmes ka mbetur në Mesjetë. Gra që thurin dhe endin në vegjë, burra që gdhendin drurin, punojnë bakrin, ildisin veshjet kombëtare dhe, në sajë të traditës së vjetër, mbajnë jetën në kohët moderne. Artizanati i harruar rikthehet në këto kohë moderne, më shumë se sa për vendasit, për të huajt. Edhe pse qyteti i Krujës është i ftohtë, rruga për nga Kalaja zhurmonte nga njerëzit dhe bisedat. Dëgjoje turistë të huaj të shumtë që në gjuhën e tyre pyesnin kureshtarë për gjëra të ndryshme të vjetra si dhe për punime artizanati apo
apo veshje tradicionale tërheqëse, në larmi ngjyrash, të ekzpozuara këndshëm.
Pazari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon për në kala. Ky pazar ka ekzistuar që në Kohën e Skënderbeut. Në Derexhik, macja kalonte tjegull mbi tjegull në një largësi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri në Picrrakë. Kështu thonë gojëdhanat për pazarin e vjetër të Krujës, në kulmin e lulëzimit të tij, pikërisht në kohën e Skënderbeut. E tërë rruga, që lidhte dy fshatrat, në kahe të kundërta të qytetit, përbëhej nga dyqane në anët e saj.
Prej 15 shekujsh, Kalaja e Krujës qëndron mbi një kodër shkëmbore, dëshmitare e luftrave dhe e jetës së egër të qytetit të Krujës, një herë e një kohë, qendra e shtetit të Arbrit. Kalaja qëndron në 557 metra lartësi, e bukur dhe e pashembur ndonëse ka përballuar sulme të panumërta.
Populli shqiptar identifikohet me historinë e kësaj kalaje, duke gjetur aty humbjet e sigurta por, mbi të gjitha, edhe fitoret e papritura të një populli të vogël e të guximshëm. Midis gjurmëve të rrënojave brenda mureve të kalasë duket Kulla e Sahatit brenda së cilës gjendet këmbana që lajmëroi vdekjen e Skënderbeut. Sahati, i ndërtuar nga artizanët e Pazarit të Vjetër të Krujës, organizonte kohën e qytetit: hapjen e mbylljen e dyqaneve si dhe vaktet e lutjes. Fatkeqësisht, vendasit tregojnë se “Ora” e tyre nuk ekziston më që prej shekullit të kaluar, kur vendi ishte nën ushtrinë austro-hungareze.
Pasi dëgjuam historinë nga cicëronët në Kalanë e Krujes, u larguam dhe u nisëm në drejtim të qytetit të Durrësit.
Mujo Ulqinaku apo Mujo Cakuli mirëpret bashkëvendasit e vet.
E pra, Lufton djali, lufton plaku,
Lufton Mujo Ulqinaku.
Në ato momente m’u kujtua kënga që aq bukur e interpreton me veshje kombëtare këngëtari ynë vendas Shaban Gjeka, i cili më pat kallxu se tekstin e kësaj kange e ka shkru i ndjeri Basri Çapriqi special vetëm për Shabanin sepse Basriu nuk shkruante tekste këngësh.
Mua mendja më shkoi te kënga dedikuar Mujo Ulqinakut, me tekst të Basri Çapriqit, kënduar nga këngëtari vendas i mirënjohuri Shaban Gjekaj.
O seç përpin një valë nga bregu
S’është një valë, është çu krejt deti
Ka nxi brigje, ka nxi mal
Ulqinaku se ç’ka ra n’ hall.
Sa herë prilli e lind zambakun
E fton Durrësi Ulqinakun
Kur vdes trimi për lirinë
Lind Ulqini Arbërinë.
********
Në Festivalin Mbarëkombëtar bë Shkoder në vitin 1991 kjo këngë u shpërblye me vendin e dytë.
Kurioziteti për të vizituar amfiteatrin na i shpejtoi hapat.
Amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.Është ndërtuar në fillim të shekullit të I-rë të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.Në arenën e këti amfiteatri zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Pas vizitës në amfiteater një kafe në afersi të bregut detit shijoi pa masë.
Pasi u çlodhem u drejtuam për te autobusi i cili do merrte drejtimin për në Vlorë.
Duke menduar për Vlorën nuk mundesha të mos mendoj për Shtëpinë e pamvarësisë dhe për kapedanin e detit, ulqinakasin Haxhi Ali Ulqinaku, me tartanët e tij, që kishte qenë kryekomandant i flotës turke të Mesdheut , erdhi u vendos në Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet që bënin venecianët, saraçenët nga Malta dhe Egjipti, spanjollët, anglezët dhe francezët.
Dhe u bë 22 vjet mbrojtësi i këtyre brigjeve. Në luftë me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se është në det. Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukë e vaj për shpirtin e tij në det. Këtë zakon e vijojnë dhe disa nga banorët e Dukatit, në zonën e Ravenës, ku kanë bagëtitë që jetojnë atje.
Cdo mëngjes gushti hedhin bukë e vaj në det për shpirt të Haxhi Alisë. Në Karaburun ku ai jetoi ndodhet shpella me emrin e tij.
Aq emër mori ky detar me të bemat e tij në Jug të Shqipërisë sa që filluan ta hyjnizojnë. Nga pleqtë pranë vatrave e staneve Ai quhej “ujk deti”, ndërsa bashkëkohës të tij tregonin se Haxhi Alia për veten e vet shprehej:
“Deti është shtëpia ime,
pragu i kësaj shtëpie është bregu,
dallgët e detit i kam jastëk për kokë;
ato do të jenë edhe gurët e varrit tim…”
Dhe kështu duke u munduar të gjeja copa të Ulqinit kudo nga pak mbërritëm në hotel ku na priste dreka dhe pushimi I merituar pas një dite të lodhshme.
Vazhdon….me përjetimin për diten e dytë.
Ulqin, 29.05.2022