Lideri i Lëvizjes për Ndryshim dhe anëtar i kryesisë së Frontit demokratik Nebojsha Medojeviq ka vlerësuar se çështja shqiptare në Mal të Zi është e hapur.
Medojeviq në llogarinë e tij Twitter shkruante se për këtë thirret në udhëheqësin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhin.
“Çështja shqiptare në Mal të Zi është e hapur. Këtë personalisht ma ka thënë Bardhi. Më mirë është që në kohë të hapet dialogu “tha Medojeviq, shkruajnë mediat malazeze.
Ai komentoi deklaratën Bardhi se është e palejueshme që kuadrot malazezë të përcaktojnë se çfarë duhet të mësojnë fëmijët shqiptarë.
“Shqiptarët nuk do të pranojnë se ata po luftojnë për një” Shqipëri të Madhe “, derisa ata të mos e kenë “Shqipërinë e Madhe “,citon pastaj Medojeviç deklaratën e ekonomistit Branko Dragash.
Ai shtoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mund ti keni me fqinjë të mirë.
“Shqiptarët kanë programin e vet kombëtar në të cilin ata janë të bashkuar. Unë e respektoj atë. Komb serioz. Kurse ne përçahemi dhe shahemi. Gishtin në kokë. Malazezët dhe serbët duhet të rrinë së bashku. Përkundër të gjitha problemeve, ne jemi vëllezër. PzP dhe NOVA e kanë filluar atë. Për këtë regjimi na urren”, përfundoi Medojeviq.
Deklarata te Bardhit, dhe te tjereve, po kemi mjaft, por jo dhe rezultate. Shpresoi se do te behet ashtu si deklaroi z. medojeviq, ne lidhje me shqiptaret, por jo si mendon ai.