
Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, fëmijë të Qendrës ditore “Sirena” edukatore dhe prindër, vizituan kabinetin e Kryetarit të Ulqinit ku u pritën nga nënkryetari Petar Deliq, Sekretaria Merita Subashiq Shabanoviq dhe Sekretaria Enisa Martinoviq.
Me këtë rast u theksua edhe njëherë, përkushtimi i Komunës së Ulqinit ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri. Realizimi i të drejtave për mbështetje në shërbime për persona me autizëm duhet te jetë detyrë e përhershme për të gjithë institucionet.