“UBLAT e Krajës- sinonim i jetës” është titulli i projektit që është duke realizuar SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin. Projekti është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.Në këtë projekt do të përfsjihen 12 Ubla  që gjenden  në lagjen e Boulejve të ndërtuara nga banorët lokal në kohë shumë të lashta. Këto Ubla kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë i vetmi burim i ujit për banorët përreth.

Ublat që kanë një emër karakteristik, llogariten të jenë simbol i Krajës,  dhe trashëgimi kulturore me shumë vlerë. Patjetër në këtë dokumentarë do të përfshihet edhe disa Ubla tjera në territorin e Krajës. Protagonistët e këtij dokumentari janë njohës të mirë të historikut të Ublave, dhe jetës në  Krajë. Andaj publiku do të ketë mundësi të njihet me shumë histori të pa dëgjuara gjer më tani sidomos brezi i ri .

Autorja e dokumentarit Hatixhe Nelaj deklaroi se si pikë synim kanë të grumbullojnë sa më  shumë detaje historike përmes rrëfimeve  të vërteta që lidhen me ndërtimin e këtyre puseve. Nelaj u shpreh se planifikojnë që promovimin e dokumentarit ta bëjnë pikërisht aty  ku është filmuar, në Krajë.

By admini