Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare ish-Presidenti Bujar Nishani.  Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19.

Ai u transportua drejt një spitali në Gjermani, ku ndërroi edhe jetë.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. Për lajmin ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka. Paloka shkruan në një status në rrjetin social “Facebook” se humbja e Nishanit është një fatkeqësi për familjen dhe për të gjithë demokratët.

By admini