Lek lulguri

Ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Lek Lulguri – Foto: faqja ne fb e z. Lulguri

Kryetari i Tuzit dhe njëheri edhe i Alterantivës shqiptare Nik Gjeloshaj nëpërmes një shkrimi të tij në gjuhën malazeze ka inkurajuar kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq që të marrë pjesë në mbledhjen e nismës rajonale ‘’Open Balkan’’, shkruan Ulqini Online.

‘’Dritani ishte i ftuar në një takim të nismës rajonale “Ballkani i Hapur” dhe njoftoi se sigurisht do të merrte pjesë!
Në një takim të ngjashëm me ftesë  fund të vitit 2019 mori pjesë edhe presidenti i shtetit Gjukanoviq.
Dhe Gjukanoviç atëherë duhet të kishte marrë pjesë dhe Dritani sot!’’, shkruan Gjeloshaj në shkrimin e tij.

Gjeloshaj është kundër sulmeve që i bëhet sot Dritanit për këtë çështje duke shtuar se Mali i Zi duhet të ketë marrëdhenje të mira me Bosne dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut dhe e trimëron Dritanin që të vazhdojë të ndërtojë marrëdhenjë të mira me fqinjët.

Në këtë shkrim të tij ka reaguar ish deputeti shqiptar në fillimet e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, Lek Lulguri.
‘’ Gjukanoviqi është shkuar në Tiranë vetëm me ju thënë që nuk e prenon Ballkanin e hapur, kurse Abazoviq thot se “Open Ballkan” eshte i mire per Kosoven?!
Ata qe nuk e prenon Kosova nuk duhet te mbeshtesin shqiptaret ne Mal te Zi, se ne i kemi shume borxh Dardanise, se fundmi jemi vllezër te një gjaku’’, shkruan z. Lulguri.

Kujtojme se kryeminsitri i Malit të Zi Dritan Abazoviq  i është  përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur që mbahet në Ohër.

Ftesën për Abazoviq, Vuçiq e bërë gjatë Forumit Ekonomik që po u mbajt kohë më parë në Zvicër.

By admini