Tivari-vjeter-1966
Foto nga Tivari vjeter, viti 1966

Koalicioni Shqiptar (LD ne MZ,Forca,PD) përmes përfaqsuesit të vet ne Kuvendin e Komunës së Tivarit z.Ismail Doda ka dorëzuar kërkesen për përdorim zyrtar te gjuhës shqipe në administraten e kësaj komune.

Kjo kerkes bazohet në te drejten e perdorimit të gjuhës amtare nga banorët shqiptar që jetojnë në këtë komunë,e drejtë kjo që e lejonte dhe statuti i Komunës së Tivarit në vitin 1970 ndersa ai i sotmi jo!

Kerkesa jonë bazohet në “Karten Europiane për gjuhët minoritare” si dhe “Kushtetuten e Malit te Zi (neni:79,pika:3 dhe 5) ”, thuhet në deklaratën për shtyp të këtij koalicioni.

Në fund ky koalicion bënë thirje publike të gjithë subjekteve politike që veprojnë në këtë komunë të mbështesin këtë iniciativ sepse e drejta e gjuhës është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe neglizhimi i një problematike të tillë nuk kontribon në progresin dhe demokratizimin pikësepari te banorëve të kësaj komune e as Malit te Zi në pergjithësi.

By admini

One thought on “Tivar: Partitë shqiptare kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në administratë”
  1. Heren tjeter qe kena ba propozimin qe gjuha shqipe te vihet ne perdorim zyrtar perfaqsuesit e sdp-se nga Kraja kane votue kunder.

Comments are closed.